BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

KLD shkarkon gjyqtarin Dhimitër Pojanaku, ILDKP nis hetimin e pasurisë

KLD shkarkon gjyqtarin Dhimitër Pojanaku, ILDKP nis hetimin e pasurisë
Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka shkarkuar dje gjyqtarin e Pogradecit, Dhimitër Pojanaku, arrestuar dy ditë më parë nën akuzën e korrupsionit. Gjatë një mbledhjeje të jashtëzakonshme, KLD ka marrë vendimin për të autorizuar prokurorinë në kryerjen e veprimeve të mëtejshme penale për gjyqtarin Pojanaku. “Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot, në datë 17.04.2014, një mbledhje të jashtëzakonshme, dhe vendosi të autorizojë prokurorinë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale penale për z. Dhimitër Pojanaku, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pogradec. Në vijim të mbledhjes së jashtëzakonshme, me unanimitet Këshilli vendosi pezullimin nga detyra të z. Dhimitër Pojanaku, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pogradec, deri sa të merret një vendim gjyqësor i formës së prerë”, thuhet në njoftimin për shtyp të KLD. Sipas njoftimit, pezullimi nga detyra i Pojanakut do të mbetet në fuqi deri në marrjen e një vendimi gjyqësor. Sakaq, anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, kanë vendosur edhe miratimin e kërkesës së zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për inspektimin e veprimtarisë për një vit të gjyqtarit Pojanaku. “Gjithashtu, anëtarët e Këshillit miratuan kërkesën e Zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për inspektimin e veprimtarisë për një vit të gjyqtarit Dhimitër Pojanaku, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pogradec”, thuhej në njoftim. Këshilli i Lartë i Drejtësisë u njoh nga Prokuroria e Përgjithshme për arrestimin e gjyqtarit të Korçës, Dhimitër Pojanaku.
 
ILDKP
 
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka urdhëruar nisjen e menjëhershme të hetimit administrativ ndaj gjyqtarit të Pogradecit, Dhimitër Pojanaku. Në një njoftim për shtyp, ILDKP sqaron se është njohur me arrestimin e gjyqtarit Pojanaku nga njoftimet e bëra publike dhe media e shkruar. “Nisur nga njoftimet e bëra publike, në median e shkruar për arrestimin e gjyqtarit Dhimitër Pojanaku, Inspektori i Përgjithshëm urdhëroi menjëherë fillimin e hetimit administrativ ndaj këtij subjekti deklarues”, thuhej në njoftim. Dhimitër Pojanaku është arrestuar dy ditë më parë, në një prej lokaleve të qytetit të Pogradecit teksa ishte duke marrë një sasi lekësh për mbylljen e një çështjeje civile. Policia e Korçës sqaroi se ka qenë denoncimi i një qytetareje, ndaj së cilës ishte hapur një padi civile për çështje borxhi. Mësohet se Pojanaku i kishte kërkuar gruas 450 mijë lekë në këmbim të mbylljes së çështjes në fjalë, gjë që është pranuar nga qytetarja, e cila më pas ka vënë në dijeni edhe policinë, çka solli dhe arrestimin e gjyqtarit. Bashkëpunimi i saj me drejtësinë ka sjellë edhe regjistrimin e marrjes së parave nga gjyqtari. Provë kjo që sipas prokurorisë së Korçës, disponohet me zë dhe figurë. Dhimitër Pojanaku përveçse gjyqtar është edhe poet i njohur në Pogradec, ndërsa pak vite më parë është shpallur edhe “qytetar nderi i këtij qyteti”, por tashmë pas kësaj ngjarje do të përballet me akuzën e “Korrupsionit Pasiv”. Joana Tafa
 

Më të lexuarat