BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Marionetat e Saliut sulm ndaj mazhorancës, Adriatik Llalla zhduk dosjet e 21 Janarit, Gërdecit dhe Imamit, sajon alibi me dosje fantazmë

Marionetat e Saliut sulm ndaj mazhorancës, Adriatik Llalla zhduk dosjet e
Nuk ka më shpresë për ndëshkimin e krimit elitar dhe të vjedhjes së ngritur në sistem në Shqipëri. Shteti paralel i Sali Berishës mbyll të gjitha dosjet e krimit dhe korrupsionit, duke sabotuar një nga pikat më të forta të mazhorancës qeverisëse. Adriatik Llalla, një nga marionetat e Sali Berishës në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, ka mbyllur më në fund, dosjet e krimeve ekonomike dhe njerëzore të familjes Berisha, ish-ministrave, klientëve dhe drejtorëve të qeverisë, që u përmbys me votat e 1 milion shqiptarëve në 23 Qershor. Mes presionit të ndërkombëtarëve për të shembur murin e pandëshkueshmërisë dhe presionit në rritje të Sali Berishës për të mbyllur dosjet e korrupsionit, kryeprokurori është gjunjëzuar para këtij të fundit.
Adriatik Llalla, i identifikuar tashmë si hallka kryesore e shtetit paralel të Sali Berishës, ka mbyllur dosjet e 21 Janarit, Gërdecit, Arben Imamit, Hysni Burgajt, dosjet e reklamave, tenderave dhe të një lukunie drejtorësh, të paditur në organin e akuzës për vjedhje dhe trafiqe. Çfarë ka ndodhur? Në një kohë kur opinioni publik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian prisnin që dosjet e korrupsionit të referoheshin në gjykatë, kryeprokurori Adriatik Llalla, befas ka mbyllur aferat kryesore të familjes Berisha dhe të qeverisë së tij. Sipas burimeve, Llalla ka zhdukur faktet nga dosjet e 21 Janarit, Gërdecit dhe Imamit, ndërsa ka sajuar disa dosje të tjera. Fillimisht, kryeprokurori Llalla ka urdhëruar “ngrirjen” e dosjeve të Sali Berishës, për të fituar kohë, deri në gjetjen e një alibie dhe hapësire për pushimin e hetimeve. Dhe alibia nuk ka vonuar. Sipas burimeve, kryeprokurori Llalla ka sajuar dhe montuar disa dosje fantazmë, për disa zyrtarë të lartë që nuk kanë lidhje me familjen Berisha, dosje të cilat do të shkojnë këto ditë në gjykatë. Gjithçka është inskenuar për të justifikuar mbylljen e 21 Janarit, Gërdecit dhe aferave të Arben Imamit. Pas baltosjes së qeverisë dhe tentativës për destabilizimin e vendit, bërthama e errët e Sali Berishës, e përbërë nga kryeprokurori Adriatik Lalla, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dhe nga kreu i spiunazhit, Visho Lika, i ka dhënë goditjen më të rëndë shumicës në pushtet, duke i rrëzuar kartën anti-korrupsion, boshtin kryesor të fushatës në zgjedhjet e 23 Qershorit. 
 
Shteti i Sali Berishës
 
Në vitin e fundit të mandatit, Sali Berisha, i vetëdijshëm për fundin e tij politik, kapi me shpejtësi institucionet e pavarura, për t’i përdorur më pas si mburojë në opozitë. Pas kapjes së Presidencës, me anë të noterit të verbër Bujar Nishani, Berisha e shtriu kontrollin e tij me shpejtësi mbi Prokurorinë e Përgjithshme, SHISH, KLD, Shkollën e Magjistraturës, mbi SHIU, ushtrinë, diplomacinë, Gjykatën e Lartë, Gjykatën Kushtetuese etj. Shqiptarët i hoqën atij nga duart financat e shtetit dhe administratën, ndërsa Bujar Nishani i dha mbi 10 institucione të “pavarura”. 
 
Llalla konfirmon alibinë 
 
Kryeprokurori Adriatik Llalla ka konfirmuar dje mbylljen e dosjeve të korrupsionit të qeverisë së Sali Berishës. Prokurori i Përgjithshëm  paralajmëroi se shumë shpejt do të ketë arrestime të bujshme të njerëzve të veshur me pushtet, me të cilët do të justifikohet mbyllja e dosjeve në fjalë. "Kemi në proces hetimi mjaft raste të rëndësishme, të cilat nëse do të rezultojnë të suksesshme mund të kenë ndikim të rëndësishëm në të ardhmen europiane të vendit. Janë vendosur përballë përgjegjësisë ligjore zyrtarë të niveleve të ndryshme, prokurorë, gjyqtarë, grupe apo struktura të ndryshme kriminale”, tha Llalla. Adriatik Doçi 
 
 

Më të lexuarat