BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Meta tenton të fshehë lidhjet me Balilin: Nuk kam pasur asnjë bashkëpunim me të, por nuk e mohoj që i kam dhënë dorën

Meta tenton të fshehë lidhjet me Balilin: Nuk kam pasur asnjë

Presidenti Ilir Meta është distancuar dje nga lidhjet me Klement Balilin. Edhe pse ai u bë drejtor kur LSI ishte në qeveri dhe të afërm të tij morën favore, Meta dje ka mohuar gjithçka. Duke folur në një intervistë për Ylli Rakipin në “News 24”, ai tha se me Balilin nuk ka pasur asnjë bashkëpunim, ndërsa pranoi se i ka dhënë dorën kur u inaugurua “Santa Quaranta”. Nga ana tjetër, ai foli për propozimin e Ramës për t’u emëruar ministër i Jashtëm, ku dha sinjale se do e dekretojë.

-E dëgjuat zotin Rama, u përpoqëm të mblidhnim çka kishte ai esenciale, lumin q ai derdhi për ju... kishte shqetësim të madh për shkeljen e Kushtetutës.

Po, unë me Kushtetutë kam ardhur

-Keni një reagim për lumin e akuzave?

Të gjithë qytetarët që na ndjekin, duhet të jenë shumë të qetë përsa i takon Presidentit të tyre, pasi çdo akt dhe çdo veprim i tij ka qenë dhe është në interes të mbrojtjes së Kushtetutës e interesave shtetërore. Aty u tha që Ilir Meta kthen ligjin për dividentin dhe se kam shkelur kushtetutën... kur kjo e fundit në nenin për financat publike e shpreh të qartë se ligji s’mund të ketë fuqi prapavepruese, ashtu siç dhe thuhej në ligj. Këtu kemi të bëjmë një dëm të madh të financave publike... Kthimi i ligjit për buxhetin... në atë kohë kishte protesta studentësh dhe mazhoranca shprehej se nuk mund të plotësonte kërkesën për të ndryshuar ligjin. Presidenti vendosi të kthejë ligjin siç ja lejon Kushtetuta. Presidenti mbron ligjin, Kushtetutën dhe interesin publik.

-Momenti tjetër është se ai ju sulmoi edhe në takimin protokollar me ambasadorët

Nuk shqetësohem për këtë çështje, e drejta e tij. Si puna e dividentit, ashtu më sulmoi? Ti mendon se ambasadorët se kanë të qartë sesi mund të bëhet një ligj?!

-Dje policia e shtetit, drejtori i policisë... në fakt ishte një akt pak i turpshëm zoti Presidentit... dje u mor Klement Balili. Qarkullojnë fjalë se ai ka qenë fillimisht i lidhur me PD-në, më pas me LSI-në dhe më pas me Rilindjen, dmth Partia Socialiste dhe Rilindja bashkë. E vërteta është që partitë politike në Shqipëri e kanë humbur besimin për shkak të këtyre lidhjeve. Ju si parti...

Unë si parti?!

-Dje... jeni akuzuar se keni pasur lidhje me Balilin kur ishit kryetar i LSI...

E para, ajo që dua t’iu them është se e përshëndes faktin që më në fund, Balili, një person i akuzuar për trafiqe mjaft serioze do përballet me drejtësinë. E dyta, pavarësisht nga dobësia e agjencive tona për të realizuar një aksion të drejtpërdrejtë është ky presion i gjithanshëm, përfshirë dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, që e detyron këtë person të përballët me ligjin.

Në kohën që kam drejtuar LSI-në, Rigers Balili (nipi i Klement Balilit) që është kryetar i Delvinës është një person i verifikuar nga të gjithë, siç janë verifikuar të gjithë kryetarët e bashkive, proces vetingu ky ku u përfshinë dhe ambasadat. ishte një person tërësisht i besueshme dhe me te dhënat e duhura për të kandiduar. Unë se kuptoj se çfarë lidhje mund të thuhej apo çfarë mbështetje ka pasur ky veçanërisht kur është akuzuar. Për sa i takon raportit, s’mund te them që nuk i kam dhënë dorën në rastin e përurimit të Santa Quaranta-s, por s’kam pasur asnjë takim të veçantë. Asnjëherë s’më është thëne nga policia apo SHISH, ‘shiko që mos kontakto me ketë person se ka këtë apo ato probleme. Kur është akuzuar kam kërkuar mbledhje të sigurisë kombëtarë e kërkuar arrestimin e tij. Pak kohë më parë, për këtë çështje, i kam thënë edhe partnerëve tanë më të rëndësishëm. Unë si president nëse s’besoni se policia, agjencitë tona, s’kanë vullnetin për ta arrestuar këtë personin jam gati të sillni forca speciale, logjistike për të arrestuar këtë apo çdo person që duhet të përgjigjet para drejtësisë.

-Ai tha se ka qenë “vërdallë”...

Të gjithë jemi të bindur se kjo çështje do duhej të ishte zgjidhur prej kohësh dhe do të duhej të ishte zgjidhur ndryshe.

-Refuzimi i Gent Cakajt. Jeni ndjerë i kërcënuar në këtë rast, pasi keni thënë që keni marrë kërcënime?

