BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Komunistët protestë në Tiranë me foton e Enverit, kërkojnë ndryshimin e sistemit

Komunistët protestë në Tiranë me foton e Enverit,
Partia Komuniste ka zhvilluar dje një protestë në qytetin e Tiranës, me foton e Enver Hoxhës në duar. Të udhëhequr nga kreu i Partisë Komuniste, Qemal Cicollari, protestuesit kanë kërkuar ndryshimin e sistemit. Ndërsa marshonin përgjatë gjithë rrugës së Kombinatit, me foton e diktatorit në duar dhe pankarta “Kjo është partia e borgjezëve”, “Duam punë e drejtësi sociale”, “Kapitalizmi, gjakpirësi i popujve”, komunistët i kanë bërë thirrje sindikatave të mos bëhen shtojca të partive, por të mbrojnë të drejtat e punëtorëve të shtypur prej vitesh. Kreu i Partisë Komuniste, deklaroi se punëtorët shqiptarë duhet të mbrohen dhe jo të shtypen. Në këtë kuadër, komunistët paralajmëruan se do të vijojnë protestat deri në marrjen e pushtetit. “Punëtorët shqiptarë duhet të mbrohen dhe jo të shtypen, dhe për këtë, do të protestojmë deri në marrjen e pushtetit. Sindikatat nuk duhet të bëhen shtojcë të partive por, duhet të mbrojnë të drejtat e punëtorëve që prej vitesh janë shtypur”, u shpreh Qemal Cicollari. Protesta me disa foto të liderit të tyre shpirtëror, Enver Hoxha, shkaktoi jo pak habi dhe kuriozitet te kalimtarët e rastësishëm. Por, gjithë marshimi i protestuesve me foton e diktatorit ndër duar, është shoqëruar nga policia. 
 
Vlerësimi i figurës së Enver Hoxhës
 
Në kuadër të protestës së zhvilluar dje nga Partia Komuniste, e shoqëruar me foton e liderit të tyre shpirtëror, ish anëtari i Byrosë Politike të Partisë së Punës të Shqipërisë, Muho Asllani, vlerëson se Enver Hoxha është një prej tre figurave historike më të shquara të kombit. Muho kërkon që Enver Hoxha të vlerësohet nga i gjithë kombi, pasi kjo figurë historike do të mbahet mend për luftën kundër fashizmit dhe nazizmit si dhe për ndërtimin e Shqipërisë së rrënuar nga lufta. “Figura e Enver Hoxhës duhet të vlerësohet nga i gjithë populli shqiptar. Hoxha është një nga tre figurat historike të kombit shqiptar, Skënderbeu, Ismail Qemali dhe Enver Hoxha. Enver Hoxha themeloi Partinë e Punës në 1941 me 200 petrita. Mobilizoi popullin shqiptar kundër fashizmit italian dhe nazizmit gjerman. Fshatarët dolën me opinga dhe rrëmbyen armët kundër pushtuesve italianë dhe gjermanë. Ne ishim 900 mijë shqiptarë në analfabet. Arsimi i mesëm u bë i detyrueshëm. Enver Hoxha rindërtoi Shqipërinë dhe zhduku analfabetizmin. Hodhi parullën “Do ndërtojmë Shqipërinë e djegur nga lufta”, u shpreh Asllani. Ish-komandanti i Gardës së Republikës, kolonel Xhafer Peçi, lidhur me figurën e Enver Hoxhës, u shpreh se është një figurë mjaft e lartë dhe se duhet të rivlerësohet.“Enver Hoxha është figurë mjaft e lartë. Çdo popull ka një kokë, çdo shtëpi ka një baba. Ne kemi pasur Enver Hoxhën. Figura tij, duhet rivlerësuar”, u shpreh Peçi. 
 
1 Maji
 
Në shumë vende të botës përkujtohet 1 Maji, dita e Punëtorëve. Dita e Punës, ose Festa e Punëtorëve, është një festë që festohet më 1 Maj të çdo viti, e cila synon të kujtojë angazhimin e lëvizjeve sindikale dhe vështrimin ekonomik-social të punëtorëve. Dita e Punëtorëve i referohet kujtimit të protestave të punëtorëve që synonin një të drejtë të madhe dhe që konsistonte ne orarin e punës, në 8 orë. Këto protesta çuan në nxjerrjen e një ligji që u miratua në 1866 në Illinois (SHBA). Origjina e kësaj feste daton nga manifestimi i organizuar në Shtetet e Bashkuara nga Kalorësit e Punës (Knights of Labor), një shoqatë e themeluar në 1869) në Nju Jork, 5 shtator 1882. Dy vjet më vonë, më 1884, një manifestim i ngjashëm i Kavalierëve të Punës miratoi një rezolutë që ngjarja të kishte bazë vjetore. Gjithashtu organizatorët sindikalistë, afër lëvizjeve socialiste dhe anarkiste, sugjeruan si datë feste: 1 Majin. 
 
Ja si nisi 1 Maji
 
Incidente të rënda ndodhën në ditët e para të majit 1886 në Çikago (SHBA) dhe që njihet si kryengritja e Haymarket. Këto ngjarje arritën kulmin e tyre më 4 maj, kur policia qëlloi mbi demonstruesit duke shkaktuar shumë viktima. Data e 1 Maj është miratuar në Kanada në 1894 edhe pse koncepti i festës së punëtorëve i referohej këtu marshimeve të mëparshme të punëtorëve të mbajtur në Toronto dhe Otava në 1872. Në Evropë 1 Maji festa e punëtorëve është bërë zyrtare nga ana e delegatëve socialistë të kongresit të Internacionales së dytë në Paris në vitin 1889 dhe ratifikuar në Itali dy vjet më vonë. Joana Tafa
 

Më të lexuarat