BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Mbyllen sot aplikimet për postin e kryeprokurorit, Ferdinad Elezi kandidati i parë zyrtar, ja emrat e tjerë që pritet ta sfidojnë

Mbyllen sot aplikimet për postin e kryeprokurorit, Ferdinad Elezi kandidati

Ferdinand Elezi, është kandidati i parë zyrtar për të marrë postin e kryeprokurorit të përkohshëm. Ditët e fundit ka pasur mjaft zëra se ai do të kandidonte, por vetëm dje ka pasur një aplikim zyrtar. Elezi është drejtues i Prokurorisë së Apelit në Durrës dhe me një karrierë të gjatë në këtë profesion. Prej kohësh ai u përfol si emër që mund të zëvendësonte Llallën dhe dje ai ka dorëzuar të dhënat e nevojshme pranë Kuvendit. Ndërkohë, sot është afati i fundit për të gjithë të interesuarit, pasi në orën 18.00 mbyllen aplikimet dhe më pas do të fillojnë seancat dëgjimore në Komisionin e Ligjeve. Burime të gazetës pranë Kuvendit thanë se ka pasur disa aplikime për këtë post, por vetëm pasi të mbyllet gara do të publikohet lista e plotë. Megjithatë, kanë dalë disa emra të tjerë që pritet të zyrtarizohen sot. Një ndër ta është Arta Marku, aktualisht prokurore në Prokurorinë e Shkodrës. Ajo është një ndër emrat që po i nënshtrohet vetingut, pasi kandidon për KLP, duke qenë se përmbush kushtet e nevojshme. Një tjetër emër që pritet të kandidojë për postin e kryeprokurorit është Xemal Saliaj, ish-kryeprokurori i Beratit. Saliaj, i cili ka shërbyer në Berat për 10 vite deri në vitin 2012, vijon punën si prokuror në shkallën e parë në qytetin e Vlorës prej 5 vitesh. Sipas burimeve nga prokuroria, ai ka dorëzuar dosjen e tij për të zëvendësuar kryeprokurorin Adriatik Llalla. Dje kanë dalë dhe një sërë emrash të tjerë që ende nuk janë zyrtarizuar, por që mund të kandidojnë për postin e kryeprokurorit. Mes tyre është Olsian Çela, aktualisht prokuror te Krimet e Rënda. Çela ka qenë një nga bashkëpunëtorët e afërt ish-kryeprokurores Ina Rama, e cila i kishte besuar edhe kreun e kësaj prokurorie gjatë kohës që ajo ishte në krye të organit të akuzës. Po nga kjo prokurori pritet të aplikojnë edhe prokuror të tjerë si Besnik Muçi apo Henrik Ligori. Ndërkohë nga Prokuroria e Tiranës një tjetër emër që flitet se do të kandidojë është edhe ai i prokurorit Dritan Rreshka, i cili ka mbajtur për disa vite postin e ish kreut të Task-Forcës, ndërsa aktualisht ushtron detyrën në këtë prokurori si prokuror i thjeshtë.

Kushtet për kandidatët

Komisioni i Ligjeve javën që lamë pas, vendosi që kushtet për kryeprokurorin e përkohshëm të jenë të njëjta me ato të kryeprokurorit të përhershëm që do të zgjidhet pas KLP. Sipas përcaktimeve që ka ligji dhe Kushtetuta, PS duhet të zgjedhë një emër që ka shumë përvojë, por dhe është i formuar në aspektin profesional e akademik. Në rekomandimin që dhanë EURALIUS dhe OPDAT, e bënë të qartë se emri i ri duhet të plotësojë kriteret që ka ligji. Nëse i referohemi nenit 23 në ligjin për prokurorinë, kushtet minimale që duhet të plotësohen janë: Formimi profesional dhe përvoja në punë; rezultatet e vlerësimit profesional dhe etik të kandidatëve në punët që kanë bërë në të shkuarën, nëse ka, apo rezultatet e arritura gjatë përvojave të tyre të punës, që lidhen me ushtrimin e funksioneve në fushën e drejtësisë penale; rezultatet e arritura gjatë studimeve në ciklin e lartë të arsimit, gjatë formimit fillestar dhe atij të vazhdueshëm në Shkollën e Magjistraturës, dhe në trajnime dhe kurse të certifikuara, brenda dhe jashtë vendit; rezultatet e arritura gjatë studimeve pasuniversitare në fushën e së drejtës penale; punimet akademike, studimet shkencore, shkrimet dhe ligje?ratat profesionale, botimet, pjese?marrja ne? aktivitete shkencore, pjese?marrja ne? procesin e hartimit ose te? konsultimit te? legjislacionit dhe çdo angazhim tjete?r profesional te? kandidatit pe?rgjate? 5 viteve te? fundit ne? fushe?n e se? drejte?s. Mbetet të shihet se kush do të jetë i përzgjedhuri i mazhorancës. 

Kliti Topalli

Më të lexuarat