BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Kreu demokrat i vetëm në misionin e qeverisë teknike, braktiset nga deputetët dhe aleatët, Agron Duka gati të futet në zgjedhje

Kreu demokrat i vetëm në misionin e qeverisë teknike, braktiset

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka mbetur i vetëm në betejën e tij për arritjen e qeverisë teknike. Prej 2 muajsh, PD është ngujuar në çadrën para Kryeministrisë dhe kërkesa e vetme e saj është të arrihet qeveria teknike. Por si është situata sot në “çadrën e lirisë”, krahasuar me ditët e para të ngritjes së saj? Kur Basha vendosi të ngujohej ishin të shumtë deputetët dhe aleatët e tij që flisnin pa pushim aty. Madje, Basha bëri që dhe figura të larta si Majlinda Bregu, Jozefina Topalli, Astrit Patozi, etj, të ishin mjaft aktivë në studiot televizive, në çadër dhe kudo. Por sot shohim që i vetmi që flet është Lulzim Basha. Prej më shumë se një muaji, Basha është braktisur nga të gjithë dhe në çadër është i vetmi ai që flet, përveç Berishës të enjteve. Të enjteve në çadër dëgjohet vetëm zëri i Sali Berishës, por dhe ai jo si dikur, ndërsa askush tjetër nuk e mbështet. Por përveç të enjteve, Berisha nuk shkon në çadër dhe as nuk e përmend fare atë. Pra sinjalet janë se Basha ka mbetur i vetëm dhe për këtë arsye rreziku që i kanoset është i madh. Duket se ai po shihet nga të gjithë se çfarë do të bëjë dhe për këtë arsye Basha ka vendosur që të rikthejë protestat duke bllokuar rrugët. I çuditshëm është fakti, se përveç 2-3 deputetëve, askush nga ikonat e PD nuk del qoftë në çadër të flasë, qoftë në media, apo në studio televizive. Kur u ngrit çadra ishin në të gjitha studiot, por tani i vetmi që dëgjohet dhe që lufton me akuzat e Edi Ramës dhe PS është Lulzim Basha. Askush nuk reagon për deklaratat e kryeministrit, përveç kreut demokrat. Nga ana tjetër, një braktisje e madhe shihet nga figurat e vjetra, të cilët dhe të enjteve nuk para shkojnë. Dhe nëse Basha dështon me misionin e tij për qeveri teknike, sinjalet janë se ai do të duhet të përballet me rivalët brenda PD.

Aleatët braktisin Bashën

Përveç deputetëve, duket se Basha është braktisur dhe nga aleatët e tij. Edhe pse shumë prej tyre shprehen se e mbështesin protestën dhe kauzën për qeverinë teknike, në vepra nuk është aspak kështu. Dje, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka prezantuar kandidaten e kësaj force politike në Kukës, zonjën Merita Hoxha. Por veprimi i djeshëm është një sinjal se PAA do të futet në zgjedhjet e 18 qershorit. Edhe pse Basha ka vendosur bojkot, Duka ka vijuar me prezantimin e kandidatëve, pasi javën e parë këtë gjë bëri në Fier. Me shumë gjasë, Duka do e braktisë Bashën, pasi e ka shumë të lehtë të futet në zgjedhje. Ndryshe nga PD, e cila nuk është regjistruar në KQZ, PAA është regjistruar. Pak kohë më parë, Duka i kërkoi që ta shfuqizonte, mirëpo KQZ deklaroi se nuk mund të bëhet ky proces sepse kodi nuk pranon shfuqizim. Atëherë, PAA është e regjistruar dhe sinjalet janë dhënë që Duka do regjistrohet në zgjedhje. Kjo do të thotë që nëse Basha të martën nuk pranon kushtet e ndërkombëtarëve, pozitat e tij do rëndohen dhe prite që të ketë konflikt të fortë brenda PD. Garda e vjetër nuk do e lejojë braktisjen e zgjedhjeve, sepse kjo do sillte fundin e Partisë Demokratike.

Kliti Topalli

Më të lexuarat