BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Kupola e drejtësisë grabit pronat, anëtari i KLD Haxhialushi përvetësoi 1 mijë hektarë tokë me firmën e Elvis Çefës, ja lidhja nepotike

Kupola e drejtësisë grabit pronat, anëtari i KLD Haxhialushi
Kupola e drejtësisë shqiptare grabit dhe përvetëson pronat në bregdet me dokumente të falsifikuara. Zbardhen të tjera lidhje nepotike, fakte dhe detaje rreth historisë së tjetërsimit dhe përvetësimit të pronave nga Gjiri i Lalzit deri tek Kepi i Rodonit, nga familjarët e Elvis Çefës dhe të një anëtari të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, me dokumente të falsifikuara dhe me firmën e ish-kreut të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Elvis Çefa, sot nënkryetar i KLD. Bëhet fjalë për falsifikimin e një dokumenti, ku Elvis Çefa, u jep njerëzve të bashkëshortes së tij 1 mijë hektarë tokë nga Gjiri i Lalzit deri tek Kepi i Rodonit. Por, kush janë konkretisht personat që kanë përvetësuar pronat, lidhjet e tyre me Elvis Çefën dhe bunkerin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë? Gazeta SOT ka mundur të zbulojë se ish-kreu i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Elvis Çefa, me anë të një dokumenti të falsifikuar i ka dhënë një mijë hektarë tokë, Asim Haxhialushit. Ky i fundit është trashëgimtar në familjen “Preza”, bashkëpronar i pronës së pretenduar nga zona e Gjirit të Lalzit deri tek Kepi i Rodonit. Ndërkaq, Asim Haxhialushi është babai i Astrit Asim Haxhialushit, anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Astriti është njëkohësisht edhe gjyqtar i Gjykatës së Apelit Tiranë, ndërsa ka hyrë në sistemin e drejtësisë me kursin e famshëm të plepave në Durrës. Por, Asim Haxhialushi, sot pjesë e shumicës së Bujar Nishanit dhe Elvis Çefës në KLD, është djali i tezes së bashkëshortes së Elvis Çefës. Pra, Asim Haxhialushi është i biri i Rahmije Haxhialushit, motra e vjehrrës së Elvis Çefës. Anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë ka përfituar nga pozitat, lidhjet dhe ndërhyrjet e Elvis Çefës për të marrë pronat në fjalë, prona për të cilat ka me dhjetëra vendime të mbivendosura dhe pretendentë për pronarë. Fillimisht, Elvis Çefa, kaloi në emër të të afërmve të tij tij 220 hektarë tokë. Ndërkaq, Elvis Çefa e falsifikon këtë dokument, duke i shtuar edhe 1 mijë hektarë tokë ose 10 milionë metra katrorë tokë. Pra, ndryshon shifra nga 220 hektarë në 1220 hektarë. 
 
Dëshmia e ish-kreut të AKKP 
 
Ish-kreu i Agjencisë së Kthimit të Kompensimit të Pronave, Tunxh Vatnikaj, i zëvendësuar më pas me Elvis Çefën, në një reagim për gazetën “SOT” ka pohuar se nuk janë grabitur 1220 hektarë tokë, por plot 1939,18 hektarë tokë nga Gjiri i Lalzit deri tek Kepi i Rodonit. Tunxh Vatnikaj sqaron edhe arsyet e shkarkimit të tij, pasi nuk kishte firmosur tjetërsimin e tokës. “Nuk bëhet fjalë vetëm për 1220 ha, por në total janë 1939.18 ha tokë në Gjirin e Lalzit dhe Kepin e Rodonit, vendimi të cilin e kam prishur unë dhe të nesërmen e prishjes së këtij vendimi jam zëvendësuar në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të AKKP-së me Elvis Çefën. Gjithashtu, anëtari i KLD në fillim ka qenë gjyqtarë i Kavajës, me vonë u emërua gjyqtar i Apelit në Tiranë e shumë shpejt u bë anëtar i KLD”, ka pohuar ish-drejtori i AKKP.
 
Hetimi i pronave 
 
Një verifikim i imtësishëm dhe hetim kapilar ka nisur tashmë, për një nga historitë më të zeza të korrupsionit në 24 vitet e pluralizmit shqiptar, që lidhet me tjetërsimin e pronave shtetërore nga kupola e pushtetit që u rrëzua në 23 Qershor, me anë të falsifikimit të dokumenteve, presioneve, dhunës policore, diktatit të pushtetit, parave të zeza, skemave korruptive, keqpërdorimit të AKKP,  ALUIZNI-t, hipotekave dhe gjykatave. Bëhet fjalë për përvetësim të pronave në Porto Romano  nga dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, nga miku i madh i familjes Berisha, sekseri serb i kërkuar ndërkombëtarisht për trafik dhe mashtrim, Damir Fazlliç, nga Rrahman Selmanllari etj. Sipas burimeve, në sitën e organeve ligjzbatuese, do të jetë harta e pronave të tjetërsuara dhe të mbivendosura nga Kakomeja, Jalë, Uji i Ftohtë, Porto Romano, Gjiri i Lalzit, Orikumi, Borsh e deri në qendrat e mëdha urbane. Por, kjo është zonat ku janë implikuar ministrat, djemtë, vajzat, dhëndurët, drejtorët, noterët dhe sekserët e familjes që drejtoi vendit deri në 23 Qershor.
 
Urdhri i kryeministrit 
 
“Urdhër për ngritjen e grupit të punës, Task-Forcë për verifikimin e ligjshmërisë dhe mënyrës së tjetërsimit të pronave të paluajtshme shtetërore në kuptim të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar. Në mbështetje të pikës 3, të nenit 102 të Kushtetutës dhe nenit 12 të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, Urdhëroj: Ngritjen e grupit të Task-Forcë, për verifikimin e ligjshmërisë dhe mënyrës së tjetërsimit të pronave të paluajtshme shtetërore, përmes kalimit në pronësi private dhe në përdorim të tretëve të pasurive, tokë truall, tokë bujqësore, pyje, livadhe, kullota, territor shtetëror, objekte si dhe të llojeve të tjera të pronave të paluajtshme të shtetit”. Adriatik Doçi  
 

Më të lexuarat