BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Kuvendi në alarm nga përgjimet e policisë, Llalla, Tahiri dhe Visho Lika thirren në Komisionin e Sigurisë, LSI e cilëson skandal që duhet hetuar

Kuvendi në alarm nga përgjimet e policisë, Llalla, Tahiri dhe

Pajisja e përgjimit të Saimir Tahirit ka vënë në alarm të gjithë politikën shqiptare. Komisioni parlamentar i Sigurisë ka zhvilluar dje një mbledhje urgjente për këtë çështje, teksa janë thirrur në raportim ministri i  Brendshëm, Saimir Tahiri, kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako, Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla dhe drejtuesi i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Lika. Seancat dëgjimore janë planifikuar të zhvillohen sot nisur nga ora 10:00, ku i pari për të raportuar është Tahiri dhe raportimet do të mbyllen me kreun e SHISH, Visho Lika. Ndërkaq, dje Komisioni i Sigurisë u mblodh pas një kohe të gjatë ndërprerje, ndërsa u përfshi në debate. Nënkryetari i Komisionit, Flamur Noka, që drejtoi mbledhjen në mungesë të Spartak Brahos, dënoi skandalin e përgjimeve, duke thënë se kërcënon sigurinë kombëtare. “Ekzistenca e një pajisje të paligjshme përgjimi dhe përdorimi në mënyrë të paligjshme, përbën një krim shumë të rëndë”, tha Noka. Në debat u përfshi dhe deputeti, njëherësh Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Luan Rama, i cili tha se nëse është e vërtetë një ngjarje e tillë, përbën skandal të madh dhe implikon shumë organe. “Unë rezervoj të drejtën ta besoj këtë informacion, për sa kohë është mediatik, ndërkaq nuk kam asnjë arsye të dyshoj që autoritet që drejtojnë Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit të kenë vepruar në kundërshtim me ligjin, se po të ishte kështu jemi para një skandali të madh, sepse atje ka njerëz të përgjegjshëm që nuk do të guxonin, besoj unë të vepronin në këtë mënyrë për shkak se pasojat nuk lidhen vetëm me individët, por lidhen shumë më tepër se kaq”, theksoi ligjvënësi i LSI. Ai shtoi se në rast se pajisja ekziston në polici në mënyrë të paautorizuar, përgjegjës për këtë janë më shumë individ dhe ngjarjes duhet t’i shkohet deri në fund. “Kemi të bëjmë me një pajisje që kalon nëpër një procedurë ligjore, ku ka implikime jo vetëm pala që e ka marrë, nëse është kështu, por edhe shërbimi doganor, nga ka ardhur, si ka ardhur, kush e ka porositur, në adresë të kujt etj. E dyta nuk është një pajisje që e përdor vetëm një individ. Implikimi i disa individëve e bën shumë më të vështirë dhe më të pamundur zbatimin e kësaj praktike në kundërshtim me ligjin”, u shpreh deputeti i LSI.

Diskutimet

Më të kujdesshëm në diskutim ishin deputetët e PS në Komisionin e Sigurisë. Pasi kundërshtuan thirrjen e ministrit Tahiri dhe të drejtuesve të tjerë në Kuvend për raportim, ata braktisën punimet e komisionit. Socialistët fillimisht replikuan me deputetin e LSI, Luan Rama dhe me deputetët demokratë që këmbëngulën në faktin se Tahiri është përgjegjësi  kryesor për sjelljen ilegale të pajisjes së përgjimit, që dyshohet se ka 6 muaj që është vendosur në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. “Vini këtu dhe thoni të kërkojmë në seancë dëgjimore ministrin dhe citoni me radhë të gjithë organet e tjera. Po ta lexosh me kujdes rregulloren e Kuvendit thuhet që të drejtën për të thirrur në seancë e ka komisioni ose 1/3 e saj. Në fakt ju jeni vetëm 3 vetë këtu, por ne ende nuk e kemi provuar që edhe ne jemi plotësisht dakord për ta zbardhur një gjë të tillë”, tha deputeti i PS, Xhemal Qefalia. Edhe deputeti Paulin Sterkaj tha se nuk mund të flitet për një pajisje që ende nuk është e sigurt nëse ekziston apo jo. Ndërsa deputeti socialist, Piro Lutaj, tha se duhet pritur që Prokuroria e Përgjithshme të mbyllë hetimet e nisura. Largimi i deputetëve socialistë u lexua nga demokratët si shenjë shqetësimi. Deputeti i PD Astrit Patozi tha se nëse skandali i përgjimit është i vërtetë do të shkaktojë “përmbysje në politikën shqiptare”.

