BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Letra e Tahirit për 25 shkeljet e gjykatave, Nishani: Ankesën do i'a përcjell Ministrit Naço për masat disiplinore

Letra e Tahirit për 25 shkeljet e gjykatave, Nishani: Ankesën do
Pas letrës që Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i dërgoi Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, në lidhje me 25 vendimet e gjykatave dhe Prokurorisë së rezultojnë me shkelje, ka reaguar institucioni i Presidencës. 
 
Sipas informacioneve që përcjell Kabineti i Presidentit të Republikës, bëhet e ditur se Institucioni i Presidencës do shqyrtojë këto raste, duke bërë verifikimet e duhura, duke shtuar se animimin do ja përcjellë Ministrisë së Drejtësisë. 
 
"Kabineti i Presidentit e siguron ministrin, se Institucioni i Presidentit të Republikës do ta përcjellë këtë ankim tek Ministri i Drejtësisë duke i kërkuar këtij të fundit të kryejë me shpejtësi të gjitha verifikimet e nevojshme dhe si autoriteti i vetëm që ligji njeh për fillimin e masave disiplinore ndaj gjyqtarëve që shkelin ligjin, të fillojë procedimin disiplinor për të gjitha rastet e konstatuara me shkelje", theksohej në deklaratën për mediat.
 
Më tej Nishani thekson se në këtë mënyrë do të mund të ketë një koordinim më të mirë mes ministrave të qeverisë, lidhur me çështjet ligjore, ndërsa shton se është i gatshëm që këtë bashkëpunim ta lehtësojë me ndërmjetësimin e tij. 
 
"Institucioni i Presidentit të Republikës do të dëshironte të shihte një koordinim dhe bashkëveprim të drejtpërdrejtë midis ministrave të qeverise për çështjet që ligji i ngarkon, por mbetet i gatshëm të angazhohet për ta lehtësuar këtë bashkëpunim të tyre", thuhet në deklaratën e Presidencës.
 
Më tej theksohet se në kuadër të reformës në drejtësi, do t'i kërkohet Qeverisë një platformë, e më pas do të nisin konsultimet dhe me Komisionin e Venecias. 
 
"Institucioni i Presidentit të Republikës, duke e konsideruar reformën në drejtësi si një nevojë të madhe për qytetarët shqiptarë, nxit Qeverinë Shqiptare që në vijim të konkluzioneve dhe rekomandimeve të Konferencës se 6 Tetorit, të inicuar nga Presidenti, të paraqesë sa më parë një Platforme për këtë reformë dhe Planin e Veprimit për realizimin e saj. Të nise sa më parë konsultimin e saj me Komisionin e Venecias, Komisionin Evropian, misionet ndërkombëtare të SHBA dhe BE si dhe aktoret vendas, për të patur një rezultat konkret te kësaj reforme", përfundon deklarata e Presidencës.  
 

Më të lexuarat