BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Komisioni Ligjeve miraton miraton Marrëveshjen e bashkëpunimit Ushtarak Shqipëri-Turqi

Komisioni Ligjeve miraton miraton Marrëveshjen e bashkëpunimit
Në mbledhjen e sotme të Komisionit Parlamentar të Ligjeve është diskutuar dhe miratuar “Marrëveshja e Bashkëpunimit Ushtarak Financiar ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë” dhe “Protokolli i zbatimit të ndihmës financiare ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë”. Kjo marrëveshje është propozuar nga pala turke në vazhdimësi të ndihmës së përvitshme që shteti turk jep për modernizimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Marrëveshja e Bashkëpunimit Ushtarak Financiar konsiston në dhurimin e një shume prej afër 1.137.500 dollarë amerikanë Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë.
 
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, prezente në këtë mbledhje, ka dhënë shpjegime lidhur më këtë marrëveshje, duke sqaruar se grandi i ofruar do të shërbejë si një kontribut financiar për blerjen e materialeve apo pajisjeve ushtarake nga kompanitë turke që operojnë në industrinë ushtarake; për të mbuluar pagesat e vizitave zyrtare, trajnimeve, tarifat e kurseve të personelit shqiptar në Turqi, si dhe si kontribut për projektin e modernizimit të Aeroportit të Kuçovës. Marrëveshja do të mbetet në fuqi për 5 vjet.
 
Ministrja Kodheli ka falënderuar qeverinë turke  për bashkëpunimin dhe bujarinë e treguar për FA Shqiptare. Ajo theksoi se kjo marrëveshje është një ndihmesë tjetër që i vjen FA Shqiptare dhe flet për vlerësimin dhe nivelin e lartë të bashkëpunimit midis dy vendeve dhe ushtrive tona. Më pas, ministrja Kodheli u është përgjigjur dhe ka dhënë sqarime për pyetjet dhe sugjerimet që u bënë nga deputetët, anëtarë të Komisionit Parlamentar të Ligjeve.
 
Pas këtij takimi, ministrja e Mbrojtjes Kodheli iu përgjigj interesimit të gazetarëve lidhur me deklarimin e Presidentit të Republikës se, nuk mund të ketë reformë në FA pa u konsultuar me aleatët dhe me Parlamentin. Ministrja Kodheli, ndër të tjera,  theksoi se me aleatët është konsultuar, madje dokumenti i Rishikimit të Strategjisë së Mbrojtjes është bërë nën asistencën e aleatëve dhe SHBA-së, një vit më parë, ndonëse në atë kohë Komisioni i Sigurisë nuk lejohej të futej në Ministrinë e Mbrojtjes.
 
 

Më të lexuarat