BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Mazhoranca shtyn deri në qershor reformën territoriale, miraton komisionin hetimor për drogën në ushtri

Mazhoranca shtyn deri në qershor reformën territoriale, miraton
Pas një seance maratonë, e karakterizuar nga akuza, kundërakuza, fyerje dhe tensione, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ndryshimin e përbërjes së komisionit për reformën administrative, duke marrë shumicën e anëtarëve. Mazhoranca qeverisëse ka zhbllokuar komisionin në fjalë, duke i hapur rrugë miratimit të reformës territoriale. Shumica ka shtuar Blerina Gjylametin në përbërjen e komisionit. Në të njëjtën kohë, shumica në pushtet ka shtyrë miratimin e reformës deri në muajin qershor, në pritje të konsensusit të opozitës. Mazhoranca miratoi edhe ndryshimet në ligjin për ILDKP. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9367, datë 7.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar”, u miratua me  76 vota pro, 7 kundra, 1 abstenim. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9049,datë 10.4.2003  “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive,të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë” të ndryshuar”, u miratua me 74 pro dhe 18 kundra. Kuvendi shtyu edhe fatin e komisionit hetimor për emërimet në polici deri në 13 maj. Po, gjatë seancës së djeshme, Kuvendi miratoi me 73 vota pro edhe komisionin hetimor për të zbardhur të vërtetën e përdorimit të bazave të ushtrisë për trafiqet e drogës. Të gjitha vendimet u miratuan vetëm me votat e mazhorancës, ndërsa u kundërshtuan ashpër nga opozita. “Komisionin po e krijoni për fustanin e Mimi Kodhelit. Ju që votuat kundër thirrjes së saj në komision u urdhëruat si skllevër të kaloni në komision hetimor parlamentar. Ndërruat qëndrim se dolën dokumentet. Për të mbrojtur zonjën Kodheli krijuat komision hetimor. Nuk do krijohet vetëm për Gjadrin por për drogën në të katër anët e vendit”, tha Berisha. Pas akuzave të Berishës, ka reaguar Ruçi. “Ju thoni që kanë ndalur avionë në Karavasta, kur në Karavasta ka vetëm një rrugë që të çon në Berat e ku nuk shkon dot as mushka, jo më të ulet avion! Nëse ju vini këtu dhe lexoni letrën e gazetës tënde apo time, edhe ju edhe unë jemi të pabesueshëm; folët edhe për kokën e dhisë, që as nuk ka lidhje me Forcat e Armatosura. Ti je njësh me krimin se vrave 26 vetë! Thonë se Policia e Vlorës nis gomone me drogë 40 mijë euro. Po a nuk është njësoj me atë që the para një jave? Nuk mund të flitet kështu! Të mos ngatërrojmë gjuhën që duhet të përdoret në parlament me zhargonin në mejhane ku mblidhen pijanecë”, tha ia. 
 
Përplasja 
 
Partia Socialiste dhe Partia Demokratike janë përplasur dje në Parlament për pasuritë e zyrtarëve të lartë. Ish-kryeministri Berisha, ka zgjedhur foltoren e Kuvendit, për të akuzuar mazhorancën se me ndryshimin e ligjit për ILDKP, po shkel Kushtetutën duke i marrë presidentit një kompetencë që në mënyrë të qartë ia ka dhënë ligji. Sipas Berishës, arsyeja e këtyre ndryshimeve lidhet me faktin se mazhoranca kërkon të ketë për vete institucionin për të fshehur milionat e eurove që sipas tij i mbajnë nën dyshekë e jastëkë. Deputeti demokrat, theksoi se qeveria e re bën banjo në vaska floriri, ndërsa ka kërcënuar se nëse qeveria heq kompetencat e Nishanit shumë shpejt do të shohë se ku do të përfundojë. “Presidenti përveç kompetencave, me ligj i ngarkohen detyra të tjera në frymën e Kushtetutës. Parim themelor për institucionet e vendit, kushtetuese dhe jo kushtetuese. Ky parim nuk ekziston për atë që do të ketë në dorë të gjitha pushtetet e tij, ndaj dhe ligjvënësi në vitin 2003 i ka dhënë Presidentit të Republikës autoritetin për të luajtur me dy kandidatura në mënyrë që ai institucion të jetë i pavarur, pjesërisht i pavarur se asnjë institucion nuk është i pavarur, kufizojnë njëri-tjetrin me pushtetet e tyre. Kjo kompetencë është në frymën e kushtetutës. Opozita po thotë të vërtetën, por të paktën mos deformoni Kushtetutën. Doni ta hiqni, hiqeni, po ku do përfundoni, do ta shikoni. Kjo mazhorancë nuk flenë më në pupla, por flenë në para. Doli dje që kanë 60 milionë euro në dyshek e jastiqe. Bëni banjo në vaska floriri. Ja merrni presidentit se ju duhet noteri”, tha ish kryeministri Berisha. 
 
