BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Politike

Komisioni i Ligjeve, Bregu: Portalet online të fshijnë komentet e lexuesve që cënojnë nderin dhe dinjitetin e një individi

Komisioni i Ligjeve, Bregu: Portalet online të fshijnë komentet e
Deputetja Majlinda Bregu deklaron se sot në Komisionin e Ligjeve ka paraqitur dy iniciativat ligjore.
 
E para lidhet me etikën në portalet online, të cilët nuk duhet të publikojnë komentet e lexuesve që fyejë, cënojnë nderin dhe dinjitetin e një individi.
 
Ndërsa i dyti lidhet me mbrojtjen e fëmijëve. Bregu shkruan se prindërit nuk duhet t’u shmangen përgjegjësive që ata kanë ndaj fëmijëve pasi divorcohen.
 
Shkrimi i plotë i Majlinda Bregut ne Facebook
 
Sot në Komision të Ligjeve e ftuar për dy iniciativa ligjore që kam propozuar para disa muajsh.
 
E para: Për të detyruar portalet online të fshijnë të gjitha komentet e lexuesve të cilat kalojnë përtej kriticizmit të pranueshëm dhe cënojnë nderin,dinjitetin e personalitetin e një individi, duke përdorur gjuhë urrejtje, fyerje, qëndrime seksiste sidomos kur në qendër të lajmit janë gratë. Liria e medias dhe e të shprehurit nuk mund të jetë mburojë nën të cilën të gëlojë, shpifja e denigrimi për tjetrin. Shpresoj që po aq vëmendje sa kjo iniciative ka ngjallur në qarqet e juristëve, të gjejë mbështetje dhe tek administratorët e medias online. 
 
Propozimi i dytë është shprehje e mbrojtjes së interesit më të lartë, atë të mbrojtjes së fëmijës. Në rastet e divorcit gjykata përcakton një detyrim ushqimor për fëmijët.  Jo rrallë prindi që ka detyrimin për të paguar një shumë mujore për rritjen dhe edukimin e fëmijëve, e shmang këtë detyrim duke apeluar vendimin e gjykatës. Por fëmijët ushqehen, vishen dhe edukohen çdo ditë dhe nuk mund të presin gjyqet për t’u ushqyer. Kam propozuar që detyrimi ushqimor të nisë të paguhet menjëherë me nisjen e procesit për divorc.
 
Një falenderim dhe për koleget e Komisionit të Ligjeve dhe të gjitha grupet e interesit të përfshira në diskutimin e këtyre iniciativave që kam paraqitur.
 

Më të lexuarat