BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Komisioni i Sigurisë rrëzon Sajmir Tahirin, 10 deputetë kundër shkrirjes së Gardës, Spartak Braho negociata me ministrin dhe Artan Didin

Komisioni i Sigurisë rrëzon Sajmir Tahirin, 10 deputetë
Komisioni i Ligjeve dhe Komisioni i Sigurisë kanë miratuar dje në tërësi projektligjin e shumëdebatuar për Policinë e Shtetit, i cili disa ditë më parë u kthye në vatër divergjencash mes qeverisë dhe Partisë Socialiste. Dy komisionet më të rëndësishme të Kuvendit kanë miratuar në tërësi draftin, duke e kaluar tashmë për miratim në seancë plenare. Bashkë me draftin në tërësi, kanë kaluar me disa ndryshime dhe kapitujt për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe shkrirjen e Gardës së Republikës. Nëse Komisioni i Ligjeve e kishte lënë pezull çështjen e Gardës, Komisioni i Sigurisë ka vendosur që Garda e Republikës të mos shkrihet por të ndryshojë emrin. Emri i ri i gardës do të jetë Drejtoria e Ruajtjes së Personaliteteve. Kjo drejtori do të ketë funksionet e Gardës së Republikës. Po ashtu, Drejtoria e Ruajtjes së Personaliteteve nuk do të jetë në varësi të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, por të ministrit të Brendshëm. Marrëveshja u arrit dje në një mbledhje me dyer të mbyllura në Komisionin e Sigurisë, ku të pranishëm ishin ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Artan Didi. 10 deputetë vendosën “pro” miratimit të projektligjit për mosshkrirjen e Gardës, ndërkohë që vetëm 3 deputetë ishin kundër. Në vend të shkrirjes, Garda ndryshoi emërtimin e saj duke u quajtur “Drejtoria e Ruajtjes së Personaliteteve”. Projektligji për Gardën e Republikës i cili parashikon mosshkrirjen e Gardës por ndryshimin e emrit të saj në “Drejtorinë e Ruajtjes së Personaliteteve”, u miratua vetëm nga deputetët e mazhorancës, ndërkohë që opozita vazhdon bojkotin e saj. Kundërshti të forta shkaktoi edhe neni që parashikon gradat në Policinë e Shtetit. Relatori Arben Çuko, i mbështetur edhe nga deputetë të tjerë të mazhorancës kundërshtoi variantin e Ministrisë për gradat, pasi sipas tyre, kjo i heq mundësinë e karrierës inspektorëve të policisë dhe plak Policinë e Shtetit, duke i lënë për një kohë të gjatë nën të njëjtën gradë. Por, ndryshimi i nenit për gradat, që përbën thelbin e ndryshimeve ligjore për Policinë e Shtetit, prek të gjithë draftin e ardhur nga Ministria e Brendshme. Për këtë shkak, pas shumë debatesh, deputeti Çuko tërhoqi propozimin për gradat, por ajo që u pa qartazi ishte pakënaqësia e shumicës së deputetëve për këtë pikë. 
 
Negociatat 
 
Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, i shoqëruar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Artan Didi, kanë zhvilluar negociata të minutës së fundit me kreun e Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho. Negociatat kanë prodhuar ndryshimin e qëndrimit të Spartak Brahos në lidhje me shkrirjen ose jo të Gardës së Republikës, por nuk kanë ndryshuar dot qëndrimin e shumicës së Komisionit të Sigurisë. 10 deputetë kanë votuar pro ekzistencës së Gardës si një strukturë më vetë, ndërsa tre deputetë, përfshi Brahon e kanë kundërshtuar ketë, ndërkohë që Taulant Balla nuk mori pjesë në votim. Por, pavarësisht këtij votimi; vendimin përfundimtar e merr seanca plenare. Mësohet se negociatat mes ministrit Tahiri dhe kreut të Komisionit të Sigurisë Braho kanë pasur si qëllim edhe një amendim në kompetencat e këshillit konsultativ që me propozim të Brahos do të ngrihej pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit. Burime pranë Komisionit të Sigurisë bëjnë të ditur se është rënë dakord që këshilli të jetë për të gjithë Policinë e Shtetit; amendim ky që gjithashtu pritet të bëhet në seancë plenare. 
 
Byroja e Hetimit 
 
Komisioni i Ligjeve dhe Komisioni i Sigurisë kanë miratuar Byronë Kombëtare të Hetimit, por me disa ndryshime të rëndësishme. Ndryshe nga varianti fillestar, kjo strukturë do të ketë një varësi të dyfishtë. Byroja Kombëtare e Hetimit është parashikuar si strukturë më vete në Ministrinë e Brendshme. Kjo strukturë ushtron kompetenca në të gjithë territorin e 
vendit dhe ka varësi të dyfishtë: nga Drejtori i Policisë së Shtetit për veprimtarinë gjurmuese; nga Prokurori i Përgjithshëm për veprimtarinë hetimore procedurale. Pra, do të varet nga Artan Didi për përgjimet dhe gjurmimin, ndërsa sa i takon procedurave të hetimit, do të varet nga Adriatik Llalla. Ndërkaq, në lidhje me emërimin, është vendosur që kreu i Byrosë së Hetimit të zgjidhet nga ministri i Brendshëm. 
 
Struktura e re 
 
Ndërkaq, javën e kaluar kryetari i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho, njëherësh anëtar i Komisionit të Ligjeve, bëri një tjetër propozim. “Për ta bërë me efektive Byronë Kombëtare të Hetimit do të shtojmë një dispozitë, e cila organizon një komitet kombëtar koordinues sipas variantit tonë; Pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme organizohet dhe funksionon komiteti kombëtar koordinues për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivel ekspertësh. Ai kryesohet nga ministri i Brendshëm dhe ka këtë përbërje: drejtori i Byrosë kombëtare të Hetimit, drejtori i drejtorisë së hetimeve dhe kontrolli në Prokurorinë e Përgjithshme, drejtori i departamentit për hetimin dhe drejtori i Policisë së Shtetit, drejtori i departamentit operativ hetimor në drejtorinë e përgjithshme doganave, drejtor i  drejtorisë së hetimit tatimor në drejtorinë e përgjithshme të tatimeve”, tha Spartak Braho. Ky propozim është miratuar dje nga Komisioni i Sigurisë. Adriatik Doçi 
 

Më të lexuarat