BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Mblidhet grupi anti-Basha, Rusmali dhe Hoxha takim me të pakënaqurit, PD drejt ndarjes në dy parti

Mblidhet grupi anti-Basha, Rusmali dhe Hoxha takim me të pakënaqurit,
Ka hyrë në një fazë të pakthyeshme konflikti mes dy linjave kryesore në Partinë Demokratike, të përvijuara qartazi pas dorëheqjes së Sali Berishës, një muaj pas disfatës në zgjedhjet e 23 Qershorit. Bëhet fjalë për luftën, sa publike aq edhe të nëndheshme, mes grupit anti-Basha në Partinë Demokratike dhe grupit të familjes “Berisha” që kontrollon sot Partinë Demokratike, me anë të komandimit të Luzim Bashës. Ka mjaftuar një udhëzim provokues i dy bashkëkryetarëve, i cili parashikon përjashtimin në bllok të elitës së vjetër për t’u bërë pjesë e lidershipit të ri të partisë, që grupi anti-Basha në Partinë Demokratike të shndërrohet në një lëvizje të organizuar, duke çuar PD drejt ndarjes në dy parti. I ashtuquajturi grupi anti-Basha në PD, ka zhvilluar dje një takim informal në një nga zonat e Tiranës, për të diskutuar rreth katandisjes, përçarjes,  degradimit dhe çorientimit të Partisë Demokratike nën drejtimin e Lulzim Bashës. Në takim kanë marrë pjesë eksponentë të PD, të përjashtuar fillimisht nga lista e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 23 Qershorit, por që janë shmangur edhe nga procesi i ristrukturimit dhe i ringritjes së PD. Fillimisht ka pasur një takim mes Fatos Hoxhës dhe Ilir Rusmalit, të cilët kanë diskutuar për situatën në PD. Por, pjesë e takimeve janë bërë edhe Astrit Patozi, Jemin Gjana dhe ish-funksionarë të tjerë të PD, të cilët janë kundër udhëzimit për zgjedhjet dhe mënyrën se si Lulzim Basha po e drejton partinë. Ndërkaq, pjesë e kësaj linje anti-Basha janë edhe deputetë aktualë të PD, të cilët në postet partiake janë zëvendësuar nga klani i Berishës. Bëhet fjalë për Jozefina Topallin, Mesila Dodën, Astrit Patozin, Ridvan Boden, Majlinda Bregun etj. Nëse më parë oponenca ndaj veprimeve të Bashës ka qenë sporadike, tashmë ka një lëvizje të organizuar dhe të koordinuar kundër klanit të familjes që kontrollon partinë, për të shpëtuar nga drejtësia si dhe për të mbrojtur pasuritë e paligjshme. Ndërsa Lulzim Basha vijon ta tërheqë PD në rrugën e bojkotit të zgjedhjeve lokale, linja tjetër në PD ka nisur lëvizjet intensive për të diktuar platformën e saj. 
 
Lëvizjet e Topallit 
 
E mënjanuar, e izoluar politikisht dhe mediatikisht nga Lulzim Basha dhe rrethi i familjes, Jozefina Topalli ka nisur takimet me pjesën tjetër të pakënaqur të Partisë Demokratike, karriera e së cilës është prerë në mes nga Basha dhe fëmijët e Berishës me listën përjashtuese të kandidatëve për deputetë. Zonja Topalli po merr stafetën e protagonistes dhe të linjës së mendimit ndryshe në Partinë Demokratike. Javët e fundit, zonja Topalli është parë shpesh në shoqërinë e pjesëtarëve të ish-grupit, konkretisht në shoqërinë e Ilir Rusmalit, Viktor Gumit, Jemin Gjanës dhe rrethit të saj të Shkodrës, rreth i cili u përjashtua me kujdes nga Berisha nga lista e kandidatëve për deputetë. Edhe pse Basha është përpjekur që t’i afrojë një pjesë e grupit të të përjashtuarve nga lista, për të zbutur linjën kundër tij në parti, në Partinë Demokratike po kristalizohet për ditë e më shumë një grupacion i fuqishëm, i cili rrezikon pozitat e Bashës në një kohë të ardhshme. 
 
Grupet në PD
 
Në grupin e parë, në atë që sundon sot Partinë Demokratike, bëjnë pjesë familja Berisha, shokët e Argitës dhe Shkëlzenit, biznesmenët familjes, Lulzim Basha, grupi i Bashkisë së Tiranë dhe një rreth deputetësh, të shndërruar sot në ushtarë me pagesë të familjes. Lulzim Basha është maja formale e këtij klani, pasi këmbët e shumta të këtij oktapodi lëvizin nga Sali Berisha. Kampi kundërshtar, sot i dërmuar politikisht dhe financiarisht, përbëhet nga Jozefina Topalli, Mesila Doda, Mark Marku, Fatos Hoxha mbështetësit e Sokol Olldashit, nga 31 deputetët e përjashtuar nga lista, nga disa kryetar bashkish etj. Përplasjes kanë shkuar në skaj, ndërsa grupi i dytë, i shpenguar sot nga jeta e partisë, pritet të formojë një parti më vete pas zgjedhjeve ta ardhshme lokale, ku Lulzim Basha pritet të pësojë disfatën e parë në të gjithë Shqipërinë si kryetar i PD.
 
Lëvizjet e Bashës
 
Disa nga ish-deputetët e kanë paralajmëruar Lulzim Bashën t’i japë drejtim të ardhmes së partisë, të vendosë autoritetin e partisë, të njohë kontributet, të zhbllokojnë zgjedhjet dhe të japë shpresë për betejat e reja elektorale, në të kundërtën, Berisha dhe Basha, pas zgjedhjeve të ardhshme lokale, do të qeverisin vetëm gjysmën e PD. Ndërkaq, Lulzim Basha, i vetëdijshëm se ardhmja e tij në krye të PD rrezikohet nga zgjedhjet e ardhshme lokale dhe kundërshtarët brenda partisë, ka bllokuar zgjedhjet, ka nisur sulmet ndaj elementëve kritike brenda PD, ndërsa ka paralajmëruar bojkotin e zgjedhjeve lokale, si e vetmja shpresë për të qëndruar në krye të PD deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kreu i PD, Lulzim Basha ka nisur dje sulmet me gazetat paranë tij ndaj rivales së tij të përbetuar në PD, Jozefina Topalli. Kjo e fundit është izoluar mediatikisht, ndërsa është vënë në qendër të sulmeve të mediave pranë Bashës. Adriatik Doçi 
 
 

Më të lexuarat