BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Ligji i lustracionit në Kuvend, deputetë, ambasadorë dhe shoqëria civile kërkojnë hapjen e dosjeve të sigurimit, pro çamët dhe FRD

Ligji i lustracionit në Kuvend, deputetë, ambasadorë dhe
Shkon në Kuvend drafti i ri për hapjen e dosjeve të sigurimit të shtetit. Drafti i depozituar në Parlament nga shoqëria civile, parashikon që të gjithë personat që do të mbajnë poste kyçe në administratën publike, duhet të plotësojnë fillimisht një formular ku do të vërtetohet nëse ka qenë apo jo bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit. Përfaqësuesit e shoqërisë civile, theksojnë se në këtë draft propozohet që të hapen dosjet e politikanëve, drejtuesve të komuniteteve fetare dhe madje edhe të gazetarëve.
 
Në këtë kuadër, gjatë konferencës për media të zhvilluar dje, deputetë, ambasadorë dhe shoqëria civile, kanë kërkuar hapjen e dosjeve të sigurimit të shtetit. Kësaj nisme i është bashkuar edhe deputeti i PDIU-së, Shpëtim Idrizi dhe Sekretari i Përgjithshëm i FRD, Gazmend Oketa. Gjatë një konference për mediat, Elsa Ballauri, kryetarja e shoqatës për të drejtat e njeriut, deklaroi se në ligjin e lustracionit, ndryshe nga ligji i mëparshëm që kishte vetëm lustracioni, është përfshirë edhe hapja e dosjeve. Ajo deklaroi se ndryshe nga Gjermania, vendi ynë e ka nisur mbrapsht çështjen për hapjen e dosjeve të sigurimit të shtetit. Më tej, Ballauri tha se nuk duhet të trembemi nga politika, ndërsa shprehu bindjen se do të gjej mjaftueshëm deputetë për t’i mbështetur në nismën e ndërmarrë.
 
“Ne duhet të fillojmë një proces të ri, nuk është vetëm ligji për hapjen e dosjeve. Është e sigurt që do gjendet një derë, që do të bëjë pastrimin e shoqërisë shqiptare. Shpresoj këtë radhë që ligji të realizohet. Nuk është një gjë teknike, por një frymë e re. Ndryshe nga Gjermania që ka pasur një model ndryshe, ne e kemi nisur mbrapsht. Duhet ta fillojmë me ndërgjegjësim të vërtetë, duhet të jemi të motivuar. Nuk duhet të kemi frikë nga politika, se ata do të shkojnë drejt frymës jo të shoqërisë. Ne do të gjejmë shumë deputetë që do të luftojnë për këtë akt”, deklaroi Ballauri. 
 
Dosjet e sigurimit
 
Kryetarja e Shoqatës për të Drejtat e Njeriut, deklaroi se dosjet e sigurimit të shtetit ishin një nga mënyrat e shtetit komunist për të mbajtur peng lirinë e shtetasve të vetë. “ Dosjet e sigurimit ishin një nga mënyrat e shtetit komunist për të mbajtur peng lirinë e shtetasve të vetë. Shqipëria hyn në vendet që qëndrojnë në krye të listës për numrin e sigurimsave dhe intensitetin e lartë të përndjekjeve që u janë bërë qytetarëve. Dosjet janë ende një përrallë e treguar, ato janë fshehur nga politika, madje edhe dëmtuar prej saj për një kohë shumë të gjatë. Por ende, ato ekzistojnë. Hapja e dosjeve është një domosdoshmëri sepse ato, së pari, janë pjesë e historisë sonë të përbashkët, kanë dëmtuar jetën tonë të përbashkët, janë një pengesë për të ardhmen tonë të përbashkët. Për këtë arsye ato duhet të bëhen transparente për njerëz që kërkojnë të dinë të shkuarën e tyre, të sqarohen për atë që kanë pësuar. Por edhe për ata që nuk janë pjesë e dosjeve, hapja e tyre është një mundësi për të njohur më mirë sistemin komunist”, tha Ballauri.  Joana Tafa
 

Më të lexuarat