Debate në Kuvend, ja akuzat PD-PS
 
Ruli: Ndryshimi i ligjit është një veprim djallëzor! Me ndryshimet që po i bëni këtyre 2 ligjeve dhe atyre të tjerave që do i bëni me prekjen e Kodit Penal ju nuk do keni asnjë problem me djallëzinë tuaj. Sulmi për kapjen e ILDKP është më i turpshmi. Zaptimi i këtij institucioni bëhet se autoriteti që ka për detyrë të verifikojë nuk do të verifikojë më, të shohë nëse një pasuri është e ligjshme, tani çdo pasuri është e ligjshme. Kjo është një armë në dorën e dyshes Rama-Meta, kundrejt atyre që duna ta kundërshtojnë. Frenoni dorën dhe mos emëroni në krye të shtetit njerëz që e kanë CV plot me vjedhje. 
 
Hysi: Nuk ka asnjë gjë kushtetuese nëse kontrollojmë interesat e institucioneve që kontrollojnë pasurinë e zyrtareve të lartë. A e dini ju, që deri më sot, nuk deklarohej pasuria e bashkëjetuesve të tyre dhe shumë kontrata lidheshin me bashkëjetuesit e tyre të cilët nuk kontrolloheshin asnjëherë. 
 
Majko: Jemi të dyja palët të zhytura në këtë histori. Po të fillojmë të godasim njëri tjetrin se çdo gjë lidhet me historinë e 140 vetave është e kotë. Shkëlqim Ganaj ishte personi i dytë në listë. Goditjet e tritolit në Shqipëri nuk janë akte terroriste, por të një krimi të organizuar për të cilin jemi të vetëdijshëm të gjithë. ILDKP është tek të gjithë. Kam dëgjuar që akuzat e juaja që forcat e armatosura janë të përfshira në trafikun e drogës. A jeni në vete? Ish-ministri i Mbrojtjes e di se për ndryshimin e elitës së FA nuk mjaftojnë 6 muaj. Pra nëse kjo histori do të ishte e vërtetë atëherë kjo do të kishte kohë që do të ndodhte, qoftë edhe në kohën tuaj. 
 
Xhafaj:  Presidenti nuk mund të ushtrojë kompetenca të tjera, përveç atyre që përcaktohen në Kushtetutë dhe kjo quhet dispozitë ndaluese. Referojuni vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2002, për funksionet kushtetuese. Nuk mund t’i japim presidentit më shumë kompetenca se sa e parashikon ligji, se përndryshe do të shpërdoronim institucionin e tij. Dhe ne pikërisht këtë po bëjmë po ruajmë dinjitetin e institucionit të presidentit. 
 
Topalli: Ku shkon ky vend? Çfarë po ndodh? A jeni në vete? Kjo nuk zgjidhet z. kryeministër duke marrë institucionet e pavarura, nuk zgjidhet nëse në dorën e kryeministrit duhet edhe policia edhe gjeneralët edhe SHISH edhe ILDKP, Çfarë është oligarkia më shumë se kaq?
Jo të gjithë hyjnë në të njëjtin thes, por në këtë sallë si asnjëherë në 24 vite, kanë hyrë miliarderë që me arrogancë nuk shpjegojnë pasurinë e tyre, ka të fortë që të frikësojnë.
 
Mediu: Mazhoranca kërkon të uzurpojë institucionet. Rasti i ILDKP është më flagranti. Të marrë fund kjo marrëzi, nuk po shkojmë në rrugën që duhet. Tashmë këto veprime të qëllimshme politike bëhen për të kontrolluar pushtetin, shkatërruar opozitën.
 
Berisha: Opozita po thotë të vërtetën por të paktën mos deformoni kushtetutën. Doni ta hiqni, hiqeni, po ku do përfundoni, do ta shikoni. Kjo mazhorancë nuk flenë më në pupla, por flenë në para. Doli dje që kanë 60 milionë euro në dyshek e jastiqe. Bëni banjo në vaska floriri. Ja merrni presidentit se ju duhet noteri. 
 
