BREAKING NEWS
Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...
x
BREAKING NEWS
Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’
x
BREAKING NEWS
Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi
x
BREAKING NEWS
Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...
x
BREAKING NEWS
Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK
x
BREAKING NEWS
Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet
x
BREAKING NEWS
Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë
x
BREAKING NEWS
Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...
x
Meta takon ministrin e Jashtëm të Marokut, i kërkon njohjen e Pavarësisë së Kosovës
Shkruar nga SOT.COM.AL 31 Tetor 2014
Gjatë qëndrimit në Rabat, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u prit sot nga Ministri i Punëve të Jashtme të Marokut, Salaheddine Mezouar, me të cilin vlerësuan marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve dhe diskutuan për forcimin e marrëdhënieve diplomatike.
Meta vuri në dukje se konkretizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve duhet të fillojë me finalizimin e menjëhershëm të tre marrëveshjeve në pritje për lehtësimin e regjimit të vizave, eliminimin e taksimit të dyfishtë dhe për nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve. Në këtë drejtim u theksua se dy parlamentet kanë rënë dakord t’i mbështesin qeveritë respektive për thellimin e kuadrit ligjor bilateral, proces që duhet të përshpejtohet gjatë muajve në vazhdim.
Ministri i Jashtëm Mezouar shprehu ndjenjat e forta të miqësisë që Maroku ndjen për popullin shqiptar dhe e siguroi kreun e Kuvendit se marrëveshjet në proces duhen finalizuar sa më shpejt me qëllim hapjen e një kapitulli të ri bashkëpunimi mes dy vendeve.
Gjithashtu, Mezouar shprehu mirënjohjen për qëndrimin e qartë të Shqipërisë në mbështetje të ruajtjes së integritetit territorial të Mbretërisë së Marokut, duke e cilësuar këtë si një kontribut për stabilitetin rajonal të zonës së Saharasë.
Gjithashtu, Kryetari Meta dhe Ministri Mezouar ranë dakord për intensifikimin e kontakteve në planin ndërkombëtar në kuadër të OKB-së, Organizatës për Bashkëpunim Islamik, OSBE-së, Unionit për Mesdheun si dhe në kuadër të NATO-s dhe Bashkimit Evropian, duke shprehur bindjen se Shqipëria dhe Maroku ndajnë përqasje të ngjashme mbi luftën ndaj terrorizmit, sigurisë dhe forcimit të paqes në botë.
Ndërkaq, Meta duke shprehur mirëkuptimin për ndjeshmëritë e brendshme të vendit mik, ripërsëriti kërkesën e Shqipërisë për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Mbretëria e Marokut, si një realitet të pakthyeshëm që njihet prej 110 shteteve anëtare të OKB-së.
Në përfundim të takimit, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dha një prononcim të përbashkët për mediat me Ministrin e Punëve të Jashtme të Marokut, Salaheddine Mezouar.
“Është një kënaqësi e veçantë për mua të takohesha me Ministrin e jashtëm të Marokut, gjatë kësaj vizite zyrtare në Mbretërinë e Marokut. Dua ta falënderoj Ministrin e nderuar i cili në mënyrë shumë konçize theksoi tre prioritetet e shpejta që kemi për të konkluduar shumë shpejt. Tre marrëveshje, të cilat do të hapin rrugën për shumëfishim të shkëmbimeve tona njerëzore, por edhe ekonomike, tregtare dhe kulture. Pra, lehtësimi i vizave duke nisur me heqjen e taksimit të dyfishtë dhe marrëveshja për nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve.
Jemi të bindur që marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale midis dy popujve tanë, pra mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Marokut, meritojnë rezultate më të prekshme në dobi të dy popujve tanë. Ndaj dhe do të ecim më shpejt në këtë drejtim. Njëkohësisht Shqipëria mbështet në mënyrë të qartë integritetin territorial të Mbretërisë së Marokut dhe e vlerësojmë këtë shumë të rëndësishme për stabilitetin e gjithë këtij rajoni dhe do të forcojmë bashkëpunimin me Marokun në të gjithë organizatat ndërkombëtare në mënyrë që Mesdheu të bëhet një rajon edhe më i paqtë, por edhe më i begatë. Dua njëkohësisht të vlerësoj edhe reformat e ndërmarra nga Madhëria e Tij, Mbreti Mohamed i VI-të, të cilat i kontribuojnë modernizimit të këtij vendi mik dhe rritjes së rolit ndërkombëtar të Marokut si faktor i paqes, stabilitetit dhe progresit. E falënderoj edhe një herë Ministrin për mirësinë e tij dhe për mikpritjen dhe mesi presim ta shikojmë në Shqipëri”, ka thënë kreu i Kuvendit, Ilir Meta.