BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Kokëdhima: Reforma territoriale ka një rëndësi shumë të madhe

Kokëdhima:  Reforma territoriale ka një rëndësi shumë
Deputeti i Partisë Socialiste Koço Kokëdhima përmes një postimi në rrjetin social Facebook nënvizon se reforma territoriale ka një rëndësi shumë të madhe dhe se ajo do ta shpëtojë popullin e Shqipërië nga situata e keqe e qeverisjes vendore. 
 
Ai thekson se reforma territoriale nuk zhvillohet me qëllimin për t'i hequr ca të drejta apo ca copa minoritetit, por për të përmirësuar rrënjësisht qeverisjen vendore dhe zhvillimin ekonomik e cilësinë e jetës, si në minoritet ashtu edhe në bashkitë e komunat përreth tij, ku jetojnë gjithashtu shqiptarë dhe minoritarë së bashku. 
 
Sipas tij, spekulimet e mëdha e të pabaza nuk duhet dhe nuk do të kompleksojnë qeverinë dhe ligjvënësit të bëjnë më të mirën e mundshme, në favor të organizimit më të mirë të qeverisjes vendore në të gjithë Jugun e Shqipërisë. 
 
Shkrimi i plotë i Kokëdhimës
 
Himara, minoriteti dhe reforma territoriale
 
Reforma territoriale ka një rëndësi shumë të madhe . Ajo do ta shpëtojë popullin e Shqipërisë nga kjo situatë shumë e keqe e qeverisjes vendore. 
 
Në këto momente të reformës territoriale tensioni i deklaratave nuk është fare surprizë. Interesa të caktuara u përpoqën të kushtëzojnë kufizimin e territorit të Himarës, me pretendimin absurd dhe të gënjeshtërt se Himara jetohet nga minoritarë grekë. Përfaqësuesit e këtyre interesave e ngatërruan reformën me ambicien për më shumë territore në një ndarje administrative mbi baza etnike e fetare!!! Ata kërkojnë një bashki të madhe të minoritetit grek në zonën e Vurgut dhe një bashki të vogël për himariotët. 
 
Himara është një nga trevat shqiptare me historinë më të lavdishme, që e ka paguar lirinë e saj në shekuj aq shtrenjtë sa askush tjetër. Zgjerimi i saj drejt Lukovës e Vranishtit është në përputhje të plotë me parimet e reformës territoriale, por edhe me historinë dhe kulturën e kësaj treve. Kjo histori, kjo kulturë dhe identiteti i kësaj krahine nuk mund të ç’bëhet as me pensionet greke të tranzicionit shqiptar dhe as me deklarata të gabuara apo keqdashëse. Shumica dërrmuese e himariotëve jam i sigurt se do të ndjehen më pak të provokuar pas kësaj reforme territoriale. Himariotët e dinë shumë mirë çfarë janë, nga vijnë dhe ku shkojnë. 
 
Ministrit Çuçi i duhet ende punë për të negociuar zgjidhjet funksionale që ai dhe Komisioni i Reformës kanë realizuar për Delvinën, Sarandën, Konispolin dhe bashkinë e minoritetit. 
Tani në lojë ka hyrë PDIU-ja. Ky është një zhvillim shumë interesant, po të kemi parasysh se PDIU është parti e opozitës dhe ka pesë deputetë. Kërkesa e PDIU-së për t’i bashkangjitur Konispolit Vangalatin, Pandalemonin dhe Sopikun ka provokuar shumë diskutime. Për këtë çështje duket se ka akoma një hapësirë të mundshme negociatash e kompromisesh. Ndërsa për çështjet, fshatrat dhe bashkitë e tjera duket se qeveria e ka mbyllur diskutimin.
 
Ndërkohë që disa parti dhe shoqata të vogla janë përpjekur të imponojnë kërkesa të paarsyeshme, duke ekzagjeruar përtej realitetit mundësitë e tyre për të tronditur qetësinë dhe paqen në Jug të vendit, ata e kanë dobësuar tej mase rolin që mund të luanin në këtë reformë. Ky boshllëk duket se shkon në favor të një roli për PDIU, që mund të rezultojë jashtëzakonisht i rëndësishëm në miratimin e kësaj reforme.
 
Unë mbetem i interesuar të shoh edhe zhvillimet që do të ketë në qëndrimet e Andrea Martos. Marto është deputet i Partisë Socialiste me origjinë minoritare. Marto, ashtu si dhe shumë personalitete të tjera me origjinë nga minoriteti grek, ka qenë vazhdimisht dakord dhe është deklaruar se do të votojë për Himarën e bashkuar me Lukovën dhe Vranishtin. Mospërputhjet e tij thelbësore janë krijuar pas ndryshimeve që janë konsideruar të ndodhin në javën e fundit në kufijtë mes Delvinës, Sarandës dhe Konispolit me komunat e minoritetit. Unë shpresoj dhe uroj se në orët dhe ditët e ardhshme Marto do të dakordohet me qëndrimin politik të grupit të PS-së.
Sot zhvillova një numër takimesh me drejtues të Partisë Socialiste të minoritetit dhe të disa shoqatave e partive të këtij komuniteti në Sarandë. Në këto takime vura në dukje se reforma territoriale nuk është kundër minoritetit grek. Përkundrazi, udhëheqësit e koalicionit tonë, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, i kanë dhënë mbështetje të plotë krijimit të komunave dhe bashkive për të gjitha minoritetet.
 
Minoriteti grek ka jetuar historikisht në harmoni të plotë dhe ka gëzuar të njëjtat të drejta me qytetarët e tjerë të Shqipërisë. Ne kemi jetuar në vëllazëri të plotë me ta dhe kemi përballuar së bashku të njëjtat halle dhe sfida.
 
Reforma territoriale nuk zhvillohet me qëllimin për t'i hequr ca të drejta apo ca copa minoritetit, por për të përmirësuar rrënjësisht qeverisjen vendore dhe zhvillimin ekonomik e cilësinë e jetës, si në minoritet ashtu edhe në bashkitë e komunat përreth tij, ku jetojnë gjithashtu shqiptarë dhe minoritarë së bashku. 
 
Spekulimet e mëdha e të pabaza nuk duhet dhe nuk do të kompleksojnë qeverinë dhe ligjvënësit të bëjnë më të mirën e mundshme, në favor të organizimit më të mirë të qeverisjes vendore në të gjithë Jugun e Shqipërisë. 
Partia Socialiste është shumë e interesuar dhe do të punojë me këmbëngulje për të përmirësuar rrënjësisht qeverisjen dhe jetën e minoritetit grek dhe minoriteteve të tjera në Shqipëri.
 

Më të lexuarat