BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Manovra e zyrtarëve të rinj, deklarojnë vila dhe 400 mijë euro cash për të mbuluar paratë e korrupsionit në të ardhmen

Manovra e zyrtarëve të rinj, deklarojnë vila dhe 400 mijë
Zyrtarët e rinj që deklarojnë për herë të parë pasuritë, kanë deklaruar pasuri të patundshme dhe shuma marramendëse parash cash, me qëllim për t’i bërë dhe justifikuar këto para në një kohë të dytë me anë të aferave dhe mundësive që të jep pushteti. Një skandal të tillë e ka denoncuar kreu i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj. "Zyrtarë të sapoemëruar deklarojnë 'cash' në vlera 200-300 mijë euro, për t'i bërë pastaj në kohë të dytë, sikur kanë patur ose kanë 'cash' dhe për t'i plotësuar në proces. Për ta parandaluar këtë fenomen shumë negativ, atëherë vumë detyrimin që kur deklarojnë për herë të parë, duhet t'i depozitojnë në një bankë", tha Xhafaj. Por, konstatimi i Xhafajt është kundërshtuar nga deputeti i LSI, Petrit Vasili. "Më rezulton se ky studim nuk është depozituar në Komision dhe unë e konsideroj të paqenë. Nëse shkojmë nga premisa që ne po administrojmë një administratë korruptive dhe e dimë që të gjithë këta zyrtarë të lartë po i ruajmë se këta vërtet do të vjedhin dhe do të pasurohen, ne kemi gabuar principin e ndërtimit të administratës dhe në princip jemi vendosur që të gjithë gabim", tha Vasili. Sipas kreut të ILDKP, Shkëlqim Ganaj, zyrtarët nuk mund të deklarojnë se kanë në shtëpi një shumë të majme parash. "Është bërë modë dhe nga një studim paraprak që kemi ne, mendohet që janë 50-60 milionë euro zyrtarësh që deklarojnë për herë të parë gjendje 'cash'. Është anormale që të thotë se në shtëpi ka 400 milionë nën jastëk. Nëse ju njihni dikënd që mund të mbajë 400 milionë në shtëpi, në Shqipëri, për mua është anormale. Është ndihmë e madhe për ne që ta ndërpresim njëherë e mirë këtë fenomen", u shpreh kryeinspektori Shkëlqim Gani. Kjo është përkrahur edhe nga LSI.
 
ILDKP
 
Mazhoranca ka çliruar përfundimisht kontrollin e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani. Opozita ka kundërshtuar projektligjin, me argumentin se propozimet e reja po cënojnë pavarësinë e institucionit të ILDKP. Deputeti socialist, Bashkim Fino, ka mbështetur ndryshimet e reja në ligjin për ILDKP, duke deklaruar se Presidentit nuk mund t’i jepet një kompetencë që nuk e parashikon Kushtetuta. Pra, sipas tij, Presidenti e ka fituar këtë kompetencë në kundërshtim me Kushtetutën dhe se shumica sot nuk ka pse të tregohet bujare me një kompetencë që kreu i shtetit realisht nuk e ka pasur kurrë. “Jam i qartë. E bëra këtë pyetje që t’ia bëja të qartë publikut që një kompetencë që nuk ja jep kushtetuta nuk ka pse të bëhemi ne bujar dhe pse presidenti e ka Bujar”, u shpreh Fino. Por, ofensiva e Finos është kundërshtuar nga nënkryetari i Komisionit të Ligjeve, Oerd Bylykbashi. “Heqja e kompetencës së për presidentit për të propozuar kandidaturat e ILDKP zhbën pavarësinë e këtij institucioni. Duhet të ndalet revanshi i mazhorancës për të kapur institucionet e pavarura. Ju kërkoj ta shtyjmë dhe të kërkojmë mendimin e ndërkombëtarëve”, tha Bylykbashi. Ndërsa kreu i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, tha se sjellja e opozitës tregon se ka frikë nga fshehja e pasurisë. “Keni frikë nga ato që keni vjedhur, deklarimi i pasurisë”, tha Fino. Megjithëse deputetet e LSI-së votuan kundër këtij neni, mazhoranca u shfaq solide, kur miratoi ne unanimitet ndryshimet në tërësi të ligjit për deklarimin dhe kontrollin e pasurive të zyrtarëve të lartë.
 
