BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Komisioni i Venecias: PD dhe PS nuk na komprometojnë dot, mbrojmë vetëm interesat e shqiptarëve, asistencë për reformat

Komisioni i Venecias: PD dhe PS nuk na komprometojnë dot, mbrojmë
Pavarësisht se pranoi të asistojë në kryerjen e reformës në drejtësi, Komisioni i Venecias ka paralajmëruar mazhorancën dhe opozitën se ai nuk do mund të përdoret politikisht prej tyre. Deklarata është bërë nga kreu i këtij komisioni, Gianni Buquicchio, i cili u shpreh se ky institucion do të mbrojë vetëm interesat e qytetarëve dhe jo të palëve politike. “Komisioni i Venecias nuk është politik, ne nuk jemi as për shumicën e tanishme, dhe as për opozitën e tanishme, por për qytetarët shqiptarë. Dhe ne do të themi atë që është më e mira për vendin tuaj. Këtë do ta bëj ashtu siç e kam bërë në 1991, kur erdha për herë të parë dhe ku fillova të ndihmoj për hartimin e Kushtetutës”, deklaroi ai.
 
Gjatë një konference shtypi, kreu i Komisionit të Venecias u shpreh ndër të tjera se komisioni është i gatshëm në dhënien e ndihmës për kryerjen e reformave në vend, por theksoi se asistenca do të jepet vetëm për çështje të rëndësishme dhe jo për të gjitha ligjet dhe problemet. “Me zotin Xhafaj kam biseduar që me kërkesë të autoriteteve shqiptare të japë mendimet e tij për ligjet. Dhe natyrisht i kam thënë zotit Xhafaj se Komisioni i Venecias nuk mund të japë mendim për të gjithë ligjet që miratohen në Parlament. Por e kam siguruar se Komisioni i Venecias është i gatshëm të japë mendimet e tij lidhur me çështje ku ai ka kompetenca më të mëdha, me çështje kushtetuese dhe çështje që kanë një ndjeshmëri më të madhe. Prandaj mendoj se veç asaj që është vendosur, sa i përket reformës në gjyqësor, nëse ka çështje delikate, komisioni është i gatshëm të japë mendimin e tij”, tha Buquicchio.
 
Dialog mes palëve
 
Ndonëse ka nisur puna për realizimin e reformës në drejtësi, duket se palët politike deri më tani nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Opozita ka bojkotuar Komisionin e Posaçëm për Reformën në Drejtësi dhe ka vendosur si kusht disa pika, në mënyrë që të bëhet pjesë e kësaj reforme. Për këtë arsye Komisioni i Venecias ju bën thirrje të dyja palëve politike që të dialogojnë mes tyre, me qëllim gjetjen e një emëruesi të përbashkët.
 
“Ajo që duhet të rregullojmë është që të krijohet një qasje më konstruktive dhe e përgjegjshme. Duhet një zhvillim i kulturës politike. Kjo është shumë e rëndësishme për disa reforma që janë vendimtare për të ardhmen e shoqërisë. Siç ju thashë kam folur me shumë përfaqësues të institucioneve politike të vendit, dhe fjalët që kam biseduar kanë qenë dialogu, konstruktiviteti, konsultimi sa më i gjerë me të gjithë të interesuarit, dhe madje është folur edhe për konsensus. Le ta sqarojmë konsensusi më i gjerë i mundshëm nuk do të thotë unanimitet. Kur ka unanimitet nuk arrihet kurrë rezultat në politikë”, shprehet ai. Buquicchio u ndal edhe tek një çështje tjetër e ndjeshme në politikë, siç është ajo për dekriminalizimin e Kuvendit. Ai tha para gazetarëve se kjo gjë mund të arrihet që në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa u shpreh se Komisioni i Venecias është i gatshëm të japë ndihmën e tij.  Kliti Topalli
 
 

Më të lexuarat