BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Meta-Boutaris: Forcim të mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik e tregtar

Meta-Boutaris: Forcim të mëtejshëm të bashkëpunimit
Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti sot Kryetarin e Bashkisë së Selanikut z. Yiannis Boutaris të cilin e uroi për marrjen e mandatit të dytë, duke vlerësuar njëkohësisht rolin e tij pozitiv në menaxhimin e qytetit fqinj bregdetar si dhe mbështetjen e pakursyer ndaj komunitetit domethënës shqiptar në Selanik dhe në rrethinat e tij. Z. Meta u shpreh se komuniteti shqiptar në Greqi dhe minoriteti grek në Shqipëri përfaqësojnë një urë solide të miqësisë tradicionale dhe bashkëpunimit të fortë mes dy vendeve fqinje.
 
Meta e përgëzoi z. Boutaris për marrëveshjen e binjakëzimit mes qyteteve të Selanikut dhe Durrësit duke vënë në dukje se këto dy qytete të rëndësishme janë porta hyrëse të investimeve të huaja në të gjithë rajonin e Ballkanit. Në këtë kuadër, z. Meta theksoi se bashkëpunimi mes dy vendeve dhe veçanërisht ai ndërkufitar duhet forcuar më tej. 
 
 Nga ana e tij kryetari i Bashkisë së Selanikut z. Yiannis Boutaris shprehu kënaqësinë për vizitën e tij në Shqipëri duke nënvizuar se Greqia, dhe në veçanti Selaniku e vlerëson praninë dhe kontributin pozitiv të komunitetit shqiptar në Greqi, komunitet për të cilin duhet bërë më shumë në të ardhmen.  Z. Boutaris theksoi se bashkëpunimi, dashuria dhe miqësia mes popujve fillon së pari nga kontaktet mes qyteteve, dhe në këtë kuadër duhen shtuar kontaktet mes komuniteteve të biznesit si dhe të intensibimet kulturore. 
 
Në përfundim, z. Meta dhe z. Boutaris ndanë bindjen se duhen shtuar përpjekjet për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik e tregtar si dhe për përmirësimin e lidhjeve infrastrukturore në shërbim të afrimit të mëtejshëm të lidhjeve mes dy popujve fqinj.
 

Më të lexuarat