BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Mbyllet “Shtëpia me Gjethe”, Kumbaro në kërkim të fondeve, bllokohet projekti me tre faza për kthimin e godinës së sekreteve në muze

Mbyllet “Shtëpia me Gjethe”, Kumbaro në kërkim
Është mbyllur ende pa u hapur një ndër shtëpitë më misterioze, sekrete dhe famëkeqe në Shqipëri. Ka përfunduar në një mashtrim të përzier me dështim ekspozimi i “Shtëpisë me Gjethe”, e njohur si epiqendra e përgjimeve dhe survejimeve të shqiptarëve gjatë regjimit komunist dhe pjesërisht gjatë viteve të pluralizmit. Edhe pse ka një vendim, ku qeveria e ka kaluar këtë objekt në pronësi dhe varësi të Ministrisë së Kulturës, “Shtëpia me Gjethe”, ka gjasa të marrë sërish statusin e mëparshëm, duke i kaluar Shërbimit Informativ Shtetëror. Arsyeja është e thjeshtë. Nuk ka fonde për ta kthyer “Shtëpinë me Gjethe” në muze. Ka një vullnet të kryeministrit Edi Rama për të zbuluar tunelet, labirintet dhe nëndheun komunist, por inciativa për të ekspozuar “Shtëpinë me Gjethe” ka mbetur vetëm në kufijtë e një fjalimi të kryeminsitrit Rama para dritave të saj misterioze. Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë Ministria e Kulturës, e cila pranon se nuk ka donacione dhe fonde për të realizuar pjesën e dytë të projektit për objektin në fjalë. Nga një vëzhgim i kryer rezulton se ndryshe nga sa u tha në ditën e ceremonisë për hapjen e kësaj shtëpie, nuk po bëhet asnjë lloj pune për ta kthyer atë në muze. 
 
3 fazat e projektit
 
Ministria e Kulturës ka deklaruar se shndërrimi i kësaj godinë në një muze, do të kalojë përmes tre fazave. E para ishte prezantimi i saj, ndërsa faza e dytë parashikon rikonstruksionin dhe e treta është përgatitja për publikun. Deri më tani duket se është realizuar vetëm faza e parë, pasi fazat e tjera kanë mbetur pezull, për shkak se mungojnë fondet. Ishte parashikuar që një pjesë e fondit të alokohej nga Ministria e Kulturës, por pjesa më e madhe të grumbullohej përmes donacioneve. Duket se këtu qëndron edhe problemi, pasi nuk ka asnjë informacion se kush do t’i japë këto donacione. Duke qenë se godina ka shumë vite që nuk përdoret ajo është pothuajse e shkatërruar dhe mungojnë një pjesë e madhe e pajisjeve të përgjimit që përdoreshin nga policia sekrete. Për këtë arsye, Ministria e Kulturës ka deklaruar se do të bëhet një rikonstruktim tërësor i saj. Burime nga ky institucion, thanë se deri më tani nuk ka asnjë plan se si do të ecet më tej, duke mos pasur asnjë datë se kur do fillojë puna. Burimet thanë se do të shihet situata dhe fondet që do të grumbullohen dhe më pas do të vendoset se kur mund të fillojë puna që ky objekt të jetë i hapur për publikun. Nga Ministria e Kulturës mësohet se ende nuk është kontaktuar ndonjë firmë për rikonstruktimin e godinës, duke ngritur pikëpyetje nëse shtëpia më sekrete në vend do të hapet për publikun. Një tjetër mister është dhe arsyeja se përse godina u prezantua para se të ishte gati për publikun? Momentalisht tek “Shtëpia e Gjetheve” qëndron vetëm një roje, ndërsa dyert janë të mbyllura dhe nuk kryhet asnjë lloj punimi apo veprimi tjetër për ta kthyer atë në një muze, siç u premtua nga kryeministri apo dhe ministrja e Kulturës. 
 
