BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Kuvendi miraton ligjin që shkarkon avokatin e Berishës, Neshat Fana, nga kreu i Shkollës së Magjistraturës

Kuvendi miraton ligjin që shkarkon avokatin e Berishës, Neshat Fana,
Kuvendi ka miratuar me 79 vota projektligjin për Shkollën e Magjistraturës, duke çuar drejt shkarkimit avokatin e Sali Berishës, Neshat Fana. Në draftin e ri, ligjvënësit propozojnë që zgjedhja e Drejtorit të Magjistraturës të kryhet nëpërmjet votimit të hapur nga ana e anëtarëve të Këshillit Drejtues të Shkollës dhe jo nga KLD. Ky parashikim ligjor shmang Këshillin e Lartë të Drejtësisë në zgjedhjet e drejtorit. Kujtojmë këtu se KLD, muaj më parë, hodhi poshtë kandidaturën e Këshillit Drejtues për drejtorin e Shkollës së Magjistraturës, ndërsa katapultoi me forcë në këtë post avokatin e famshëm të Sali Berishës, Neshat Fana.
 
Drafti i ri parashikon që drejtori i Shkollës së Magjistraturës emërohet nga Këshilli Drejtues i Shkollës, me konkurrim mbi bazën e dokumentacionit, për një mandat 4 vjeçar me të drejtë riemërimi vetëm një herë. Po ashtu, ky draft parashikon që drejtori i Shkollës së Magjistraturës shkarkohet nga Këshilli Drejtues i Shkollës. Në draft janë parashikuar edhe kushtet kur drejtori i Shkollës së Magjistraturës mund të shkarkohet nga Këshilli Drejtues i Shkollës. Ishin deputetët e majtë Armando Subashi, Spartak Braho, Vexhi Muçmataj, Vasilika Hysi, Ulsi Manja, Piro Lutaj, Petrit Vasili, Bashkim Fino, Pandeli Majko dhe Ermonela Felaj që depozituan në Kuvendin e Shqipërisë draftin e ri për Shkollën e Magjistraturës. Dhjetë ligjvënësit e majtë, kanë parashikuar edhe ndryshimin e përbërjes së Këshillit Drejtues të Shkollës.
 
“Nisur nga funksioni rregullator që vetë ligji për arsimin e lartë i njeh Ministrisë së Arsimit, ndryshimet që propozohen në lidhje me strukturën që cakton një përfaqësues të sistemit universitar/akademik në Këshillin Drejtues të Shkollës së Magjistraturës, kanë për qëllim identifikimin e një organi sa më përfaqësues të strukturave universitare. Kështu në gjykimin tonë, Komisioni i Vlerësimit të Titujve Akademikë, organ epror në vlerësimin e dhënies së titujve të lartë akademikë, përfaqëson një strukturë me reputacion të gjithëpranuar dhe nivel profesional të lartë, të tillë që mund të ofrojë garanci për një përzgjedhje sa më dinjitoze në anëtarësinë e Këshillit Drejtues”, pohojnë ligjvënësit.
 

Më të lexuarat