BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Meta: Vendi i opozitës është në parlament, gjithmonë e mirëpritur për të thënë fjalën e saj

Meta: Vendi i opozitës është në parlament, gjithmonë e
Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta mori pjesë në një iftar të shtruar ditën e mërkurë në ambientet e “Hotel Grand Europa” në Shkodër,  organizuar nga deputeti Agron Çela. Kryetari i Kuvendit shoqërohej nga bashkëshortja e tij, deputetja Monika Kryemadhi dhe nga deputeti Spartak Braho. Ndërkaq, të ftuar ishin përfaqësues nga Myftinia e Shkodrës dhe komunitetet e tjera fetare në këtë qytet, Prefekti i Qarkut Shkodër, Paulin Radovani, Kryetari i Bashkisë, Lorenc Luka, Kryetari i Këshillit të Qarkut, etj.  Pas iftarit, duke iu përgjigjur interesit të mediave në lidhje me vlerësimin e 300 ditëve të para të qeverisë, Kryetari i Kuvendit u shpreh se këto ditë konfirmuan stabilitetin e kësaj mazhorance. “Natyrisht që janë 300 ditë që kanë konfirmuar stabilitetin e kësaj mazhorance, por mbi të gjitha janë 300 ditë që kanë ndikuar në përforcimin e stabilitetit ekonomik dhe financiar të vendit, që kanë qenë mjaft kritik në fillimet e kësaj qeveria për shkak të një trashëgimie të vështirë dhe të një krize të gjatë dhe sigurisht që janë 300 ditë që kanë sjellë marrjen e statusit kandidat në BE për Shqipërinë. Një stad i ri për vendin, një mundësi e re për të çuar më tej reformat dhe për të përmirësuar akoma më tej performancën e kësaj qeverie”, tha z. Meta. 
 
Në lidhje me reformën administrative-territoriale, z. Ilir Meta tha se kjo është një reformë delikate dhe natyrisht që çdo deputet ka këndvështrimin e tij, që shpesh niset jo vetëm nga parimet, nga kriteret, por edhe nga ndjeshmëritë psikologjike, shoqërore, dhe njerëzore të elektoratit, të zonave të caktuara. “Unë shpresoj që gjithçka të reflektohet dhe produkti final të jetë sa më konsensual. Asnjëherë nuk do të duartrokitet reforma administrative-territoriale, në asnjë rast edhe atëherë kur mund të bëhej me konsensusin e plotë të opozitës. Për këtë gjë kam qenë dhe do të mbetem gjithmonë i sigurt. Madje, edhe opozita prandaj i është shmangur përgjegjësisë për të marrë pjesë në reformën administrative-territoriale, sepse në këtë mënyrë ajo jo vetëm që nuk dëshiron që të marrë përgjegjësitë duke bërë një propozim konkret, sikurse i është kërkuar që në fillim të këtij procesi. Por natyrisht që për mendimin tim, ky ka qenë një proces mjaft i gjerë, mjaft i konsultuar dhe duhet të vazhdojë i tillë deri në minutën e fundit. Gjithmonë ka vend për të reflektuar, për të bërë përmirësime. Por Shqipëria nuk mund të vazhdojë më me 400 komuna dhe bashki . Për këtë besoj se nuk ka asnjë shqiptar që nuk është dakord”, tha z. Meta. 
 
I pyetur në lidhje me bojkoton e opozitës, z. Ilir Meta tha se vendi i opozitës është në Parlament dhe ajo do të jetë gjithmonë e mirëpritur për të thënë fjalën e saj dhe për të marrë përgjegjësitë që i takojnë për të gjitha reformat që kanë të bëjnë me vendin dhe ku roli i saj është mjaft kyç. “Por jo vetëm kaq, çdo ditë të Parlamentit, të komisioneve, opozita dhe prezenca e saj janë mjaft të rëndësishme dhe të domosdoshme dhe shpresoj që ky sezon i parakohshëm pushimesh për opozitën të marrë fund në 1 shtator”, theksoi z. Meta. 
 

Më të lexuarat