Ruçi-Berishës: Zotëri, meqë i drejtohesh me gisht mazhorancës se fle në dyshek me para, le të them unë ku fle lepuri. Ti siç e çove atë zonjën dhe në vend që ta mbrosh po e dëmton se ti ke frikë që ky institucion që ka filluar të lëvizë që në muajin e parë, kur ky institucion ka 2 vjet që nuk ka kryer asnjë veprim. Sa i përket tjetrës, për shkeljen e kushtetutës, nuk asnjë nen të ligjit që po miratojmë dhe asnjë kandidat të cilin ushtron kompetencën e këtij institucioni. Le të bashkohemi të gjithë dhe të mbështesim këtë institucion të bëjë punën për të cilën është ngritur, luftën ndaj korrupsionit.
 
Braçe: Dua t’i përgjigjem akuzës që ne kemi marrë pushtetet më shumë se Enver Hoxha. Ja u thashë kush janë 3 pushtete këtu. Po të vijmë te pushteti i drejtësi, KLD e keni ju, nga i pari deri në fund. E keni me ish punonjësit e Jozefinës, ata që kanë punuar këtu në administratë janë në KLD. Flisni për Gjykatën e Lartë, atë e kontrollin ju. Po prokurorin? Prokurorin e vendosët ju, pason atë prokuror që e vendosët ju dhe e shkarkuat prapë ju..Flisni për BSH? Keni guvernatorin që keni emëruar ju. Flisni për AMA? AMA nuk funksion ka 2 vjet që nuk bën asgjë, mbron piratët e paligjshëm. Flisni për atë inspektoren që për 2 vjet nuk bëri asgjë. 
 
Berisha: Ju e bëni këtë vetëm sepse pasuria u ka verbuar sytë. Kjo ndodh sepse kryekreu juaj në pushtet ministër dhe kryetar bashkie, kishte fshehur të gjithë 20 % që merrte, ato që merrte me Koçon, dhe kishte deklaruar në mënyrë qesharake 3 mijë euro. Punon në kryeministri prej 6 muajsh pa tender, pa prokurim, pa zbardhje. Dhe fshin nga ekrani të gjitha tenderimet nëpër institucione. Për herë të parë në historinë e shtetit, tenderat përcaktohen në telefon nga kryeministri. Po bëhet një shpërdorim masiv i pasurive publike. Koçua i adreson shkresa doganave në emër të shkëlqesisë së tij. Po prishen ndërtimet e qytetarëve, dhe pallati Rama-Kokëdhima po zgjerohet. Po vidhni gjithë ditën. Ju dyfishuat çmimin e ilaçeve pensionistëve. Kur fle në 600 milion euro dhe puplat të zëvendësohen me kartmodha nuk shikon më varfëri.
 
Beqja: Nuk ka ndodhur rritje e çmimit të barnave në Shqipëri por ulje. Çdo pensionist që na dëgjon alternativa e rimbursimit vazhdon të ekzistojë siç ka qenë prej 20 vitesh.
 
Halimi: ILDKP është një institucion i pavarur. Kjo qeveri, mes qytetarëve, kjo qeveri oligarkike ka zgjedhur interesin e saj. Shqiptarëve nuk u duhet kjo rrugë, dhe ai është fundi i kësaj oligarkie, Sa më shpejt ti jepni fund kësaj. 
 
Imami: Interpretimi i Halimit është i drejtë. Neni që u citua këtu nuk shteron kompetenca te Presidencës. Në 98-ën, vakumi ligjor ishte prezent në Shqipëri. Ligji që kemi miratuar në 2003 në mënyrë konsenuale, është kushtetues. Mund ta hiqini për diskreticion të mazhorancës
 
Bregu: Aleanca juaj nuk është e vërtetë, por provizore. Aleancë me miqësi, e lindur pas një armiqësie shumë të madhe. Aleanca juaj do të zgjasë në kohë nga reforma territoriale që doni t’i impononi këtij vendi. Në vend të politikës së gjithëpërfshirjes, kemi përfunduar në një spektakël të realizuar mirë. Korrupsion është rrjeti i influencave, dhe cenimi i institucioneve. Ju jeni të dalluar për nepotizëm. 
 
Tahiri: Një biznesmen i cili erdhi në Shqipëri për të bërë investime miliona euro, u gjet përballë vajzës së kryeministrit dhe faturës së saj dhe këtu u dëgjon mijëra familje. Duhet të jepnin llogari për 26 të vrarë në Gërdec. Emri i djalit të ish-kryeministrit doli pas një sipërmarrje që solli 26 të vdekur dhe ai as nuk u mor për tu pyetur. Mazhoranca dhe qeveria ka çuar disa dosje për atë që keni bërë ju. Jeni futur deri në derën e burgut për tu mbrojtur.
 
