BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Kryemadhi vijon sulmet ndaj ambasadorëve: Mbajnë sytë mbyllur ndaj problemeve të shqiptarëve

Kryemadhi vijon sulmet ndaj ambasadorëve: Mbajnë sytë mbyllur

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi shtoi dozën e sulmeve ndaj ndërkombëtarëve. Gjatë një takimi me strukturat e LSI në Tiranë, Kryemadhi deklaroi se diplomatët këtu i mbajnë sytë mbyllur ndaj problemeve reale të Shqipërisë, teksa theksoi se LSI do të vijojë të evidentojë çdo problem dhe do të informojë ndërkombëtarët e tjerë. “Edi Rama në 25 qershor u bleu varfërinë shqiptarëve, por kurrë s’do tua blejë shpirtin shqiptarëve. Edhe pse ai kërkon të përdorë reformën në drejtësi, e cila pa votat e SLI nuk do të kalonte kurrë, por ne i votuam me sy mbyllur sepse hyri garant SHBA dhe BE. Kjo reformë siç tentojnë ta kapin, ashtu do tu kthehet në kokë atyre që tentuan ta kapin për interesat e tyre. LSI s’ka frikë nga asgjë. Ne do të evidentojmë çdo shkelje dhe do të vazhdojmë në çdo institucion ndërkombëtar, edhe pse këtu i mbajnë sytë mbyllur, ne do të zgjojmë të gjithë ndërkombëtarët e tjerë për problemet e Shqipërisë”, u shpreh Kryemadhi. Nga ana tjetër, gjatë fjalës së saj, kryetarja e LSI u bëri thirrje të gjithëve që të bashkohen në protestën e 27 janarit përballë Kryeministrisë, në mënyrë që të vendosin një sistem të njëjtë për të gjithë qytetarët. “Ne sot jemi në diskutimet e identitetit tonë kombëtar: do jemi vend evropian apo vend pa identitet. Kushdo synon të jetë sa më shpjet anëtar i BE. Kjo është sfida e qytetarëve, por jo e klasës politike. Sot për qeverinë Shqipëria duhet të jetë një vend pa identitet. Sot shqiptarët janë më të varfër, më të pangrënë, më të papunë, më të pashpresë, më pak të ditur, ndihen më të lodhur. Objektivi ynë është të luftojmë për një Shqipëri të njëjtë për të gjithë, si për presidentin, si për kryeministrin, si për Monikën, si për Klajdën, etj. Të kemi një sistem për të gjithë, jo sistem tjetër për hallexhinjtë e sistem tjetër për politikanët, të inkriminuar. Të jemi të gjithë me 27 janar, jo për të treguar se opozita është e fortë apo për të përkrahur një individ, por të jemi atje për veten tonë”, theksoi Monika Kryemadhi. 

Më të lexuarat