BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Lulzim Basha: Nëse policia na provokon do të reagojmë, qytetarët do e vendosin sa do të zgjasë protesta

Lulzim Basha: Nëse policia na provokon do të reagojmë,

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka paralajmëruar se nëse policia do të provokojë protestuesit, do të ketë reagim. Në mesazhin e tij të fundit dhe thirrjen për protestë masive, Basha tha se protesta do të jetë e qetë dhe demokratike, por në rast se do të ketë provokim nga ana e policisë, do të reagohet. “Policia i ka marrë mesazhet. Po ia përsëris edhe sot, të mos bjerë pre e asnjë manipulimi politik, të mos provokojë, përndryshe do të përballet me pasojat e sjelljes provokative. Por jam i bindur se e nesërmja do të jetë një festë gjigante demokracie, shprehja më e drejtpërdrejtë e vullnetit të qytetarëve për t’i dhënë fund të keqes, për të marrë së bashku një vendim të madh nesër për zgjedhje të lira dhe të ndershme, që do ta marrim së bashku aty, të gjithë së bashku, të gjithë qytetarët”, tha kryetari i PD në një deklaratë të dhënë mediave në hyrjen e godinës së selisë blu. Në vijim, Basha u shpreh se janë dhjetëra qytetarë që kanë konfirmuar pjesëmarrjen në protestën e sotme, që siç tha ai, do të jetë një bashkim i madh popullor. “Edhe një herë dua të falënderoj dhjetëra, mijëra qytetarë që kanë konfirmuar pjesëmarrjen, që kanë konfirmuar me mesazhet e tyre mbështetjen dhe qëndresën, përkushtimin deri në arritjen e fitores. Dhe të ftoj çdo shqiptar, eja nesër, bashkohu! Është një bashkim i madh popullor,  është një festë e çdo qytetari. Të vijnë me gratë, me të rejat, me të rinjtë, me familjet. Ne do të jemi me familjet tona. Do të jetë një protestë madhështore, do të jetë një bashkim madhështor dhe të gjithë së bashku do të hapim një derë të re për Shqipërinë tonë dhe për jetën e çdo shqiptari”, u shpreh lideri i Partisë Demokratike.

Afati i protestës

Basha nuk dha një ditë për mbylljen e protestës. Kryedemokrati tha se PD ka vendosur vetëm datën dhe orën e fillimit të protestës, por do të jenë qytetarët ata që do të vendosin se kur do të mbyllet kjo protestë. “Fillimi i protestës është përcaktuar nga Partia Demokratike, nga opozita në orën 12:00. Qytetarët janë ata të cilët do të vendosin kohëzgjatjen dhe mbarimin e protestës, padyshim me fitore. Me fitore qytetare, të kauzës qytetare, të kauzave të shumta që do të bashkojnë shqiptarët nesër në protestë”, tha Basha. Në vijim, ai tha se sot do të mbahet një protestë madhështore dhe e qetë. “Unë sot dua t’i garantoj ata se nesër(sot) të gjithë bashkë me fuqinë e madhe të pjesëmarrjes popullore, me fuqinë e madhe të bashkimit përmes një proteste madhështore, një shfaqjeje demokratike të forcës së pamposhtur të qytetarëve të bashkuar, por po kështu paqësore, do t’i tregojmë çdo shqiptari dhe botës mbarë, e cila do të jetë me sytë tek ne, dhe do na mbështesë, dhe bota demokratike po na mbështet për fitoren e kauzës së drejtë të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, pra do t’u tregojmë se shqiptarët kanë të njëjtat vlera qytetare, kanë të njëjtin përkushtim ndaj dinjitetit të tyre, ndaj të ardhmes së fëmijëve të tyre dhe familjeve të tyre dhe prandaj ngrihen, bashkohen dhe nuk thyhen deri sa të realizojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme një pushtet të qytetarëve dhe jo një pushtet të pushtetarëve të korruptuar e të lidhur me krimin”, u shpreh Basha.

Erneta Shevroja

 

Më të lexuarat