BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Kozara Kati: Hapja e dosjeve akt i vonuar, model gjerman për lustracionin

Kozara Kati: Hapja e dosjeve akt i vonuar, model gjerman për lustracionin
Aktivistja e njohur e shoqërisë civile për një çerek shekulli, Kozara Kati, ka komentuar kërkesën e demokratëve për hapjen e dosjeve të spiunëve të Sigurimit të Shtetit. Në një prononcim për gazetën ‘Sot”, Kati deklaroi se hapja e dosjeve është një akt shumë i vonuar, ndërsa shtroi nevojën për zbatimin e modelit gjerman për lustracionin. Sipas Katit, zbatimi i ligjit duhet të nisë fillimisht nga pushtetarët, të cilët kanë në dorë jetët e shqiptarëve. “Është shumë e vonuar, gjithmonë në funksion të një transparence të një periudhe të diktaturës në Shqipëri. Gjatë gjithë periudhës së demokracisë kanë qarkulluar shumë variante të zhdukjes, ndryshimit të dosjeve. Nuk ka asnjë lloj garancie që dosjet të jenë të plota dhe të besueshme. Për mendimin tim, duhet të fillohet nga ata persona që janë në pushtet dhe kanë në dorë jetën e të gjithë shqiptarëve”, deklaroi Kati. Aktivistja shprehu domosdoshmërinë për një transparencë, e cila do t’i shërbejë një katarsisi moral të viktimave të torturës së sistemit të kaluar. “Shoqëria shqiptare ka dëshmuar një tolerancë edhe ndaj së keqes, edhe ndaj asaj që i ka shkatërruar jetën. Është e domosdoshme transparenca që i shërben një katarsisi moral të viktimave të torturës nga sistemi i kaluar, por, i tregon dhe vendit dhunuesit dhe mekanizimat që ka përdorur. Jam dakord për çdo transparencë të sistemit përsa kohë kjo transparencë është e vërtetë, me qëllim të mirë dhe nuk shkatërron vuajtje dhe plagë të reja”, theksoi Kati.
 
Ballauri: Ja çfarë parashikon ligji për lustracionin
 
Kryetarja e Shoqatës për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri, Elsa Ballauri, ka kërkuar hapjen e dosjeve të spiunëve të Sigurimit të Shtetit. Ndërkaq, Ballauri ka sqaruar se çfarë parashikon ligji i ri për lustracionin. “Drafti siguron mospublikimin e emrave, por ku një person tenton të hyjë në politikë, do të ketë një filtër. E rëndësishme është edhe hapja e dosjeve dhe aksesi që qytetarët duhet të kenë mbi to. Ky akses mbetet personal dhe jo i publikuar. E vetmja gjë që duhet bërë publike janë emrat dhe dosjet e personave që kërkojnë të hyjnë në politike dhe pozicione drejtuese të politikëbërjes. Publikimi i veprimtarive të tyre johumane do t’i ndalojë ata të jenë pjesë e strukturave udhëheqëse të sistemit të ri demokratik. Kështu, ligji do të jetë edhe një shembull për të ardhmen edhe për shumë raste abuzive të këtyre viteve të pasdiktaturës”, ka deklaruar Ballauri. Sipas saj, hapja e dosjeve nuk e cenon të drejtën e individit, pasi tha Ballauri, kjo hapje e dosjeve do të bëhet për arsye madhore. Ballauri shtoi më tej se, hapja e dosjeve duhet të shihet si një proces purifikimi i shoqërisë dhe individi në këtë rast duhet të vihet në funksion të kësaj kërkese të lartë. “Hapja e dosjeve nuk e cenon të drejtën e individit. Sepse në këtë rast, hapja e tyre bëhet për arsye madhore, atëherë kur duhet të dihet se a ka faje të rënda apo krime të një personi ndaj një tjetri. Pra, hapja e dosjeve duhet parë si një proces purifikimi i shoqërisë dhe individi në këtë rast duhet të vihet në funksion të kësaj kërkese të lartë. Ajo që vlen të dihet është që ky proces të mos të ketë pasoja të rënda për këta individë apo të afërmit e tyre. Prandaj hartimi i procedurave duhet të jetë jashtëzakonisht i kujdesshëm. Por sikurse thashë, nuk jam për hapje dosjesh në masë, pra për çdo qytetar. Ne nuk kemi konstrukt socialo-psikologjik për ta përballuar këtë”, tha ajo. 
 
