BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Lulzim Basha premton struktura për të mbrojtur militantët në administratë

Lulzim Basha premton struktura për të mbrojtur militantët në

Edhe në fushatën fasadë për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i projektuari i familjes për në krye të selisë blu, nuk heq dorë nga mashtrimet dhe marrëzitë. Në një mungesë të një platforme, vizioni dhe projekti për të drejtuar PD, Basha propozon si alternativë të tijën, mbrojtjen me forcë të militantëve të PD në administratën shtetërore. Në kuadër të fushatës fasadë për kreun e PD, në Sarandë dhe Delvinë, Basha premtoi se një nga iniciativat e para të PD nën drejtimin e tij, do të jetë hapja e zyrave të posaçme në të gjithë territorin e vendit, për të evidentuar dhe mbrojtur çdo punonjës të administratës i cili do të përballet me largimin abuziv të paralajmëruar nga puna, nga mazhoranca e re e votës së deformuar, siç e konsideroi z. Basha. Premtimi i Bashës për të ruajtur vendin e punës të militantëve të PD nëse ai do të kryesojë këtë parti, është edhe një manovër për të siguruar votën e anëtarëve të selisë blu, më datë 22 korrik, kur të zgjidhet kreu i ri i PD. Ky premtim vjen pas anëtarësimeve të reja që u bënë në PD, me rastin e zgjedhjeve për liderin e ri të së djathtës shqiptare pas dorëheqjes së liderit historik, Sali Berisha. “Aksioni ynë politik duhet të nisë menjëherë. Ne do të luftojmë me të gjithë mjetet për të mbrojtur shërbimin civil nga revanshi që pritet të fillojë, përmes ngritjes së zyrave të posaçme në të gjithë territorin e vendit, për të evidentuar çdo rast abuzivizmi të tillë, ngritjen e grupeve të posaçme juridike, në mënyrë që në përputhje me ligjet e vendit, kushdo që guxon të ngrejë hapa të tillë, të përballet në mënyrë të menjëhershme, nëpërmjet sistemit juridik shqiptar, me faturën ligjore, financiare dhe politike të një abuzivizmi të tillë”, u shpreh Basha.

Basha premton largimin e Ramës

Kandidati Basha premtoi se si kryetar i PD, ai do të bashkojë demokratët dhe do të çojë kryeministrin Edi Rama sërish në opozitë. Në platformën e Bashës, një rëndësi e veçantë i kushtohet edhe dëgjimit të zërit të çdo anëtari dhe militanti të PD. Ai vlerëson se vetëm në këtë mënyrë dhe duke vlerësuar kontributin e gjithsecilit, PD do të arrijë të mësojë nga gabimet e së kaluarës dhe të rikthehet në pushtet në një kohë të shpejtë. “2011 është një tjetër provë, që një bashkim zemrash e mendjesh dhe një vullnet fitues bëri të mundur largimin e kryesocialistit nga pushteti, çuarjen e tij në opozitë. Jam i bindur, kam besim të plotë se prapë të bashkuar dhe bazuar në vullnetin e zemrave dhe mendjeve të çdo demokrati e demokrateje, pa përjashtim, unë do ju udhëheq përsëri drejt largimit të kryesocialistit nga pushteti që ka marrë dhe kthimin e tij në opozitë. Pasi të jemi siguruar se zëri i çdo anëtari dëgjohet, është detyra jonë të ndërtojmë instrumentet tona, për të thithur të gjithë atë energji pozitive si dhe për të pritur të gjithë atë pakënaqësi që pritet të shkaktojë qeverisja e pritshme prepotente, arrogante, korruptive dhe abuzive e Edi Ramës dhe koalicionit të tij të votës së deformuar”, Basha.

Gara për kreun e PD

Gara për kreun e PD nuk respekton statutin e partisë. Megjithatë, sidoqoftë, do të ishte sërish garë formale pasi fituesi është projektuar më herët. Kandidati i mundshëm për kreun e PD, Lulzim Basha, ndonëse formale, nisi fushatën e tij fillimisht në Qarkun e Elbasanit. Gjatë fjalës së tij, ai nënvizoi se kandidatura nuk është ambicie personale, por një përgjegjësi dhe se parësore mbetet shkurtimi i ditëve të Ramës në qeveri. “Në 23 Qershor ne nuk korrëm rezultatin që shpresonim dhe që mendonim se meritonim. Ky moment duhet analizuar dhe ne do të bëjmë një analizë të plotë dhe që nuk do të jetë për të larë duart nga përgjegjësitë dhe as për të bërë koka turku, por do të jetë një analizë që ti shërbejë PD të analizojë pjesën e saj të përgjegjësisë, të nxjerrë mësime dhe të dali më e fortë për sfidën e radhës elektorale”, u shpreh Basha. Eneida Jaçaj

Më të lexuarat