BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Kushtetuesja rrëzon qeverinë për përgjimin e celularëve, pezullon vendimin për kodet e telefonave

Kushtetuesja rrëzon qeverinë për përgjimin e
Asnjë qytetar shqiptar, që disponon një aparat celular, nuk do të vëzhgohet nga vrima e çelësit të qeverisë, në çdo itinerar lëvizjeje, në çdo bisedë dhe çaste familjare. Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar dje një ndër vendimet më të debatuara të qeverisë “Rama”. Bëhet fjalë për vendimin, që hapa shumë polemika dhe konstatime, për regjistrimin e kodit të telefonave, IMEI. Ky regjistrim mundësonte lokalizimin e personit që kryen një thirrje telefonike. Po ashtu do të identifikoheshin çdo lëvizje e qytetarëve me celular në Facebook, E-mail, Viber, Skype, Internet, Google etj. Ndërkaq, pas ankimit nga përfaqësues të opozitës shqiptare, Gjykata Kushtetuese vendosi pezullimin e vendimit në fjalë. Me një vendim paraprak, Gjykata Kushtetuese njofton se ka vendosur pezullimin e vendimit. “Pasi morri në shqyrtim kërkesën e paraqitur nga kërkuesi për pezullimin e vendimit nr. 354, datë 04.06.2014, të Këshillit të Ministrave, në bazë të nenit 45 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, me vendimin e datës 17.09.2014, njëzëri, vendosi: Të urdhërojë pezullimin e zbatimit të vendimit nr. 354, datë 04.06.2014 të Këshillit të Ministrave “Për ngritjen e bazës së të dhënave IMEI për regjistrimin e numrave IMEI të aparateve celulare, që përdoren në rrjetet e shërbimeve të komunikimeve të lëvizshme” derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese të hyjë në fuqi”, thuhet në vendimin e Kushtetueses. Sipas njoftimit, vendimi është marrë gjatë një mbledhjeje ditën e djeshme. “Mbledhja e Gjyqtarëve e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, sot me datën 17.09.2014, shqyrtoi çështjen me palë: Kërkues: Një Grup Deputetësh të Kuvendit të Shqipërisë. Subjekte të Interesuara: Këshilli i Ministrave, Ministria e Financave, Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.  Objekt: 1. Deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 354, datë 04.06.2014 të Këshillit të Ministrave “Për ngritjen e bazës së të dhënave IMEI për regjistrimin e numrave IMEI të aparateve celulare, që përdoren në rrjetet e shërbimeve të komunikimeve të lëvizshme”. Pezullimin e vendimit nr. 354, datë 04.06.2014 të Këshillit të Ministrave “Për ngritjen e bazës së të dhënave IMEI për regjistrimin e numrave IMEI të aparateve celulare, që përdoren në rrjetet e shërbimeve të komunikimeve të lëvizshme”, thuhet në vendim. 
 
Shkelja 
 
Vendimi për dorëzimin e kodit të celularit shkel nenet 35 dhe 36 të Kushtetutës së Shqipërisë. Neni 35 i Kushtetutës parashikon që askush nuk mund të detyrohet, përveçse kur e kërkon ligji, të bëjë publike të dhëna që lidhen me personin e tij. Liria dhe fshehtësia e korrespondencës ose e çdo mjeti tjetër të komunikimit janë të garantuara. Por, ministrja e Inovacionit mendoi ndryshe. “Qoftë përmes të dhënave të kartës SIM, që janë të dhëna shumë më të shtjelluara dhe shumë më personale, të cilat sot që flasim i posedojnë operatorët celularë, qoftë përmes numrit të IMEI-t; është e mundur të lokalizohet personi. Ky është gjithashtu një detyrim evropian për arsye emergjence, për të ditur nga bie si shembull një thirrje emergjence, një thirrje në rast se ka një aksident etj”, tha ministrja Milena Harito. Adriatik Doçi 
 

Më të lexuarat