Projektligji
 
Sipas ndryshimeve në projektligjin për ILDKP, Presidenti i Republikës nuk mund të emërojë më kreun e institucionit të deklarimit të pasurive. Por, opozita e kundërshton me faktin se mazhoranca qeverisëse po kërkon të kapë institucionet e pavarura si dhe të zhveshë nga kompetencat Presidentin e Republikës, në këtë rast Bujar Nishanin. Nga ana tjetër, mazhoranca deklaron se opozita ka frikë nga deklarimi i pasurive. 
 
Debatet në Komisionin e Ligjeve
 
-Petrit Vasili: Individi ka të drejtë ti administrojë paratë siç do, mbase nuk ka besim në sistemin bankar. 
-Fatmir Xhafaj: Kjo është për zyrtarët që deklarojnë për herë të parë. 
-Pandeli Majko: Kemi të bëjmë me njerëz që sapo kanë hyrë në sistem. Ka individë që nuk i kanë paratë por i deklarojnë sikur i kanë që kur ti bëjnë ti kenë të deklaruara. 
-Fatmir Xhafaj: Projektin e kanë sjellë 6 deputetë. 
-Bashkim Fino: Pyetjen ja bëra Subashit dhe Lutaj që janë propozuesit jo relatores Hysi. 
-Armando Subashi: Me ligjin organik të ILDKP, presidenti kishte marrë kompetencë që Kushtetuta nuk ia kishte dhënë. Nëse Kushtetuta nuk ia ka dhënë në atë kohë kompetencën presidentit nuk mund t’ia japim sot. Procesi i përzgjedhjes së kandidaturave nga presidenti është proces i mbyllur dhe marrja e kompetencës nga presidenti është proces më i hapur. 
 
-Bashkim Fino: Jam i qartë. E bëra këtë pyetje që t’ia bëja të qartë publikut që një kompetencë që nuk ia jep Kushtetuta nuk ka pse të bëhemi ne bujar dhe pse presidenti e ka Bujar. 
-Petrit Vasili: Kandidatët që plotësojnë kriteret të futen në votim dhe 3 më të votuarit të kalojnë për votim në Kuvend. Jam për një mekanizëm të thjeshtë dhe të qartë. 
-Fatmir Xhafaj: Formula është e adoptuar nga formula e zgjedhjes së kreut të KQZ. Ideja është për zgjedhje sa më konsensuale, cilësore dhe gjithëpërfshirëse. 
-Pandeli Majko: Propozimi im është që duke njohur precedentët e mëparshëm që opozita të ketë të drejtë, propozimi i kandidatëve dhe mazhoranca të ketë të drejtën e miratimit. 
-Fatmir Xhafaj: Nuk mund të bëjmë eksperimente duke i dhënë ngarkesë politike. Ne po i japim kushtetueshmëri presidentit. Një president që ka kompetenca tej kushtetutës nuk është kushtetues. Nuk duam të ndërtojmë një proces të politizuar. Është bërë modë dhe nga një studim paraprak që kemi ne, mendohet që janë 50-60 milionë euro zyrtarësh që deklarojnë për herë të parë gjendje 'cash'. Është anormale që të thotë se në shtëpi ka 400 milionë nën jastëk. Nëse ju njihni dikënd që mund të mbajë 400 milionë në shtëpi, në Shqipëri, për mua është anormale. Është ndihmë e madhe për ne që ta ndërpresim njëherë e mirë këtë fenomen. Eneida Jaçaj
 
 

Më të lexuarat