BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Kryemadhi: Do të kemi mundësinë e transformimit të qytetit të Lezhës

Kryemadhi: Do të kemi mundësinë e transformimit të qytetit
Deputetja e Qarkut të Lezhës, Monika Kryemadhi mori pjesë në prezantimin e programit “Rilindja e Qyteteve” në qytetin e Lezhës. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Kryeministri Edi Rama, Ministri i Mjedisit, Lefter Koka si dhe Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Viktor Tushaj. Deputetja Monika Kryemadhi shprehu bindjen për transformimin e qytetit të Lezhës brenda një kohe të shkurtër.
 
Gjatë vizitës në këtë qytet, u inspektuan punimet për rregullimin shtratit të Lumit Buna, që kalon në qendër të qytetit të Lezhës, si dhe punimet për sistemimin e disa rrugëve dytësore brenda qytetit. 
 
“Kam një eksperiencë jashtëzakonisht të mirë me z. Rama kur unë kam qenë deputete e Kombinatit në kryeqytet dhe ai ka qenë Kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe di të them që brenda një viti, në një zonë të harruar, në një zonë ku mungonte uji, rrugët, energjia elektrike, qendrat shëndetësore, shkollat, kopshtet, bëri një transformim të jashtëzakonshëm, të cilën edhe sot e kësaj dite, pas 12 vjetësh, edhe populli e mban mend. Unë jam e bindur që sot do të kemi mundësinë të bëjmë dyfishin apo të trefishin e asaj që kemi bërë në Kombinat, sepse me të vërtetë janë, jo vetëm resurset e qytetit të Lezhës, por është edhe dëshira e mirë, është edhe përgjegjshmëria që ka Kryeministrit i sotëm për ta bërë, sepse ky vend e meriton”, tha ndër të tjerash Kryemadhi gjatë fjalës së saj.
 
Ndërsa, Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij, garantoi qytetarët se qeveria do të mbajë zotimin për transformimin e këtij qyteti, duke shtuar se do të bëhet për Lezhën aq sa nuk është bërë në këto 20 vjet.
 
“Dua t’ju kujtoj se ja për çfarë vlen vota dhe ja se sa e rëndësishme është të votosh dhe të dish si voton. Sepse duke bërë zgjedhjen e duhur, siç ju e bëtë në 23 qershor, arrin pastaj të bësh edhe punët e tua. Nuk po ju them që pas realizimit të këtyre projekteve Lezha do të jetë e dyta pas Berlinit, këtë nuk jua them dot. Por po ju them vetëm diçka, që pas realizimit të këtyre projekteve, të gjithë ata që presin që të ndodhin ndryshime edhe përtej kufirit të këtyre projekteve, do të jenë shumë më shpresëplotë dhe do ta kenë shumë më pranë ndryshimin”, tha  Rama.
 
Kryeministri theksoi se qeveria do të mbështesë të gjithë projektet për zhvillimin qytetit të Lezhës. 
 
“Ne po vinim rrugës dhe Kryetari i Bashkisë filloi me projektet e tjera. Rëndësi ka që i ka projektet dhe të jeni të bindur që ne do t’i mbështesim të gjitha projektet e tij, sepse duam që t’i japim Lezhës mundësi që të ringrihet ekonomikisht dhe si do të ringrihet ekonomikisht, duke krijuar më shumë punësim, nëpërmjet turizmit në radhë të parë dhe shërbimeve këtu në qytet. Është e kotë në fakt se këtë punë e bën Monika sa për një popull të tërë, por edhe ju ndihmojeni Monikën që kryetari t’i realizojë projektet në kohë”, deklaroi  Rama. 
 
Duke folur gjatë aktivitetit Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, tha se qytetet e vendit kanë nisur transformim pas lënies së tyre në harresë nga qeveritë paraardhëse.
 
Ndërsa, kryetari i Bashkisë së Lezhës, Viktor Tushaj shprehu vlerësimin e tij për projektet e qeverisë për transformimin e qytetit të Lezhës. 
 
“Falënderim për reformat po mbi të gjitha për reformën administrativo-territoriale. Kjo reformë për përmirësim shërbimesh dhe standardeve. Projektet që nisin nga hyrja e qytetit, do sjellin ndryshim thelbësor të Lezhës”, tha Tushaj. 
 

Më të lexuarat