Duhet të kemi parasysh zoti Rakipi, nuk është problemi se unë ndihem i kërcënuar, por me shumë histori të tjera që lidhen me historinë time dhe karakterin tim. Jo më kot, Presidenti është institucioni më i mbrojtur në Shqipëri. Kur tentohet deri këtu kuptohet se situata është rënduar shumë në raport me institucionet, me raport me mediat (kadrinjtë). Presidenti është përfaqësues i shtetit si i tërë dhe pushteti të gënjen të tundon. Dëshira për të marrë sa më shumë pushtet për mund të cenojë institucionet. Kryeministri nuk e gëzon një mbrojtje të tillë, mund të zgjidhet me 71 vota dhe të shkarkohet me 71 vota. Ndërsa Presidenti duhet të jetë i mbrojtur nga çdo lloj presioni i shumicës dhe zgjidhet për të shmangur krizat.

-Sipas kryeministrit ju jeni përfshirë në një konspiracion kundër presidentit të Kosovës me mos dekretimin e Gent Cakës?

Nuk kam pasur asnjë takim me presidentin e Kosovës. Ca lidhje ka kjo. Kush është konspiracioni? Ministri ka dimensionin kushtetues, pasi ai kur bëhet ministër është një institucion Kushtetues. Presidenti dekreton dhe shkarkon ministrat. Garant për këto cilësi në interes të shtetit është presidenti. Presidenti nuk ka rol ceremonial. Kushtetuta imponon një proces bashkëpunimi në interes të shtetit. Kryeministri duhet të bisedonte me Presidentin para se të bënte emrat publikë për ministra. Presidenti pasi është njohur me këto propozime ka vepruar në mënyrën më të shpejtë. Presidentit i është kërkuar takim pas 8 ditësh, pasi këta ishin emëruar. Në datën 5 u dekretuan të gjithë menjëherë, pasi i kishin cilësitë. Shqetësim për mua ka qenë ministri i jashtëm, jo si person. Ministri i jashtëm ka rëndësi, pasi pasojat që mund të vijnë janë të pariparueshme. Ai mund ta cenojnë Kushtetutën edhe me pa vetëdije. Unë nuk kam dashur të bëj debat.

-Ju nuk e keni takuar Gent Cakën?

Jo nuk e kam takuar asnjëherë. Një veprim i tij nëse do prodhonte pasojë, Edi Rama do thoshte se Ilir Meta e dekretoi. Unë nuk mund të bëj eksperimente.

-Ai thotë se certifikatën e sigurisë edhe të tjerë nuk e kanë marrë?

Meta ka që në vitin 1992 në politikë dhe këto janë akuza të pavend. Unë i kam në rregull të gjitha certifikatat.

-Përse nuk dekretove shkarkimin e Bushatit?

Kam dëgjuar disa spekulime për ministrin e jashtëm edhe për Xhafaj. Së pari ai ka bërë dorëheqjen dhe e ka bërë publike. Rastin e Bushatit, nuk e kam dekretuar se ministri ka përgjegjësi kushtetuese, Nuk mund ta lë ministrinë në dorë të një zv/ministrin. Marrëdhëniet tona nuk kanë qenë shumë konstruktive, pavarësisht se sjelljet e mia kanë qenë konstruktive. Nuk mund të japë një përgjigje një njeri që nuk ka asnjë përgjegjësi kushtetuese. Kjo është e gjitha dhe nuk ka asnjë arsye tjetër. Sa për mos shkarkimin e Bushatit po jap një shembull, e zëmë se një kryeministër i papërgjegjshmet kërkon shkarkimin e ministrit Ylli Rakipi, dhe ministri vjen tek unë dhe më thotë që unë skam shkelur as sigurinë kombëtare, nuk shkarkohem as për korrupsion por nuk kam zbatuar porosinë e kryeministrit fjala bie për shitje trojesh, ca do bëj unë ta largoj? Në rastin e Bushatit unë nuk e kam shkarkuar sepse ai është Ministër i jashtëm, dhe nuk doja ta lija përgjegjësinë e vendit në dorë të zv/ministrit. edhe pse marrëdhënia jonë mes meje dhe Bushatit nuk ka qenë e mirë, unë nuk mund të shkelja Kushtetutën.

-Ka pasur qeverisje me zv/ministër….

Por unë nuk mund të jem i papërgjegjshëm që ta bëja këtë gjë. Është një post shumë me rëndësi dhe nuk mund të lë diplomacinë.

-Pse ju keni të drejtë që të bllokoni një shkarkim të ministrit?

Po, sepse këtë të drejtë ma jep kushtetuta.

-Në Kushtetutë thuhet se postimi i ministrit është i papajtueshëm me çdo post tjetër. Kjo do të thotë se ju nuk do ta dekretoni Ramën?

Presidenti ka të drejtë të bëj interpretimin e tij fillestar.

-Nëse Edi Rama do të sjell ty 5 ministra që do jem unë në këto ministri, ju ça do bëni do ta dekretoni?

Që të jemi të qartë kjo nuk thuhet në Kushtetutë, as e përjashton dhe as e aprovon këtë gjë. Ne shikojmë parime dhe precedentët tanë dhe të vendeve të tjera që mund të kenë qenë.

-Ju po bëheni normal dhe po thyeni kushtetutën…

Unë nuk thash as do e dekretojë dhe as do ç’dekretoj, unë pas këtij emisioni do takoj këshilltarët e mi dhe ndoshta nesër mund të marrim vendimin. Në do të marrim vendimin më të drejtë.

 

Më të lexuarat