BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Lunacek: PD-PS të marrin në konsideratë rekomandimet e Venecias, integrimi në BE me pasoja nëse nuk miratohet

Lunacek: PD-PS të marrin në konsideratë rekomandimet e Venecias,
Ulrike Lunacek, zëvendës/presidentja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek, u ka bërë thirrje partive politike që të marrin në konsideratë rekomandimet e Komisionit të Venecias për reformën në drejtësi. Ajo pohoi se integrimi në BE lidhet direkt me reformën në drejtësi.
 
“Progresi i matshëm, veçanërisht në drejtim të vendosjes së ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reformës në administratën publike dhe të drejtave themelore duhet të vendosen në qendër të procesit të anëtarësimit në BE. Disa diplomatë të huaj kanë konsideruar që mosmarrëveshjet për Reformën Gjyqësore mund të sjellin shumë pasoja në integrimin e Shqipërisë në Evropë. Në këndvështrimin tuaj, mosaprovimi i Reformës mund të ketë vërtet pasoja për vendin tonë? Dhe, besimi i qytetarëve në sistemin e drejtësisë është esencial. Unë e vlerësoj bashkëpunimin e ngushtë të Komisionit Parlamentar ad hoc për Reformën në Drejtësi me Komisionin e Venecias. Por, autoritetet shqiptare duhet të marrin në konsideratë rekomandimet e tyre dhe të punojnë në drejtim të një kompromisi për ndryshime të thella në sistemin juridik”, u shpreh Lunacek. Ajo theksoi se reforma në drejtësi do të bëjë që të mos ketë gjyqtarë të papërgjegjshëm dhe një sistem gjyqësor të varur nga politika.
 
“Kjo gjithashtu ka të bëjë edhe me pavarësinë e plotë të drejtësisë, si dhe përgjegjshmërinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve, por edhe në paanësinë e gjykatave veçanërisht Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Këshilli Evropian duhet t’i japë mbështetjen maksimale Komisionit të Venecias në këtë proces”, tha Lunacek. Ndër të tjera, ajo shprehu shqetësimin për shtrirjen e gjerë të korrupsionit. “Jemi shumë të shqetësuar për shtrirjen e korrupsionit në shtresa të ndryshme të shoqërisë, veçanërisht në arsim, mjekësi dhe drejtësi. Adoptimi i strategjisë kombëtare antikorrupsion 2015-2020 dhe Plani i Aksionit 2015-2017 për këtë problem vazhdon të jetë i mirëpritur”, tha ajo. 
 

Më të lexuarat