BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Liliana Hoxha: Enver Hoxhën e vrau UDB nëpërmjet Nexhmijes, Ramiz Alisë, Isuf Kalos dhe Sulo Gradecit

Liliana Hoxha: Enver Hoxhën e vrau UDB nëpërmjet Nexhmijes, Ramiz

Gruaja e djalit të Enver Hoxhë, Liliana Hoxha, ka deklaruar dje se Enver Hoxha është helmuar nga UDB jugosllave, në bashkëpunim me Nexhmije Hoxhën, Ramiz Alinë, Isuf Kalon dhe Sulo Gradecin. Liliana Hoxha ka pohuar se Nexhmije Hoxha dhe Ramiz Alia kanë bashkëpunuar për të eliminuar Enver Hoxhën, për t’i marrë pushtetin. Po ashtu, edhe për PD dhe PS, ajo tha se janë në duart e Nexhmije Hoxhës. “Ajo ka një llogari të hapur, i ka dokumentet në sirtarin e saj. Nexhmije Hoxha e ka vrarë Enver Hoxhën. Pas shkëputjes nga Jugosllavia, ne mbetëm domen i UDB. Masat ishin marrë nëpërmjet grave dhe gratë janë më të ashpra gjatë gjithë historisë.

U kapën tre kokat më kryesore. Enver Hoxha nëpërmjet Nexhmijes, Vito Kapo me Hysniun dhe Fiqiretja me Mehmetin. Enveri është vrarë nëpërmjet skemës shumë të rafinuar, skemë të cilën e njihte Nexhmija, e njihte Ramiz Alia, Sulo Gradeci dhe mjeku personal Isuf Kalo. Këta të gjithë mbeten vegla të UDB. Ajo gjithnjë e ka sabotuar Enver Hoxhën. Dhe e izoluan këta, duke i thënë se ti je duke vdekur nga çasti në çast. Zemra jote është bombë me sahat dhe këtë ia kanë thënë në ’72. Dhe këtë ia thoshte Isuf Kalo. Këtë e kam dëgjuar dhe unë. Vito Kapo nuk e përmendi Ramiz Alinë, kurse atëherë në ‘78 ajo insinuonte për Ramiz Alinë”, tha ajo. Liliana Hoxha ka deklaruar se Vito Kapo dhe Fiqirete Shehu ishin spiune. “Asnjë gjë nuk e mohon që Vito Kapo dhe Fiqirete Shehu ishin spiune.

Drama ku kanë ecur ato është çështje e luftës për pushtet. Unë them se Mehmeti është i vrarë. Enveri nuk kishte pse ta vriste, e kishte krahun e djathtë. Edhe po të kishin një aktivitet deri diku agjenturor, se Enver Hoxha e dinte që Mehmet Shehu ishte i KGB dhe e lejoi vetë. Enver Hoxha ka besuar pushtet, nuk ka deleguar pushtet. Ka besuar të shoqen. Ramiz Alinë nuk e përfillte. Ai erdhi në atë post, se iku Hysni Kapo dhe Mehmeti Shehu. Nexhmia ka deleguar pushtet te Ramiz Alia dhe kanë vepruar të dy mbrapa shpinës së Enverit”, tha ajo.


 

Më të lexuarat