BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Kujtimet e Nazif Bezhanit, grupi me 11 figura të PD që kërkoi dosjen e Sali Berishës, krerët e partive të djathta spiunë të UDB

Kujtimet e Nazif Bezhanit, grupi me 11 figura të PD që kërkoi
Zbardhen detaje, dëshmi dhe kujtime nga veprimtaria e Nazif Bezhanit, ish-kryetar i Komisionit Shtetëror për Kontrollin e Figurës së Zyrtareve dhe Personave të Lartë, për lidhjet e tyre me ish-Sigurimin e Shtetit. Bezhani ka botuar tre libra mbi Sigurimin e Shtetit, spiunët, agjenturat etj., falë aksesit të tij në dosjet dhe dokumentet sekrete, për shkak të detyrës që i ngarkoi Kuvendi i Shqipërisë. Nga verifikimet e kryera, sipas tij, kryetarët e partive të djathta në Shqipëri dhe anëtarët e kryesive të partive, rezultojnë jo vetëm spiunë të Sigurimit të Shtetit, por agjentë të UDB jugosllave. Po ashtu, gjyqtarë, ambasadorë dhe deputetë, në dukje me integritet dhe me reputacion, rezultojnë si agjentët më të rrezikshëm të Sigurimit të Shtetit. Ish-kryetari i Komisionit për Pastërtinë e Figurave rrëfen se 11 anëtarë të një fraksioni të PD, i kishin kërkuar me shkrim dosjen e Sali Berishës si spiun i Sigurimit të Shtetit. 
 
Pjesë nga kujtimet e Nazif Bezhanit për dosjet e Sigurimit të Shtetit 
 
1. Kërkesat brenda të djathtës 
 
Në pranverë të vitit 1998, Komisionit i erdhën kërkesa të shumta nga parti të krahut të djathtë, për të kontrolluar figurën e anëtarëve të kryesisë së tyre, nga të cilët shumica përbëhej nga ish-të persekutuar politikë. Fillimisht, i prapësova kërkesat e tyre, për shkak se nuk kishin bazë ligjore, por disa kryetarë partie këmbëngulën, duke kërkuar kryerjen me çdo kusht të kontrollit të figurës të kryesisë së tyre, për shkak se ishin parti të djathta dhe duhet të siguronin pastërtinë e anëtarëve të tyre. Komisioni vendosi të bëjë verifikim në kushte të veçanta, por duke ruajtur sekretin e veprimeve dhe të përfundimeve që do të rezultonin nga kontrolli. Do t’u jepej përgjigje verbale vetëm kryetarëve të partive, kur në listat e tyre figuronin me të dhëna të sakta penalizues një numër anëtarësh. Kërkesa e parë që u kontrollua ishte e një partie që kërkonte verifikim të figurës për anëtarët e kryesisë. U verifikua kërkesa e tyre, por u vendos të mos i jepej asnjë përgjigje, për shkak se, nga të shtatë anëtarët e kryesisë, tre rezultuan bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit. Dhe nga këta, dy ishin të persekutuar politikë, të rekrutuar gjatë kohës që vuanin dënimin në burgjet e monizmit.
 
2. Krerët e partive të djathta spiunë të UDB 
 
Një parti tjetër, e quajtur e djathtë, kërkoi verifikimin e figurës vetëm për dy nga anëtarët e kryesisë, me sa duket për shkaqe personale. Kryetari i kësaj partie e kishte bërë kërkesën me shkresë zyrtare dhe e pruri personalisht në zyrën time, duke më thënë se: “Kam dyshim se këta kanë qënë spiunë të Sigurimit, prandaj të lutem me i kontrollue me shumë kujdes”. Disa ditë pas ardhjes së kryetarit, më kërkuan takim dy të interesuarit. Ata më thanë se kryetari i tyre kishte qënë agjent i UDB-së dhe më lëshuan në tavolinë një libër, duke më thënë: ‘lexoje vetë, ka kaluar kufirin e Shqipërisë më se 10 herë për llogari të UDB-së”. Nuk u premtova asgjë. Mendova se kisha të bëja me një problem shumë të ndërlikuar, prandaj duhej të refuzoja me çdo mënyrë kërkesat e tyre. Në fakt, kisha të gjitha mundësitë për t’i refuzuar këto kërkesa, për shkak se ato ishin pa bazë ligjore. Dhe kështu u veprua. 
 
