BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Mafia e cigareve bllokon ligjin e akcizës, mbi 20 milionë euro grabitje shqiptarëve

Mafia e cigareve bllokon ligjin e akcizës, mbi 20 milionë euro
Skandal i madh me ligjin e akcizës së cigareve. Mafia dhe oligarkët e cigareve në Shqipëri, e cila ka kapur me rrjetën e interesave edhe segmente të qeverisë, ka bllokuar ligjin e ri për akcizën e cigareve, për qëllime klienteliste dhe interesa biznesi në kurriz të taksapaguesve dhe buxhetit të shtetit. Nuk dihet dora e fundit që po mban peng miratimin e ligjit të ri, por në skandal janë implikuar edhe disa ministra. Skema është shumë e thjeshtë. Ligji po shtyhet në mënyrë të qëllimshme, në mënyrë që grosistët e cigareve të mbushin tregun, për të pagur më pak akcizë.
 
Dëmi llogaritet miliona euro, të paktën mbi 20 milionë euro. Ligji u bllokua javën e kaluar. Por, edhe këtë javë, mafia e cigareve, ka ndërhyrë, duke bllokuar miratimin e draftit të ri të akcizës, që rrit koston e cigares. Atyre u kanë mbetur anijet dhe maunet me cigare rrugës, ndaj ligji po mbahet peng, deri kur magazinat e tyre të mbushen me cigare me akcizën aktuale. Në skenë pritet të dalë edhe ministri Damjan Gjiknuri, i cili do të justifikojë skandalin në fjalë. Sipas burimeve, ka mjaftuar një telefonatë javën e kaluar, që drafti të hiqet nga rendi i ditës. Në Komisionin e Ekonomisë, me propozim të kryetarit Erjon Braçe u miratua një variant i ligjit, që nuk i lejonte importuesit të importojnë më shumë se 5 për qind nga viti i kaluar nga data e shpalljes së vendimit të qeverisë. Ndërkohë, me ligjin e vjetër shuma ishte 15 %, ku grosistët mbushin magazinat para se të rritet akciza e cigares. E njëjta gjë po ndodh edhe tani. E njëjta gjë ka ndodhur edhe më çmimin e naftës. Ndërkaq, dyshimet janë shprehur dje nga dy deputetë të PD, Erion Braçe dhe Paulin Sterkaj, në një seancë ku i pranishëm ishte edhe ministri i Financave, Shkëlqim Cani. Ata denoncuan rritjen e çmimit të cigares nga 15 për qind ose 30 lekë për paketë. 
 
Kritikat për abuzime me akcizën
 
Komisioni parlamentar i Ekonomisë është përfshirë nga debate në mbledhjen e djeshme, sa i përket akcizës së cigareve, ligj që pritet të miratohet këtë të enjte në Parlament. Ka qenë deputeti socialist Erjon Braçe, i cili i ka kërkuar Ministrit të Financave, Shkëlqim Cani, listën e çmimeve të cigareve nga korriku e tutje, duke pretenduar se çmimi është rritur para se të hyjë në fuqi ligji. “Pse rritet çmimi i duhanit kur akciza s'është miratuar? Kërkoj çmimet e duhanit që nga muaji korrik”, tha Braçe. Ndërsa ministri Cani sqaroi se çmimet e cigareve nuk mund të rriten para se të hyjë në fuqi ligji i ri, pasi kjo gjë sipas tij, është e kundraligjshme.
 
Debatet 
 
Deputetët e Partisë Socialiste i kanë bërë dje “dush të ftohtë”, ministrit të Financave, Shkëlqim Cani, teksa ky i fundit paraqiste në mbledhjen e Komisionit për Ekonominë dhe Financat, ndryshimet në ligjin “Për prodhimin, transportimin dhe tregtimin e biokarburanteve dhe të lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme, për transport”, të ndryshuar. Ndërsa i kanë kërkuar llogari ministrit Cani, se përse ky ligj është sjellë i ndarë nga ligji për akcizat dhe me dy muaj vonesë, deputeti Sterkaj deklaroi se është e pamundur të implementohet biodizel dhe të futet në tregun shqiptar. Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, deklaroi se në vendin tonë cilësia e hidrokarbureve është e tmerrshme, ndërsa shtoi se vjedhja e naftës ka mbetur ende një problem. Nga ana e tij, gjatë paraqitjes së ndryshimeve në ligjin për karburantet në Komisionin parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, ministri Cani, kërkoi heqjen e lehtësisë për produktin “Bio” që gjendet në karburantet finale që hidhen për konsum.
 
Ministri Cani tha se arsyeja e shfuqizimeve të dy dispozitave ligjore, që parashikojnë lehtësi për këtë sektor, argumentohet me politikën e qeverisë për rishikimin tërësor, me heqje të të gjitha lehtësirave fiskale të dhëna ndër vite në sektorin hidrokarbur dhe karburantet duke i barazuar këta sektorë me të gjithë sektorët e tjerë të ekonomisë nga pikëpamja e trajtimit në mënyrë të barabartë fiskale të të gjithë sektorëve të ekonomisë. “Do të mbështesim biodizelin për përdorim, por përmes ekonfondit që do të miratojmë më vonë me ligjin “Për energjinë e rinovueshme”, deklaroi ministri Cani. Kreu i financave publike bëri të ditur se me Fondin Monetar Ndërkombëtar është rënë dakord që nuk do të jenë taksat, mënyra për të mbështetur produktet, por këto do të mbështeten përmes paketave buxhetore. Ministri Cani vuri në dukje se niveli i taksave nuk është domosdoshmërisht formë e paketës mbështetëse.  Joana Tafa  
 
 

Më të lexuarat