BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Kokëdhima: Skam tentuar të imponoj një projekt personal për Himarën

Kokëdhima: Skam tentuar të imponoj një projekt personal për
Deputeti i Partisë Socialiste Koço Kokëdhima ka zhvilluar një takim ditën e sotme me përfaqësuesit e PS të minoritetit grek në Sarandë, gjatë të cilit ka folur për ndarjen e re administrativo-territoriale. Kokëdhima ka deklaruar se asnjëherë nuk ka tentuar të imponoj një projekt personal për Himarën. . Si deputet dëgjoj me vëmendje e mbështes interesat e popullit e qytetarëve që përfaqësoj në zonën time të jugut të Shqipërisë, pavarësisht se nga e kanë origjinën këta qytetare. Kam mbështetur e do të mbështes dëshirat dhe kërkesat e himarjotëve për t’u qeverisur gjithnjë e më mirë në nivel vendor, me një territor e komunitet funksional.
 
"Greqia është atdheu i dytë për qindra-mijëra shqiptarë që jetojnë e punojnë prej dekadash atje, që kanë lindur e shkolluar fëmijët e tyre, që kanë blerë shtëpi e kanë investuar kapitale, që janë martuar e kanë bërë krushqi me ta. Unë e adhuroj popullin dhe kulturën greke, e prandaj e kam studiuar me ëndje historinë e tyre dhe kam koleksionuar qindra artifakte nga kultura greke qysh nga periudha gjeometrike dhe antikiteti e deri në kohët moderne. Kam shumë miqësira, lidhje e krushqira dhe marrëdhënie biznesi të lumtura me Greqinë dhe me grekët e Greqisë, por veçanërisht me sa vëllezër e motra minoritarë me të cilët mësuam bashkë nëpër shkolla, punuam bashkë apo jetuam në fqinjësi shembullore. Gjithmonë kam besuar dhe besoj se shqiptarët e grekët janë dy popujt më të vjetër në Ballkan që kanë jetuar prej qindra shekujsh në një marrëdhënie e harmoni më shumë se vëllazërore, e që nuk kane bërë kurrë luftra ndaj njëri-tjetrit. Prandaj, në çdo rast i dua të mirën Greqisë dhe grekëve e do të vazhdoj të punoj për zhvillimin e pandërprerë të marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve tona.
 
Sa thash më lartë nuk më pengojnë mua të jem një shqiptar me vetëdije të plotë për interesat kombëtare e shtetërore të Shqipërisë. Si deputet dëgjoj me vëmendje e mbështes interesat e popullit e qytetarëve që përfaqësoj në zonën time të jugut të Shqipërisë, pavarësisht se nga e kanë origjinën këta qytetare. Unë nuk kam tentuar të imponoj një projekt personal për Himarën. Kam mbështetur e do të mbështes dëshirat dhe kërkesat e himarjotëve për t’u qeverisur gjithnjë e më mirë në nivel vendor, me një territor e komunitet funksional. Gjithsesi mos harroni që unë jam një himarjot. Projektin për ndarjen territoriale të Shqipërisë nuk e kam propozuar unë. As hartën e ndarjes së Jugut të Shqipërisë nuk e kam propozuar unë. Në krye të këtij projekti kanë qëndruar Bledi Çuçi, Bashkim Fino dhe Edi Rama. Në çdo mbledhje të grupit parlamentar dhe tryezat ku jam ftuar kam shfaqur haptazi mendimet e mia.
 
Bazja shpif se gjoja unë dua të faktorizohem duke luftuar kundër Dules e kundër grekeve. Dëshiroj t’i them këtij zotërisë se unë jam i realizuar dhe në paqe të plotë me veten. Nuk i urrej njerëzit. Shpirti im është i mbushur me dashuri, i shfaq pikëpamjet e mia hapur pa komplekse e pa nevojë për t’u shitur si patriot. Këtë gjë bëra edhe sot në takimin me përfaqësuesit e Partisë Socialiste të minoritetit Grek në Sarandë, në të cilën mori pjesë edhe Ministri Çuci, edhe deputeti Marto. I treguam hapur atyre të gjitha rrethanat e kushtëzimet si dhe pikepamjet tona për të çuar përpara një reformë territoriale që nuk është kundër askujt, por është pro nevojave të qytetarëve shqiptare për zhvillim social-ekonomik dhe qeverisje të mirë vendore", shprehet Kokëdhima.
 

Më të lexuarat