Paloka-Tahirit: Ky është ai zotëria që kur erdhi si ministër i Brendshëm gjeja e parë që bëri ishte shkarkoi nga puna ata që i arrestuan babanë për kondrabandë. Ky është ai zotëria që ende nuk ka gjetur kush ja vrau shokun e ngushtë Evis Doçin, para se të fillonte operacioni i famshëm “Fund Marrëzisë”. Duhet të kishte ikur me kohë nga ai vend ku është.
 
Bode: Një qytetar mund ta emëroni edhe me artifica, por nuk mund të fshihni faktin se Shqipëria është bërë një kanal i drogës për perëndimin. Mund të emëroni një tutor, por s’e fshihni dot faktin se një pjesë e mirë e kësaj mazhorance është turrur për të gllabëruar pasuri. Kjo çështje në thelb demonstron frikë dhe panik. 
 
Topalli: Ne nuk kemi shkarkuar nga detyra në 2005 drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, as kryetarin e KLD, Z.Ilir Panda. Kemi bashkëpunuar shumë mirë me ta. Kur erdhëm në pushtet ndryshe nga ju , nuk hoqëm zonjën Leskaj, kemi bashkëpunuar me të, derisa ajo mbaroi mandatin e saj. Për çfarë konflikti interesi flasim ne këtu, kur kryeministri deklaron se ka shumë pak, 3 mijë euro, por ka shumë më shumë. Njerëzit janë të mashtruar nga premtimet. Në zgjedhjet e fundit u bashkuan të gjithë fundërrinat e këtij vendi për të rrëzuar Sali Berishën. Në këtë sallë ka miliarderë që asnjëherë nuk deklaruar se ku është burimi i parave të tyre. 
 
Mediu: Ju kërkoni vetëm pushtet, dhe jo transparencë apo pavarësi të institucioneve. Ky është një alarm që troket në dyert e shqiptarëve. Projektligji është iniciativë politike e mazhorancës. Ju problemet i keni në radhë të parë me veten tuaj. 
 
Bylykbashi: Dua të denoncoj një skandal në parlament. Manipuluat në Komisionin e Ligjeve draftin e amnistisë dhe amnistuat ata që blenë votat e Korçës duke paguar 20 mijë lekë. Por nuk do ta lëmë me kaq, do ta çojmë deri në fund. E tha Sokol Olldashi në parlament një fjalë të fundit. Në këtë parlament, nuk mund të ketë vend edhe për deputet edhe për blerës votash
 
Subashi: Ose nuk i shihni mirë, ose nuk e di, ky është problemi juaj. Po, është shtuar propozimi ynë në draft, por drafti aty ka qenë mbi tavolinë, e kemi votuar bashkërisht. Po të doni, sekretaria të sjellë draftin ta shihni. 
 
Paloka: Nuk është e vërtetë, ne nuk kemi marrë pjesë në projektligjin e amnistisë dhe as në projektligjet tuaja. Draftin e modifikuat ju në komisionin e Ligjeve. Ne nuk e kemi votuar aspak këtë ligj në parlament. Ne nuk kemi qenë fare në parlament për të votuar pr/ligjet tuaja. Tjetër projekt ka ardhur dhe pikërisht amnistimi i atyre që janë në hetim për blerjen e votave janë shtuar në komision. 
 
Topalli-Metës: Amnistimi i blerjes së votës është tronditës, unë dua t’ju pyes si bashkëkryetar i kësaj mazhorance. Ju vërtet jeni për amnistinë e blerjes së votës, keni legalizuar blerjen e votës? Për çfarë duhet të flasim ne, kemi 20 vite që përpiqemi të shkojmë drejt zgjedhjeve të lira. Ne të amnistojmë blerjen e votës? Ky është fundi i Parlamentit, fundi i demokracisë. Një pyetje: Ju me bindje të plotë keni votuar për amnistimin e blerjes së votës? 
 
Meta: Do të ishte më mirë që të gjithë kolegët tanë ta kishin vëne re më parë këtë problem, sidomos në Komisionin e Ligjeve, por duhet vepruar në bazë të procedurave parlamentare. Sepse kjo nuk është një gjë që mund ta kthejë as kryetari i kuvendit as një grup deputetësh. Jam shumë dakord, nuk duhet amnistuar kjo gjë absolutisht.
 
Berisha: Mendoj që e ka fajin Edvin Rama. Nga njëra anë si qeveri nuk e çon në parlament, nga ana tjetër porosit skllevërit që ka rreth vetes dhe heq duke krijuar një akt të paprecedent. Por ju e keni marrë zyrtarisht vjedhjen e votës, por prapë ka interes atë madh. Joana Tafa
 
 
 

Më të lexuarat