Debatet dhe replikat në Komisionin e Sigurisë

-Flamur Noka: Ekzistenca e një pajisje të paligjshme përgjimi dhe përdormi në mënyrë të paligjshme, përbën një krim shumë të rëndë. Ekzistenca  e një pajisje të tillë përbën jo vetëm një shkelje të rëndë të legjislacionit në fuqi, por ajo përbën një kërcënim serioz të lirive dhe të drejtave të njeriut dhe një kërcënim serioz të sigurisë kombëtare. 

-Luan Rama: Unë rezervoj të drejtën ta besoj këtë informacion, për sa kohë është mediatik, ndërkaq nuk kam asnjë arsye të dyshoj që autoritet që drejtojnë Ministrin e Brendshme dhe Policinë e Shtetit të kenë vepruar në kundërshtim me ligjin, se po të ishte kështu jemi para një skandali të madh.

-Paulin Sterkaj: Është fakt kjo pajisja? Pse flisni sikur të jetë fakt?

-Luan Rama: Nuk e them se është fakt. Unë po parashtroj.

-Flamur Noka: Është fakt, Paulin mos u ngut. 

-Luan Rama: Nuk thash që është fakt, pse mërzitesh ti Paulin. 

-Flamur Noka: Zotëri, kjo pajisje ekziston dhe Policia e Shtetit e ka pranuar. 

-Luan Rama: Unë e përsëris edhe një herë për merakun e Paulinit, që nuk jam i prirur ta besoj që kanë lajthitur drejtuesit e policisë dhe të Ministrisë së Brendshme të hynë në një praktik të tillë të paligjshme. Nëse kjo praktik provohet atëherë hymë në një kapitull tjetër; të trajtimit të një skandali që ka të bëjë me zbatimin e ligjshmërisë në këtë vend, në rolin e institucioneve në këtë vend dhe me mbrojtjen e integritetit të çdo individi dhe të drejtave të njeriut në këtë vend.  

-Paulin Sterkaj: Unë nuk kam merak, por që të vijmë dhe të bëjmë analiza sikur e kemi pajisjen këtu në tavolinë dhe të vazhdojmë ta gjykojmë, kjo nuk më duket e drejtë. Nëse çështja është në hetim ne nuk kemi të drejtë të thërrasim Prokurorinë e Përgjithshëm, pasi ne nuk hetojmë. 

-Xhemal Qefalia: Juve nuk keni asnjë të drejtë që të ngrini zërin dhe të vendosini veton këtu. Në fakt ju jeni vetëm 3 vetë këtu, por ne ende nuk e kemi provuar që edhe ne jemi plotësisht dakord për ta zbardhur një gjë të tillë. 

-Flamur Noka: Faleminderit, këtë thuaj.

-Xhemal Qefalia: Juve në fakt ju funksionin shumë mirë qytetari dixhital dhe jua jep të gjitha informacionet që ngjarjet janë të vërteta. 

-Flamur Noka: Deri tani të vërteta kanë rezultuar Xhemal.

-Xhemal Qefalia: Fakti që vërtetohen të gjitha informacionet që thotë qytetari dixhital tregon që ju vazhdoni ta keni informacionin shumë të saktë, që ky aparati i përgjimit mund të jetë edhe në dikastere të tjera të rëndësishme, që jua jep juve si informacion që ju nuk nguroni herë pas herë të dilni në konferenca shtypi. 

-Pjerin Nderiu: Problemi është këtu: ne nuk kemi informacionin e nevojshëm të diskutojmë mbi një fakt që është bërë publik në media por ne nuk kemi asnjë informacion se në çfarë faze është Prokuroria. 

-Luan Rama: Askush nuk është kundër përball një shqetësimi. Piro (Lutaj) tha më parë që Prokuroria e heton ngjarjen dhe nuk ka pse përfshihemi ne. Nëse Piro e di që çështjen e heton Prokuroria atëherë i bie që çështja të jetë e vërtetë. (Deputetët socialistë braktisin komisionin).

-Astrit Patozi: Fakti që kolegët e shumicës ikën nga mbledhja e Komisionit tregon se ata janë shumë të shqetësuar sot, ndërkohë që të shqetësuar duhet të jenë qytetarët, duhet të jemi ne si Komision, Parlamenti dhe të gjithë institucionet e këtij vendi. Ata mesa duket janë më shumë të shqetësuar mos na mërziten 3 apo 4 drejtues institucionesh për të ardhur në seancë dëgjimore sesa për përmasat e këtij skandali, i cili në rast se rezulton e vërtetë, sigurisht që mund të shkaktojë përmbysje në politikën shqiptare.  Erneta Shevroja

Më të lexuarat