BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Kontradiktat me çështjen “Doshi, si u përplasën Tahiri, Llalla dhe Didi me versionet për ngjarjen

Kontradiktat me çështjen “Doshi, si u përplasën
Si asnjëherë më parë, Ministria e Brendshme, Prokuroria e Përgjithshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, kanë paraqitur dhe mbrojtur tre versione të ndryshme sa i takon vërtetësisë së pretendimeve të Tom Doshit, se ndaj tij ishte përgatitur një komplot për ta eliminuar së bashku me Mhill Fufin. Krerët e institucioneve të sigurisë dhe akuzës në Shqipëri, Adriatik Llalla, Saimir Tahiri dhe Artan Didi, nuk ishin në një mendje sa i takon historisë që trazoi politikën shqiptare dhe që po tentohet të përdoret nga opozita për trazira. Çfarë ndodhi? Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, në datën 5 mars, zbërtheu të gjithë skenarin dhe komplotin e rremë. Tahiri tha se Tom Doshin nuk ka dashur ta vrasë askush, por gjithçka ishte e stisur për qëllime që do të zbardheshin më vonë. Tahiri rrëfeu të gjithë kronologjinë e ngjarjes.
 
Sipas tij, Bami thjeshtë ka luajtur një rol që i ka caktuar Doshi. Por, ndryshe ishte versioni i kryeprokurorit Llalla. Ky i fundit apo vartësit e tij, firmosën një urdhër-ndalim për Durim Bamin me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë. Pra, Llalla e mori seriozisht pretendimin e Doshit se kanë planifikuar për ta vrarë, pavarësisht se ai e ndryshoi akuzën mbi Bamin gjatë ditëve të fundit.  Ndërkaq, befasues ishte qëndrimi i Artan Didit. Ky i fundit duket se ka qenë në hënë. Ky tha se nuk dinte asgjë, nuk ka takuar askënd dhe se nuk kishte asnjë informacion. Didi ka rrëzuar të gjitha pretendimet e Tahirit për takime me vrasësin e pretenduar dhe me Tomën. Didi nuk rrëzoi vetëm Tahirin, por edhe kryeministrin Edi Rama, i cili tha se Doshi ishte paraqitur me një aktor. E vërteta duket se është se Artan Didi ka qenë në dijeni të ngjarjes. Madje, së bashku me Tahirin, nuk ka bërë asgjë, kur Tom Doshi u ka thënë se e kishte eksplozivin në bagazh të makinës, eksploziv sipas të cilit ia kishte marrë Durim Bamit. 
 
Takimet me Doshin 
 
Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri dhe kryeprokurori Adriatik Llalla, kanë konsumuar shumë dreka dhe darka me deputetin Tom Doshi. Bisedat e këtyre takimeve duket se nuk janë zbardhur plotësisht. Kryeprokurori Adriatik Llalla ka darkuar me Tom Doshin, ndërsa sot e akuzon si njeri shumë të rrezikshëm. Po ashtu, deputeti Taulant Balla, rezulton se ka darkuar me Tom Doshin, vetëm 10 ditë më parë, kur kishin nisur pëshpëritjet e para se Doshi mund të arrestohej. Ky fakt u deklarua nga avokati i Doshit. Ky takim nënkupton shumë gjëra, ndërsa konfirmon përpjekjet e PS për të lënë një derë të hapur për deputetin e Veriut. 
 

Më të lexuarat