BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Politike

Mazhoranca hedh poshtë letrat e SHQUP për dekriminalizimin, përfshin Lulzim Bashën për skandalin e rrugës Durrës-Kukës

Mazhoranca hedh poshtë letrat e SHQUP për dekriminalizimin,
Mazhoranca ka hedhur dje poshtë platformën e propozuar nga Partia Demokratike për dekriminalizimin e politikës dhe administratës, duke e cilësuar si retorikë të SHQUP dhe jo si një dokument parlamentar.
 
Platforma u paraqit dje në Komisionin e Dekriminalizimit dhe solli debate të ashpra mes palëve. Deputeti socialist Taulant Balla u shpreh se PD me anë të kësaj platforme ka shkelur të gjitha pikat e planit të punës. Sipas tij, raporti duhet të dalë vetëm në fund të punës së komisionit. Madje, ai deklaroi se kjo platformë është një pretekst i opozitës për të bojkotuar sërish Kuvendin në rast se ajo nuk miratohet. Balla vijoi me këmbënguljen e tij që të kërkohet ekspertizë ndërkombëtare për këtë çështje.
 
“T’i themi gjërat troç, platformën tuaj do ta lexojmë, do ta marrim në konsideratë pasi që ditën e parë kemi shprehur vullnetin për t’ju përmbajtur rezolutës. Por ky proces nuk do të bëhet nga retorika juridike e SHQUP, por nga eksperiencat më të mira ndërkombëtare. Dhe kur flasim për ekspertizë ramë dakord se nuk do të marrim një copë letër nga retorika e SHQUP, por një letër të bërë bashkarisht dhe t’ua dërgojmë ekspertëve ndërkombëtarë. Pastaj ti del sot dhe thua se s’ka nevojë për ekspertët ndërkombëtarë”, u shpreh Balla. Ndërsa kryetari i komisionit, Oerd Bylykbashi, replikoi ashpër, duke thënë se falë kësaj platforme dekriminalizimi do të fillojë që në zgjedhjet e 21 qershorit, ndërsa shtoi se mund të ketë edhe propozime të tjera nga radhët e opozitës. Ai u kërkoi deputetëve miratimin e platformës. “Të drejtën për të bërë propozime e kemi të gjithë. Në fund do ta miratojmë së bashku. Si ashtu edhe ju jeni të qartë se janë disa dispozita. Ne nuk kemi as luksin të thyejmë marrëveshjen. Ne kemi flamurin moral që dispozitat të miratohen tani që në zgjedhjet e qershorit të mos kemi persona me rekorde kriminale”, tha ai. 
 
Braho kundër PD
 
Ndaj Bylykbashit reagoi ashpër edhe deputeti i LSI, Spartak Braho, i cili e quajti platformën e PD si lojë hileqare. “Është protagonizëm hileqar dhe ju vazhdoni të jeni hileqarë. Flisni për integritet moral dhe ju sot ikni nga Parlamenti. Doni të ndryshoni betimin e deputetit në Kushtetutë. Unë nuk kam ndërmend ta lexoj kështu, silleni siç duhet”, tha ai.
 
Përfshirja e Bashës
 
Ashtu siç deklaroi më herët, deputeti Taulant Balla propozoi dje që pjesë e procesit të dekriminalizimit të jetë edhe përfshirja e procesit të pandëshkueshmërisë, duke kërkuar në këtë mënyrë ndëshkimin e kreut të PD, Lulzim Basha për megavjedhjen në rrugën Durrës-Kukës, kur ai ishte në krye të Ministrisë së Transportit. “Ne duam që në planin e punës së këtij komisioni, përveç çështjes që lidhet me adresimin e personave me rekorde kriminale, të hyjmë edhe në çështjen e adresimit të kulturës së pandëshkueshmërisë. Duke i dhënë prioritet ndëshkueshmërisë, e cila përfshin në vetvete edhe dekriminalizimin, edhe katarsisin nëse doni, për t’u thënë qytetarëve shqiptarë që në politikë, Parlament, në administratë nuk do të ketë jo vetëm ish-të dënuar për krime, por nuk do të ketë më as politikanë të gjetur fajtorë nga prokuroria, por të pa dënuar nga gjykata. Kryetari i partisë tënde është gjetur fajtor me vjedhjen e 230 milion eurove”, tha Balla. Më tej ai u shpreh se nuk mund të ketë dekriminalizim nëse nuk mbyllet procesi gjyqësor ndaj Lulzim Bashës. Kliti Topalli 
 
 

Më të lexuarat