Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport
  • Akuzat e Doshit, Fufi: Ngjarja është shumë e rëndë, kërkon një hetim të thellë objektiv
  • Llalla transferon kryeprokurorin e Krimeve të Rënda, Eugen Becin, në vend të tij komandon Adnand Xholin
  • Berisha: Këshilli i vrasjeve ka zgjedhur si rrugë shpëtimi manipulimin e dëshmive dhe të famshmen "fajin e ka Saliu"!
  • Ilir Meta mbledh ministrat e LSI në Kryesinë e Kuvendit
  • Mogherini: Rusia të reflektojë për veprimet e saj
  • Nis bashkëpunimi me Serbinë, Meta -Gojkoviç: Serbia dhe Shqipëria e kanë të ardhmen të mirë integruar brenda familjes evropiane
  • Debate në komisionin e Ligjeve, braktiset nga opozita, kërkon largimin e Metës, Ristani: Vrasësit nuk duhet të sorollaten korridoreve
  • Përfundon takimi mes kryeministrit Rama dhe kryeparlamentarit Meta

Liria e medias, Freedom House: Pjesërisht e lirë

 Liria e medias, Freedom House: Pjesërisht e lirë

Organizata "Freedom House", e ka konsideruar Shqipërinë si një vend me liri pjesërisht të lirë të medias. Sipas raportit, Shqipëria ka shënuar përparim, ndërsa Kosova ka shënuar një hap prapa. Rezultati i Shqipërisë është 49, dy pikë më lart nga 51 vitin e kaluar, në një shkallë ku 0 është rezultati më pozitiv dhe 100 më negativi. Përsa i takon renditjes së vendeve, Shqipëria është e 96-ta mes 197 vendesh, në krahasim me vendin e 107-të të vitit të kaluar. Rezultati për Kosovën është po 49, por në renditjen e vendeve është e 102-ta në krahasim me 98 vitin e kaluar.

Qeveria u dëmtua nga dyshimet për korrupsion
"Qeveria e Berishës u dëmtua nga dyshimet për korrupsion dhe shpërdorim detyre në vitin 2008. Megjithatë në zgjedhjet parlamentare të 2009, PD mori 68 vende nga 140 dhe përfundimisht u formua një qeveri e koalicionit me tre parti të vogla".

Protesta e 21 Janarit

"Në janar të vitit 2011, pasi media shqiptare publikoi  një regjistrim video që tregonte Zv Kryeministrin Ilir Meta, në një marrëdhënie korruptive, PS udhëhoqi  një protestë të madhe kundër qeverisë së Berishës në Tiranë. Katër demonstruesit u qëlluan dhe u vranë nga Garda Republikane që mbrojnë zyrën e kryeministrit dhe dhjetëra protestues e polici u plagosën në përleshjet e lidhura. Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama nisi një hetim për vdekjen, por Berisha ngriti një hetim paralel dhe akuzoi Ramën, Topin, PS-në, Shërbimin Informativ Shtetëror (SHISH) dhe gazetarët kryesorë se orkestruan një grusht shteti  në tentativë".

"Në prill të vitit 2012, Ina Rama ka akuzuar katër persona  në dhunën e 11 Janarit: dy ish komandantë të Gardës u akuzuan për vrasje, njëri nga shoferët e tyre për pengim të drejtësisë si dhe një ekspert kompjuteri  i zyrës së kryeministrit, akuzuar për fshirjen  e dëshmive në video. Eksperti i kompjuterit u lirua në korrik dhe gjykimi i të tjerëve vazhdoi deri në fund të vitit. Berisha vazhdoi të këmbëngulte gjatë vitit 2012 dhe të kërcënonte Ramën".

Wednesday, May 1, 2013 - 21:22
Total votes: 9