3. 11 figura të PD duan dosjen e Sali Berishës 
 
Por, një nga ngjarjet interesante ishte shkëputja e një fraksioni nga Partia Demokratike, me pretendimet e tyre kundër udhëheqjes së Partisë. Një nga pjesëtarët e këtij grupi, i konsideruar kryetar provizor, erdhi në zyrën time dhe më kërkoi me këmbëngulje kontrollin e figurës së kryesisë së Partisë Demokratike, e në veçanti, të Sali Berishës dhe Pjetër Arbnorit. Ai më siguroi se të dy kanë qënë agjentë, por jo vetëm kaq. Kur unë kundërshtova për të marrë përsipër një verifikim të tillë, për shkak se nuk kishte bazë ligjore, i ashtuquajturi kryetar më kërcënoi se do t’i drejtohej për gjykim opinionit, nëpërmjet masmedias. 
 
-Më vjen keq për mungesën e kontrollit të vetvetes. Unë ju sqarova se ligji nuk parashikon kontroll të figurës për partitë politike. Atëherë, të veprojë kundër ligjit, këtë kërkoni ju?! Veç kësaj, më çudit edhe diçka tjetër, ju akuzoni zotin Pjetër që ka kaluar të gjithë jetën në burg, plot 28 vjet!
-28 vjet agjent i Sigurimit të Shtetit!- u përgjigj i irrituar.
-Absurditet!- iu përgjigja unë.
E pashë keq me të, por e gjeta shpejt një rrugëzgjidhje:
-Për mendimin tim, kërkesa që bëni do të kishte një motiv logjik, në rast se ju, si grup fraksionist, i drejtoni një kërkesë Komisioni me firmën e të gjithëve për kontrollin e figurës suaj, dhe, krahas kësaj, të kërkoni publikisht edhe kontrollin e figurës së anëtarëve të Kryesisë së Partisë Demokratike, duke u bërë thirrje që edhe ata të ndjekin shembullin tuaj. 
Ky propozim i pëlqeu shumë kryetarit të grupit, i cili u duk më i qetë dhe më zgjati dorën, duke më thënë:
-Keni të drejtë, kjo është rruga më e arsyeshme. Do të vij shpejt.
Nuk kaluan as dy orë, kur kryetari i grupit kthehet me një listë në dorë, të firmosur nga shokët e tij. Unë po zbrisja shkallët e Ministrisë, për të shkuar në SHISH. Dhe, pikërisht në rrugë, më dorëzon letrën me firmat e 11 anëtarëve të grupit. E futa atë në xhep dhe u nisa, duke marrë me vete edhe një ndjenjë dyshimi për ta, që më bëri kurioz dhe më detyroi të bëj verifikimin në më pak se dy orë. Nga të 11 fraksionistët, dy prej tyre dilnin me njolla serioze. Më bëri përshtypje, veçanërisht, njëri prej tyre, që shoqëronte kryetarin, i cili mu duk më llafazan dhe më këmbëngulës për kontrollin e figurës së Kryesisë së Partisë Demokratike. Ai më tha se, “jo vetëm unë, por e gjithë familja jonë ka qënë e persekutuar nga regjimi i Enverit, ndërsa tani kërkojmë të na udhëheqin këlyshët e tij. Jo Zotëri, ne nuk mund ta lejojmë këtë!”. Dhe pikërisht, ky “trim” kishte një dosje shumë të madhe. Unë shënova në bllok pseudonimet e tyre: “trëndafili” dhe “sqepari” dhe vendosa të mos merresha me ta. 
 
4. Dy pseudonimet e spiunëve 
 
Që të nesërmen, pa e zgjatur shumë, më erdhi në zyrë i gjithë grupi. Pasi i dëgjova presionet e tyre, me mllëfe kundër udhëheqjes së Partisë Demokratike, u përgjigja vendosmërisht dhe me nënkuptim:
-E kam të qartë sa të shqetësuar jeni ju për ruajtjen e pastërtisë së Partisë suaj, për ta shpëtuar nga rreziku i shndërrimit në një parti me ideologji komuniste, por në këto kushte, unë e kam shumë të vështirë për t’iu ndihmuar. Në radhë të parë, duhet të plotësojë detyrimet ligjore. Arkivat janë plot me kërkesa për kontrollin e figurës së funksionarëve të lartë të shtetit. Dhe, të bësh kontrollin e një personi, nuk është aq e lehtë, për shkak se në kompjutra janë shënuar vetëm pseudonimet e tyre; për shembull, vetëm pseudonimi “trëndafili” apo “sqepari”, por hajde e gjeji dosjet e tyre, për t’u njohur me veprimtarinë konkrete që kanë kryer! 
Kur thashë dy pseudonimet, “trëndafili” dhe “sqepari”, ktheva sytë nga dy fraksionistët që kishin mbajtur këto pseudonime, të cilët mu dukën të vrerosur, me një fytyrë të prerë dhe në heshtje varri. Njëri nga ata kapi prej krahu kryetarin e grupit, e tërhoqi paksa dhe i tha: “Hajde të dalim”. Pastaj, u kthye nga unë dhe shtoi: “Keni të drejtë, zoti Kryetar, po heqim dorë dhe nga lista jonë”. Dhe ikën për të mos u kthyer më. 
 
