BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Letra e Tahirit, Naço procedim disiplinor për gjyqtarin e Kavajës, zbardh shkeljet

Letra e Tahirit, Naço procedim disiplinor për gjyqtarin e
Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, ka reflektuar pas letrës që Saimir Tahiri i dërgoi Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, ku kërkonte hetim dhe marrje masash për 65 vendime gjyqësore të dyshimta të gjykatave për lirimin e personave me shkelje dhe rrezikshmëri të lartë. Ministri Naço do t’i kërkojë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, procedim disiplinor ndaj gjyqtarit të Kavajës, Osman Aliu, i përfshirë dhe në letrën e Ministrit të Brendshëm.
 
“Ministria e Drejtësisë, bëri me dije se Drejtoria e Inspektimit të Gjyqësorit dhe Prokurorisë bazuar në urdhrin e Ministrit të Drejtësisë nr. 2332/1 prot, datë 31.03.2014 “Për ushtrimin e inspektimit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë dhe Gjykatën e Apelit Durrës”, nga data 31.03.2014 deri në datën 01.04.2014, inspektoi Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë dhe në funksion të saj edhe Gjykatën e Apelit Durrës. Objekti i këtij inspektimi ishte në gjykimin e kërkesave për vleftësimin dhe caktimin e masave të sigurimit personal, për periudhën 01.01 2014 deri 28.03.2014”, thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Drejtësisë.
 
Inspektimi u ushtrua në përputhje me nenin 102, pika 4, të Kushtetutës, të nenit 6, pika 9, të ligjit nr. 8678, datë 14.05. 2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë”, i ndryshuar, neneve 31 e vijues të ligjit nr. 9877/2008 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Sipas këtij kuadri ligjor, Ministria e Drejtësisë kryen inspektime në gjykatat e shkallës së parë dhe të apeleve, me qëllim respektimin e Kushtetutës, ligjeve, realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, si dhe kontribuimin në parandalimin e shkeljeve të ligjit. Ky inspektim, u iniciua mbi bazën e shqetësimit të bërë publik nga Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, mbi veprimtarinë gjyqësore të gjyqtarit pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, Osman Aliu. Rastet e përmendura i referohen moszbatimit të ligjit nga ana e gjyqtarit Osman Aliu, në gjykimin e kërkesave për caktim dhe vleftësim të masave të sigurimit personal.
 
 

Më të lexuarat