BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Krijohet Grupi Parlamentar i Miqësisë, Meta: Forcim marrëdhënieve me Turqinë

Krijohet Grupi Parlamentar i Miqësisë, Meta: Forcim
Shqipëria dhe Turqia do të forcojnë marrëdhëniet e tyre në të gjitha fushat. Në këtë kuadër, u krijua edhe Grupi Parlamentar i Miqësisë, Shqipëri-Turqi, që do të shërbejë për forcimin dhe intensifikimin e marrëdhënieve mes dy shteteve. Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, shoqëruar nga deputetët Blendi Klosi dhe Shpëtim Idrizi, priti Zv. Kryeministrin e Turqisë, Prof. Dr. Emrullah Isler, i cili shoqërohej nga një delegacion deputetësh të Parlamentit të Republikës së Turqisë.
 
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i uroi mirëseardhjen Zv. Kryeministrit turk Dr. Isler në Tiranë dhe i vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve si të shkëlqyera. Kryeparlamentari Meta shprehu kënaqësinë për krijimin e Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Turqi në Kuvendin e Shqipërisë, i cili do të drejtohet nga deputeti Blendi Klosi dhe theksoi se puna e përbashkët e dy grupeve të miqësisë në të dy Parlamentet do t’i shërbejë forcimit të shkëmbimeve ndër-parlamentare, ekonomike e kulturore mes dy vendeve.
 
Zv. Kryeministri i Turqisë, Prof. Dr. Emrullah Isler, pasi i përcolli kryetarin Meta përshëndetjet e ngrohta të Kryetarit të Parlamentit të Turqisë z. Çiçek dhe Kryeministrit Turk z. Erdogan, u shpreh se Turqia i kushton vëmendje të veçantë forcimit të marrëdhënieve me Shqipërinë si në planin dypalësh ashtu edhe në planin ndërkombëtar. Në këtë kuadër z. Isler nënvizoi se bashkëpunimi i ngushtë mes Turqisë dhe Shqipërisë është një kontribut për stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik të të gjithë rajonit. Në përfundim të takimit, Meta dhe Isler ndanë bindjen e përbashkët se projektet ekonomike dhe investimet e nisura si dhe ato të pritshme turke në Shqipëri, do të promovojnë zhvillimin ekonomik dhe rritjen e punësimit në Shqipëri dhe në të gjithë rajonin përmes vendit tonë.