5. Kurt Kola kërkon dosje 
 
Për ish-të persekutuarit dhe të përndjekurit politikë të regjimit monist, mu paraqitën disa herë edhe kërkesa zyrtare. Para zgjedhjeve të kryesisë së Shoqatës së Tiranës, më vjen në zyrë personalisht kryetari i kësaj dege, me një shkresë zyrtare, për verifikimin e figurës së disa personave që do të kandidonin. Por ai arsyetoi mungesën e shkaqeve ligjore dhe pranoi ta marrë me vete përsëri kërkesën. Fill pas kësaj vizite, më erdhi një shkresë zyrtare, me firmën e z. Kurt Kola, kryetar i Shoqatës së të Persekutuarve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, në të cilën kërkonte verifikimin e një numri të madh ish-të persekutuarish e të përndjekurish politikë, për shkak të zgjedhjeve që do të bëheshin së shpejti në atë shoqatë. Lexova vetëm shkresën e firmosur personalisht prej tij dhe u ktheva nga kompjuteri për t’i bërë një përgjigje, ndoshta jo aq etike. Nuk do shumë mend për të kuptuar se ai bashkëpunim është arritur në një labirint të tmerrshëm, që kishte si vijëdalje vetëm një derë, atë të bashkëpunimit ose të vdekjes. Për ta bërë publikisht të qartë këtë rrugë, jo pa qëllim, botova pjesë mahnitëse nga “Testamenti jem”- i të burgosurit politik Bedri Spahiu, që është një dëshmi e saktë, një dëshmi e plotë, një pasqyrë e gjallë e dhunës makabre, që kishte vetëm një qëllim: zhdukjen e jetëve të njerëzve të pafajshëm. 
 
6. Dosja e një spiuni të rëndësishëm 
 
Gjatë kontrollit të listave të dërguara në arkivin e SHISH-it, ka rastisur që të ndeshemi edhe me të persekutuar që kanë preferuar vullnetarisht t’u shërbejnë organeve të Sigurimit të Shtetit. Një ditë më doli në kompjuter, fare rastësisht, një personalitet i lartë politik, që i pëlqen shumë të mbahet e të duket, të flasë nëpër mitingje, herë para e herë pas të mëdhenjve, të japë shpesh edhe deklarata apo intervista në masmedia, etj., etj. Kurioziteti më shtyu t’i shikoja edhe dosjen. Më tërhoqi fotografia e tij shumë simpatike, sigurisht dalë rreth 20 vjet më parë, kur ishte djalë i ri. Pashë edhe raportet që kishte bërë, për shokët, me pseudonimin “Pashtrik”, një emër që e dëgjoja për herë të parë, ndonëse është emërtim i rëndësishëm gjeografik. Pashë deklaratën e tij për bashkëpunimin me organet e Sigurimit të Shtetit, të shkruar bukur, bile në qeli. U mërzita aq shumë, sa e lashë arkivin dhe u ktheva në zyrë, me një ndjenjë të thellë neverie. Përshtypje të tjera kisha për të, ndërsa gjithçka u përmbys menjëherë, duke më krijuar një ndjenjë përçmuese e të urryer për figurën e tij; më doli përpara pikërisht agjenti me kokë miu, që duhej futur në kategorinë e kafshëve. Por, një ditë më del në rrugë, ballë për ballë, dhe më hidhet në qafë me entuziazëm, si të ishte shumë i malluar për mua. Filloi të më lëpihej e të më servilosej, të më tregonte se kishte lexuar dy librat e mi të fundit dhe i kishte pëlqyer shumë etj., etj. Pastaj më pyeti në mënyrë konfidenciale: 
-Po ç’kemi ndonjë gjë tjetër? Si po ia çon?
-Si po ia çoj?! Në punë. Në shtëpi. Dëgjoj edhe televizorin. Mbrëmë dëgjova se nga Maqedonia kishin ardhur ca ujq në “Pashtrik”. 
Ai e nuhati ironinë dhe, sapo dëgjoi të përmendej pseudonimi i tij, “Pashtrik”, i ndryshoi fytyra dhe gjuha u zbriti në gurmaz. Më zgjati dorën në heshtje, që mu duk si dora e ftohtë e nja kadavre, dhe iku kokulur e pa bërë zë. 
Pas disa ditësh më doli edhe një herë përpara, ballë për ballë, në afërsi të Klubit të Lidhjes së Shkrimtarëve. Ai u trondit aq shumë, sa nuk dinte ç’të bënte. E gjeti shumë shpejt derën; era nuhati erën! Siç shihet, mëkatarë të tillë atje e gjejnë shpëtimin, pranë lëndës me të cilën është gatuar ndërgjegjja e tyre. Adriatik Doçi  
 
 

Më të lexuarat