BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Konsullja shqiptare letër "Corriere della Sera": Korrigjoni lajmin e pavërtetë, prishët imazhin e Shqipërisë

Konsullja shqiptare letër "Corriere della Sera": Korrigjoni
Luljeta Çobani, në detyrën e Konsullit të Shqipërisë në Itali i ka dërguar sot një letër drejtorit të "Corriere della Sera", ku i kujton se Shqipëria nuk ka marrë pjesë në takimin e Milanos dhe rrjedhimisht, sipas saj, lajmi i kësaj gazete është i pavërtetë. 
 
LETRA E PLOTE
 
"Kërkesë për korrigjim, ex neni 8, Ligji 47/1948, për artikullin shpifës të datës 19.10.2014, i botuar në Corriere della Sera. 
 
I nderuar z. Drejtor, 
 
Si lexues i vëmendshëm i gazetës suaj tregova vëmendje për artikullin e botuar më datë 19 tetor 2014, në Seksionin Lajme nga Bota që mban firmën e Andrea Galli-t, me titullin domethënës “Limuzinë dhe proshutë – 48 orët e fshehta të Liderëve”, me nëntitull: “…pas kuintave të boshtit milanez”, ku përshkruhen veprimtaritë private të anëtarëve pjesëmarrës në takimin Evropë – Azi, përtej angazhimeve institucionale. 
 
Dolën qartë qëllimet për të kënaqur interesin e opinionit publik mbi çështjen në fjalë, madje të karakterizuara nga ngjyrime të forta thashethemesh. 
 
Në pjesën e fundit dhe sidomos në pesë rreshtat e fundit shfaqet ky pohim: 
 
“një grup jo i vogël në numër i delegacionit shqiptar, sapo mundi, ia mbathi për në Liguria. Jo për detin, por për Kazinonë e Sanremos”. Firmosur Andrea Gallo. 
Ky lajm nuk u pëlqye aspak nga unë i nënshkruari dhe aq më shumë nga përfaqësuesit e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe institucionet e saj. 
Në fakt, ju bëj me dije se Republika e Shqipërisë nuk ishte e pranishme në takimin Evropë – Azi. 
 
Pra, nuk ka dërguar aty asnjë pjesëmarrës, as në nivel vëzhguesi dhe nuk kishte në takim asnjë drejtues qeveritar shqiptar. 
 
Për këtë arsye lajmi i shpërndarë është i pavërtetë dhe i pabazë. 
 
Edhe më shumë është e tillë përmbajtja e fjalisë së mësipërme, tejet cënuese për imazhin dhe dinjitetin e personave këtu të përmendur, për çdo vend të cilit do i përktinin apo i përkasin në rast se lajmi nuk përkon me të vërtetën; aq më shumë ishte ajo për imazhin e vendit që unë i nënshkruari përfaqësoj në qytetin e Milanos. 
Në të vërtetë, Republika e Shqipërisë nuk është ndër vendet anëtare të këtij boshti dhe as nuk ka qenë zyrtarisht e ftuar. 
Megjithatë, lidhja e rreme (dhe shpresoj të jetë vetëm e gabuar) e kësaj sjelljeje që u është veshur përfaqësuesve të Republikës së Shqipërisë cenoi rëndë imazhin e Shtetit dhe të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë. 
 
Për më tepër, lajmi pati një jehonë të menjëhershme dhe negative në mediat kombëtare, duke ngjallur bujë në vend. 
 
Zgjedh të mos bëj asnjë lloj komenti mbi mënyrën se si është mbledhur ky lajm i gabuar. 
 
Për këtë arsye, me respekt dhe mirësjellje, por me vendosmërinë e detyrës që mbuloj, ju bëj ftesë zyrtare për një korrigjim të menjëhershëm të tekstit të artikullit të sipërtreguar, të shoqëruar nga një deklaratë e gjerë dhe shpjeguese në të cilën të sqarohet dhe saktësohet që asnjë delegacion shqiptar nuk ka qenë i pranishëm në takimin Evropë – Azi dhe se mbi të gjitha, asnjë drejtues apo përfaqësues i Qeverisë shqiptare nuk ka nxituar të shkojë në det apo, edhe më keq, në Kazinonë e Sanremos. 
 
Pres që në respektim të nenit 8 të Ligjit nr. 47/1948 dhe ndryshimeve të mëvonshme, kjo kërkesë për korrigjim dhe deklarata shpjeguese, për rëndësinë e cënimit ndaj një Shteti Sovran dhe Qeverisë që aktualisht e përfaqëson atë, të zbatohet menjëherë me jehonë të gjerë dhe me të njëjtat karakteristika tipografike që tërheqin vëmendjen e lexuesit, në faqet kryesore të gazetës që ju drejtoni. 
 
Me respekt, 
Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë 
Dr. Luljeta Çobani" 
 

Më të lexuarat