BREAKING NEWS

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me
x
BREAKING NEWS

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x

Politike

Kanceri i gjirit, Vokshi: E vetmja masë nga Rama, fyerja e gruas me reklama të shtrenjta

Kanceri i gjirit, Vokshi: E vetmja masë nga Rama, fyerja e gruas me reklama

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi përmes një deklarate për media tha se si dhunues sistematik i grave, Edi Rama dhunoi dhe dje imazhin e grave dhe vajzave, me një provokim të ulët pa asnjë lidhje me realitetin dramatik të sëmundjes

Vokshi thekson se çdo vit në Shqipëri humbin jetën 250 gra nga kanceri i gjirit, ndërsa qeveria nuk ka planifikuar asnjë lekë për kujdesin shëndetësor të tyre. 

"Çdo vit në Shqipëri 250 gra humbin jetën nga kanceri i gjirit. Qeveria nuk ka planifikuar asnjë lekë për kujdesin shëndetësor për gratë. Nga premtimet e gënjeshtërta për shëndetësinë falas, Kryeministri vjen me buxhetin e shtuar të reklamave, duke nxjerrë gratë në dritaret e godinës qeveritare, pak a shumë si një plagjiaturë “Read Light” në Amsterdam.

Si dhunues sistematik i grave, Edi Rama dhunoi dhe dje imazhin e grave dhe vajzave, me një provokim të ulët pa asnjë lidhje dhe mesazh me realitetin dramatik të sëmundjes.

Kanceri i gjirit prek çdo vit 500 gra në Shqipëri, një kërcënim serioz për jetën e gjysmës së popullsisë së vendit.

Statistikat rriten, ndërsa shumë gra në pamundësi ekonomike nuk mund të kryejnë  vizitën e përvitshme të mamografisë.

Aparaturat e mamografisë mungojnë në shumë qytete të Shqipërisë. Gratë në fshat nuk kanë asnjë mbështetje nga autoritetet shëndetësore për t’iu mundësuar vizitën e mamografisë.

Manipulimi i publikut me mjekësi falas nga Rilindja po sjell pasoja të rënda dhe në trajtimin e tumorit të gjirit. Me avancimin e sëmundjes, grave të prekura nga kanceri i gjirit nuk iu mundësohet përkujdesje shëndetësore as në periudhën terminale. Madje, nga strukturat kompetente të mjekësisë ka reduktime të ndjeshme të invaliditetit tek pacientët me tumor në gji, një e drejtë kjo e cënuar rëndë jo vetëm nga ana mjekësore por edhe njerëzore.

Fshesa e spastrimeve në administratë ka shënuar dhe raste tragjike të largimit të grave me kimioterapi. Në pavionin e Onkologjisë mungojnë medikamentet dhe njerëzit vdesin në radhë për kimio-terapinë.Kjo është gjendja e shëndetësisë, ky është bilanci i Edi Ramës me këtë fenomen tronditës.

Ndaj, është turpëruese kur sheh Kryeministrin e vendit tënd që paguan mijëra euro për të dhunuar gruan duke e trajtuar si objekt, në lagjen “kryeministrore”, njëlloj si në Amsterdam, dhe nuk paguan asnjë qindarkë për  t’iu mundësuar një jetë dinjitoze grave të prekura nga kanceri i gjirit.

Kjo sjellje fyese e Kryeministrit, është një tjetër dëshmi se ku shkon buxheti për shëndetin e grave", tha Vokshi.

 

Më të lexuarat