Hapja për publikun
 
Më 24 janar 2015 u bë prezantimi i parë i publikut me “Shtëpinë e Gjetheve”. Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij deklaroi se duhet të ballafaqohemi me të shkuarën, ndërsa shtoi se  janë përdorur pajisje shumë të sofistikuara për përgjime. “Më ka surprizuar fakti se specialistët e SHISH që u pyetën për zhvillimin e projektit edhe pse Shqipëria e kohës ka qenë larg së qenit një fuqi e standardeve të larta teknologjike, në këtë godinë, ka pasur pajisjet më të sofistikuara për kohën, të cilat gjatë dekadave në to kohë janë zëvendësuar me pajisje me të reja të sjellë nga perëndimi kapitalist me të cilën kjo godinë luftonte. Regjimi nuk i kursente paratë për të qenë në lartësinë e teknologjinë e kohës, në funksion të përgjimit të jetës së tjetrit dhe kjo godinë është një dëshmi shqiptare e filmit të famshëm që i kushtohet shërbimit sekret të Gjermanisë Lindore, jeta e të tjerëve”, tha kryeministri. Më herët para tij foli ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila falënderoi të pranishmit, duke harruar kreun e Shërbimit Informativ Shqiptar, Visho Ajazi. Por falënderimi në drejtim të tij u bë nga vetë kryeministri Edi Rama, i cili tha: “Një falënderim për zotin Visho Ajazi Lika, për gatishmërinë dhe bashkëpunimin se kjo godinë, deri para sesa ne të hynim këtu sot ka qenë një godinë që ka qenë pjesë e SHISH pavarësisht se për shumë vite ajo nuk përdorej më”. Gjatë kësaj ceremonie të pranishmit mundën të shihnin vetëm ambientet e jashtme të godinës, pasi nuk u lejuan të futen brenda saj. 
 
Historia e “Shtëpisë me Gjethe”
 
 “Shtëpia me Gjethe”, godina e cila u përdor për vite me radhë si një qendër përgjimi nga sistemi komunist, por edhe disa vite në sistemin totalitar është ndërtuar që në vitin 1931. Ajo fillimisht ka shërbyer si klinikë shëndetësore ku dhe lindi princi Leka Zogu, por gjatë Luftës së Dytë Botërore nën pushtimin gjerman, ajo i përkiste Gestapo-s, ndërkohë që fill më pas, gjatë viteve të para të regjimit të ri, ajo u bë një qendër e Sigurimit, e përdorur për hetime. Nga viti 1950, ajo u bë zyra qendrore e seksionit teknik dhe shkencor të Sigurimit. Shtëpia gjendet në qendër të qytetit, në anën e kundërt të Katedrales Orthodokse, pranë sheshit “Skënderbej” dhe Bankës Qendrore të Shqipërisë. Pas rrëzimit të regjimit komunist, kjo godinë u shndërrua në seli të Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK), e më pas të Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), e cila deri në vitin 1998 funksionoi si qendër përgjimesh. Gjatë kohës së regjimit komunist që aty janë vënë nën përgjim njerëz të pushtetit, ndërsa ka pasur pajisje të sofistikuara për kohën. Pjesa më madhe e tyre janë të magazinuar dhe të arkivuar në ambientet e kësaj godine dhe në arkiva të posaçëm, pasi nuk përdoren më nga SHISH. Pajisjet kryesore janë kamera, monitorë, incizues, përforcues, laboratorë fotografikë, kimikë, radiomarrës, kompjuterë e mjete të tjera. Në korrik të vitit 2014 kjo godinë me anë të një vendimi qeverie, kaloi nga Shërbimi Informativ në pronësi të Ministrisë së Kulturës. Duke qenë se kjo godinë ka një rëndësi historike, u vendos që të shndërrohej në muze. Por duket se hapja e “Shtëpisë me Gjethe” për publikun do të jetë e largët, kjo për faktin se nuk ka fonde për restaurimin e saj, pasi është shumë e dëmtuar. Ministria e Kulturës premtoi se në momentin e hapjes për publikun do të bëhet ekspozimi i materialeve autentike që kanë shërbyer aty. Kliti Topalli 
 

Më të lexuarat