BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Kryemadhi: Sigurimet shoqërore dhe kujdesi shëndetësor, kryefjala e trishtë e çdo qytetari

Kryemadhi: Sigurimet shoqërore dhe kujdesi shëndetësor, kryefjala
Sigurimet shoqërore, Kujdesi shëndetësor mbetet pika e dobët e të gjitha qeverisjeve dhe kryefjala e trishtë e çdo qytetari. Kështu tha deputeta e LSI-së, Monika Kryemadhi gjatë fjalës së saj në seancën e sotme të zhvilluar nga Kuvend.
 
Ndër të tjera Kryemadhi theksoi se për fat të keq sistemi i sigurimeve shoqërore dhe sistemi i kujdesit shëndetësor në mënyrë të vazhdueshme përballet me problematika të trashëguara ndër vite. 
 
Fjala e plotë e Kryemadhit
 
Ne historikun e krijimit të sistemit te sigurimeve shoqerore,  ashtu dhe atë të sigurimeve shëndetësore, financimi i skemave  të detyrueshme edhe  atyre vullnetare, karakterizohet nga  nje ecuri jo shumë pozitive.  Pavaresisht perpjekjeve te vazhdueshme nëpërmjet reformave të shumta që u ndërmorën ndër vite me qëllim  përmirësimin e këtyre  sistemeve në dobi të përfituesve. Sot të gjithë e kuptojmë se nuk është arritur ajo që duhet.
 
Sigurimet shoqërore, Kujdesi shëndetësor mbetet pika e dobët e të gjitha qeverisjeve dhe kryefjala e trishtë e cdo qytetari.  Për fat të keq, si sistemi i sigurimeve shoqërore ashtu dhe sistemi i kujdesit shëndetësor në mënyrë të vazhdueshme ballafaqohet me problematika të trashëguara ndër vite , të cilat pengojnë progresin e tij dhe për rrjedhojë sjellin pakënaqësi në shoqëri.  Të dy këto sisteme financohen nga dy burime kryesore: Personat  ekonomikisht aktiv dhe buxheti i shtetit.  Në lidhje me sistemin e Kujdesit shëndetësor dua të theksoj se për një periudhë të gjatë përqindja e kontributit për sigurim shëndetësor që paguhej në skemën e detyrueshme dhe vullnetare ishte në masën 3.4%. Dukshëm kuptohet se të ardhurat që mblidheshin në këtë sistem nuk mund të mbulonin shpenzimet për godina të reja, teknologji bashkohore dhe barna mjeksore, kërkesa për të cilat është rritur  ndjeshëm në ditet e sotme. 
Problemi i përfshirjes së popullësisë e cila në mënyrë të rritur shfaq një nevojë për kujdes shëndetësor. Rritja e shkallës së sofistikimit të kujdesit shëndetësor,  ka shkaktuar një shpenzim më të madh, duke shkaktuar një presion të madh mbi sistemin e kujdesit shëndetësor. Prandaj është e kuptueshme se peshën më të madhe në mbulimin e shpenzimeve të kujdesit shëndetësor e ka mbajtur dhe e mban buxheti i shtetit si financuesi kryesor i fondit të kujdesit shëndetësor. 
 
E ngjashme vlen të theksohet edhe për sistemin e sigurimeve shoqërore. Një sistem me një histori negative përsa i përket pritshmërisë së shoqërisë. Pavarësisht reformave të ndryshme të asistuara nga FMN dhe Banka Boterore, apo reformave në kuadër të marrveshjes se stabilizim asocimit. Mund të them se efekti i ndikimit të tyre në shoqëri ka qënë fare i lehtë .
E kundërt ka qënë ndikimi në buxhetin e shtetit, i cili ka qënë dhe vazhdon të jetë financuesi kryesor i këtij sistemi në degën e pensioneve. Për këtë arsye ky sistem  sot ka një  dificit të konsiderueshëm.
 
Të nderuar koleg. Përvec problemeve të mësipërme dua të theksoj se si sistemi i sigurimeve shoqërore ashtu dhe ai i kujdesit shëndetësor,  për fat të keq, në mënyrë të vazhdueshme ballafaqohet me disa problematika të cilat pengojnë progresin  dhe për rrjedhojë sjellin pasoja negative tek ajo pjesë e shoqërisë e cila ballafaqohet dhe ka nevojë për të . 
Më lejoni të evidentoj se informaliteti në fushën e  marrdhënieve të punës , evazion i lartë , deklarim i të ardhurave më të vogla se sa janë në realitet, mungesa e nxitjes për punonjësit me të ardhura mesatare/të larta për të paguar kontribute , përbëjnë  problematikat kryesore të këyre sistemeve,  duke sjellë si pasojë zvogëlimin e fondit të kontributeve, si elementi kryesor i financimit. Fakti që kontributet janë elementi kryesor i financimit të këtyre dy sistemeve, vëmëndje e madhe duhet të përqëndrohet në forcimin e kushteve për mbledhjen e tyre.   
Ndryshimet e paraqitura në këtë seancë unë do ti konsideroja shumë pozitive, dhe një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të mëtejshëm të funksionimit të këtyre sistemeve në dobi të gjithë shoqërisë.
 
Prandaj unë do të tërhiqja vëmëndjen se krahas këtyre ndryshimeve ligjore të domosdoshme, si në sistemin e kujdesit shëndetësor ashtu dhe atë të sigurimeve shoqërore,  në vecanti  do doja të theksoja se ka ardhur koha  për të menduar reformimin e sistemit aktual të pensioneve në Shqipëri si t një domosdoshmëri për t’i gjetur zgjidhje problemeve të shumta që ka ky sistem si dhe për të krijuar instrumentet dhe strukturat e nevojshme ekonomike, që mund t’i sigurojnë pensione të kënaqshme të gjithë njerëzve që derdhin kontribute mbi pagën e punës së tyre dhe të mundësojë produktivitet për brezat që do të vijnë.
 

Më të lexuarat