BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

KLD masa disiplinore për 5 gjyqtarë, shkarkohet gjyqtari i Shkodrës

KLD masa disiplinore për 5 gjyqtarë, shkarkohet gjyqtari i
Nën drejtimin e Presidentit të Republikës, z. Bujar Nishani, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot, datë 15.04.2014 mbledhjen plenare, e cila kishte në rend të ditës, shqyrtimin e propozimeve të Ministrit të Drejtësisë për procedimin disiplinor për pesë gjyqtarë.  Në të pesë rastet e propozuar për procedim disiplinor, konstatimi i shkeljeve të bëra nga ana e gjyqtarëve ka qënë iniciativë e Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, bazuar në verifikimin e ankesave të qytetarëve të mbërritura pranë këtij institucioni, ankesa të cilat konsistonin në: zvarritje e pajustifikuar e procesit gjyqësor (duke perfshire edhe vonesat e pajustifikuara ne zbardhjen e vendimeve), shkelje haptazi e ligjit procedural dhe moszbatim i vendimeve unifikuese. Në fjalën e tij, Presidenti i Republikës z. Bujar Nishani, u shpreh se KLD, nuk do të hezitojë asnjëherë, që ato gjyqtarë, të cilët do të guxojnë të shkelin dhe mosrespektojnë ligjin, do të përballen me masa tepër të ashpra. 
 
Pas diskutimeve mes anëtarëve, bazuar në disa relacione të dërguara Ministrit të Drejtësisë, nga Zëvendëskryetari i KLD-së për të gjykuar mundësinë eventuale mbi fillimin e procedimit disiplinor, Këshilli vendosi shkarkimin nga detyra të z. Albano Çepele, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Në vijim të mbledhjes, anëtarët e Këshillit shqyrtuan propozimin e Ministrit të Drejtësisë për dhënie mase disiplinore ndaj gjyqtares Elona Gjoka, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Pas diskutimeve, Këshilli miratoi kërkesën e Ministrit të Drejtësisë, për të dhënien e masës disiplinore ndaj gjyqtares Elona Gjoka, për një periudhë 2 (dy) vjeçare, në një gjykatë të një niveli më të ulët dhe konkretisht në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë. 
 
Mbledhja vijoi më pas, me shqyrtimin e masës disiplinore ndaj znj. Enkelejda Hoxha, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë, për të cilën Ministri i Drejtësisë kërkoi paraprakisht ndryshimin e propozimit fillestar nga “shkarkim nga detyra” në “vëretje me paralajmërim për shkarkim nga detyra”. Pas diskutimeve, Këshilli vendosi të miratojë kërkesën e Ministrit të Drejtësisë, për masën disiplinore “Vëretje me paralajmërim për shkarkim nga detyra” për  znj. Enkelejda Hoxha, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë. Bazuar në rendin e ditës, mbledhja e Këshillit vijoi me shqyrtimin e procedimit disiplinor ndaj znj. Nazmije Pengili, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë, për të cilën Ministri i Drejtësisë kërkoi paraprakisht ndryshimin e propozimit fillestar nga “shkarkim nga detyra” në “Vëretje me paralajmërim për shkarkim nga detyra”. Pas diskutimeve, Këshilli miratoi kërkesën e Ministrit të Drejtësisë, për masën disiplinore  “Vëretje me paralajmërim për shkarkim nga detyra” për  znj. Nazmije Pengili, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë.
 
Gjithashtu, Këshilli shqyrtoi procedimin disiplinor ndaj znj. Engjëllushe Tahiri, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë, për të cilën Ministri i Drejtësisë kërkoi masën disiplinore nga “Shkarkim nga detyra”. Pas diskutimeve, Këshilli rrëzoi me shumicë votash këtë propozim të Ministrit të Drejtësisë dhe miratoi propozimin e dytë të tij për masën disiplinore  “Vëretje me paralajmërim për shkarkim nga detyra” për  znj. Engjëllushe Tahiri, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë.
 
 

Më të lexuarat