Ndoka: Është penguar hapja e dosjeve
 
Një prej nismëtarëve të draftit në fjalë, kreu i PDK, Nard Ndoka, ka akuzuar politikën shqiptare se ka penguar hapjen e dosjeve. “Pastrimi i figurave politike nga e kaluara është detyrë morale e politikës shqiptare. Ka pasur përplasje mes dy forcave politike. Është abuzuar shumë me këtë realitet se sa ka qenë një marrëveshje”, deklaroi Ndoka. Ndërkaq, ai tha se ligji i propozuar garanton transparencë dhe nuk lejon manipulimin e dosjeve të regjimit komunist. “Unë deklaroj gjithashtu se miratimi i ligjit “Për kontrollin e figurës së personit zyrtar të zgjedhur apo të meruar në organe të rëndësishme të shtetit” , i propozuar nga PDK jo vetëm garanton transparencën e plotë të dosjeve, por edhe garanton profesionalizmin dhe pavarësinë e autoritetit të posaçëm për kontrollin e pastërtisë të figurës së personave zyrtarë dhe heq mundësinë e manipulimit të mëtejshëm më dosjet e ish-policisë sekrete të diktaturës”, u shpreh ai. 
 
Shehi: Të hapen sa më parë dosjet
 
Kreu i Partisë për Zhvillimin Kombëtar, Dashamir Shehi, e sheh si kthim në realitet hapjen e dosjeve të regjimit komunist. Ai është i gatshëm që të përkrahë hapjen e dosjeve në një kohë sa më të afërt. “Jam dakord me çdo ligj ku do të zbardhi spiunët e asokohe”, është shprehur kreu i LZHK-së. Edhe Shehi ka bërë përgjegjëse politikën shqiptare, e cila nuk është e interesuar që të vihet në zbatim ligji i Lustracionit, për pastrimin e figurave. Dashamir Shehi pohon se të gjithë shqiptarët duhet të përballen me një realitet të fshehur pas disa dosjeve të cilat nuk lejohen të hapen.
 
Modeli gjerman, zbatimi
 
Ky ligj zbatohet për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, mbi periudhën 29 nëntor 1944 deri 8 dhjetor 1990, të cilat disponohen nga të gjitha arkivat e rrjetit arkivor të Republikës së Shqipërisë, autoritetet publike, persona fizikë dhe personat juridikë privatë. Dokumentet, të cilat do të jenë në dispozicion të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, janë si më poshtë: “Dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit”, në të cilat hyjnë: të gjitha mjetet bartëse të informacioneve, të krijuara nga ish-Sigurimi i Shtetit, të poseduara prej tij apo që i janë vënë në përdorim, pavarësisht nga forma e ruajtjes, veçanërisht, por pa u kufizuar: dosje, të dhëna, shkresa, harta, plane, filma, regjistrime me figurë, me zë dhe regjistrime të tjera; riprodhimet, kopjimet e tyre dhe dublikata të tjera; si dhe mjetet ndihmëse të domosdoshme për të bërë interpretime, veçanërisht programet për përpunimin automatik të të dhënave; dokumentet e gjykatave dhe të prokurorive për aq sa janë lënë tek ish-Sigurimi i Shtetit; dokumente të PPSH-së dhe organizatave të masave që kanë lidhje me veprimtarinë e ish-Sigurimit të Shtetit, vetëm në masën dhe sipas përcaktimeve të këtij ligji.  Joana Tafa
 

Më të lexuarat