BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Komunistët akuza të rënda Nishanit: Presidenti spiun i Sigurimit, është një ish-enverist që bën politikë

Komunistët akuza të rënda Nishanit: Presidenti spiun i Sigurimit,
Shpërthimit i Presidentit, Bujar Nishani, kundër idesë së rishikimit të figurës së Enver Hoxhës dhe rolit të tij gjatë Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, ka sjellë një reagim të ashpër të komunistëve.  Sekretari i Parë i Komitetit Qëndror të Partisë së Punës së Shqipërisë, Muharrem Xhafa, ka cilësuar dje Presidentin Bujar Nishani si një ish-enverist dhe ordiner, që kërkon të nxjerrë përfitime politike, duke sulmuar Enver Hoxhën. Xhafa, sot pjesë e Frontit të Majtë Shqiptar, ka pohuar se mafiozët e sotëm në pushtet, po lëvizin çdo gurë për përfitime politike. 
“Si të ishte një njëri ordiner, Presidenti i radhës, ish "enveristi", Nishani, dekoron priftin, At Zef Pëllumbi? Po, për çfarë meritash? Çfarë i ka dhënë ky prift (unë nuk po them ky agjent i Vatikanit) popullit të Shkodrës, shqiptarëve? A, po, ishte kundër komunizmit?! Saktë!  Po, edhe prifti grek, Janullatos, është kundër komunizmit! Ndaj, kur ky prift, ashtu si At Zefi, do të dekorohet nga Nishani? O njerëz: Sa poshtë kanë rënë shteti shqiptar dhe shtetarët e tij! Për të mbajtur pushtetin kundër popullit fukara, këta punojnë si mafiozë të nxjerrin përfitime politike, edhe nga kufoma si këto të klerit të diskredituar! Mos më keq është një shprehje e popullit! Po ka edhe një shprehje tjetër: O popull, zgjohu nga gjumi i rendë”, ka pohuar Xhafa. Por, një qëndrim më të ashpër ka mbajtur kryetari i Frontit të Majtë Shqiptar, Marko Dajti, i cili pohoi se Nishani ka qenë pjesë e shërbimeve të komunizmit dhe se ka mbrojtur me forcë bustin e Enver Hoxhës. “Është një qëndrim hipokrit dhe jo i sinqertë. Pse nuk u thotë presidenti të persekutuarve dhe klerikëve se çfarë roli ka luajtur gjatë pushtetit komunist, por sulmon Enver Hoxhën? Pse nuk thotë ai se çfarë raporti ka pasur me Sigurimin?”, ka pohuar Dajti. Më tej, Dajti ka hedhur akuza edhe ndaj PD. “Partia Demokratike, e cila pretendon se solli pluralizmin në Shqipëri, është një parti fashiste, që mblodhi rreth vetes tradhtarët, kolaboracionistët, ata që ne komunistët i përjashtuam nga partia, spiunët dhe agjenturat e huaja në Shqipëri. Kjo parti është drama më e madhe e shqiptarëve. Kjo parti shkatërroi atë që populli ndërtoi në 50 vjet. Shkatërroi arsimin, bujqësinë, fermat, shkencën, shëndetësinë etj. Ngriti një piramidë korrupsioni, trafiqesh dhe krimesh. Shkatërroi monumentet e luftës me agjenturat serbe dhe ngriti në piedestal tradhtarët e kombit dhe atë që i shitën Shën Naumin serbëve. Ngriti piramidat financiare dhe la armët në duart e popullit. Shiti detin dhe hodhi njerëz në erë për biznes”, tha ai. 
 
Vlerat e LANÇ 
 
Sekretari i Parë i Komitetit Qëndror të Partisë së Punës së Shqipërisë, Muharrem Xhafa, tha se Rama dhe Berisha nuk njohin vlerat e LANÇ. “Për popullin, kjo tani është krejt e kuptueshme. Duke mos njohur vlerat e Enver Hoxhës si udhëheqësi politik dhe komandanti i LANÇ, ata, antikomunistët nuk njohin në fakt as vlerat e LANÇ. Madje ky është qëllimi. Kjo është një mënyrë si të zbehet LANÇ. Por, këtë nuk e thanë dot drejtpërdrejt, ndërsa në praktikë kjo duket qartë. Sepse asgjë nuk po bëhet në respekt të dëshmorëve, në respekt të varrezave. Më 5 Maj u bë një gjë e shëmtuar. Koalicioni për Shqipërinë Evropiane nuk ishin të ftuar. Nëse kështu do bëhet edhe më 9 Maj( fitoren me fashistët), më 24 Maj (Kongresi i Përmetit), atëherë për çfarë do flitet? Nuk po shohim asnjë dritë jeshile për ristrukturimin e monumenteve, varrezave, busteve, simbolet e LANC. Kërkesa jonë është që LSI, si pjesë e qeverisë, duhet patjetër të mbajë fjalën që i ka dhënë popullit për ngritjen e komisionit shtetëror për 70 vjetorin e çlirimit të atdheut”, tha ai.
 
Dekorimi 
 
Tre ditë më parë, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, së bashku me Zonjën e Parë, Odeta Nishani, zhvilloi një vizitë pune në Komunën e Shëngjinit. Kreu i Shtetit u prit nga Kryetari i Komunës Shëngjin, Salvator Kaçaj, nga deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe të Kosovës, Ambasadori i OSBE-së Florian Raunig, ish-Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, përfaqësues të pushtetit vendor, nga drejtues të bashkësive fetare si dhe nga qytetarë të shumtë. Pasi u përshëndet me banorët e zonës, me rastin e vlerësimit të figurës dhe veprës së klerikut katolik At Zef Pllumbit, Presidenti i Republikës iu drejtua të pranishmëve me një fjalim. “Si kolonë eshtrore e një tempulli të vruguar nga motet, krejt i pazakontë, krejt ndryshe në të folur, shumë më tepër në të shkruar, po aq në gjeste, më shkartisej gjithmonë në mendje At Zef Pllumi, i rishfaqur në botën shqiptare në agun e lirisë si i mbijetuar i ferrit komunist. Ndonëse kishte provuar mbi vete dhunën dhe persekutimin shpesh herë në kufirin e skajshëm ku jeta dhe vdekja puthiten me njëra-tjetrën, burgosjen gati 25-vjeçare ai rikthehej pa urrejtje, pa inat, i fisëm dhe i drejtpërdrejtë në kërkim të kohës së humbur më shumë se për vete për Shqipërinë, e cila në një orë të rëndë të historisë saj i kishte lënë amanetin ‘Rrno vetëm për me tregue’, ka theksuar Nishani. Adriatik Doçi  
 

Më të lexuarat