BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Meta vizitë në "Baku State University", takim me studentët dhe stafin akademik

Meta vizitë në "Baku State University", takim me
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, dhe delegacioni parlamentar shqiptar, i përbërë nga Luan Rama dhe Ben Blushi, gjatë qëndrimit të tyre në Azerbajxhan, kanë vizituar Universitetin Shtetëror të Baku (BSU). Ata janë pritur nga Rektori Abel M. Maharramov, ndërsa pjesë e delegacionit parlamentar shqiptar ka qenë edhe Rektori i Universitetit Politeknik të Tiranes, Jorgo Kaçani. 
Kryetari i Kuvendit u njoh me ambientet e ndryshme dhe kapacitetet teknike të BSU dhe u takua me stafin akademik dhe studentë të universitetit. Gjatë vizitës ai theksoi se me forcimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit, rritja e bashkëpunimit arsimor ka një rëndësi të veçantë, sepse arsimi është promotor i fortë i të ardhmes ekonomike të të dy vendeve mike. 
 
Me praninë e delegacionit parlamentar shqiptar dhe stafit akademik u nënshkrua edhe Memorandumi i Mirëkuptimit mes Universitetit Shtetëror të Baku (BSU) dhe Universitetit Politeknik të Tiranës nga Rektorët Abel Maharramov dhe Jorgo Kaçani. Me nënshkrimin e memorandumit, dy universitetet kanë rënë dakord të thellojnë bashkëpunimin shkencor dhe arsimor përmes shkëmbimeve studentore dhe akademike, simpoziumeve dhe seminareve të përbashkëta. Gjithashtu dy universitetet do të bashkëpunojnë ngushtë në fushat e hidrologjisë, inxhinierisë, kimisë, sizmologjisë dhe studimeve mjedisore.
 
 "Ëë të Universitetit Shtetëror të Bakusë, ju falënderoj shumë për pritjen e rezervuar për delegacionin shqiptar, duke më dhënë një pjesë të kohës suaj të çmuar. Por dua t’iu siguroj se për mua, dhe jam bindur edhe për kolegët e mi, kjo do të jetë pjesa më emocionuese e vizitës dhe për më tepër na inkurajon në radhë të parë që të vijmë sërish këtu në Universitetin Shtetëror të Bakusë në të ardhmen", ka thënë Meta gjatë fjalës së tij hyrëse. 
 
Më tej ai ka përmendur edhe lidhjen e hershme midis dy vendeve, duke theksuar forcimin e marrëdhënive midis tyre.
 
"Ndoshta shumë prej jush mund ta kenë dëgjuar edhe më parë, që dikur ky territor quhej Shqipëria e Kaukazit, që do të thotë se ka një lidhje shumë te hershme mes popujve tanë dhe jam i sigurt se azerbajxhanasit që kanë vizituar Shqipërinë kanë vënë re ngjashmëritë e shumta që ekzistojnë mes dy vendeve dhe popujve tanë. Por gjithashtu vizita jonë flet për një dinamizëm të ri të marrëdhënieve mes dy vendeve tona. Ne do të forcojmë marrëdhëniet tona për një perspektivë të re mes dy vendeve dhe popujve", ka thënë ai.
 
Meta ka folur edhe për projektin TAP si dhe bashkëpunimet në të ardhmen në fushën e turizmit, argikulturës, arsimit dhe në fusha të tjera.
 
"Pa asnjë dyshim, projekti TAP do të luajë një rol tepër vital në këtë drejtim. Është një projekt strategjik për dy vendet tona dhe për Shqipërinë në veçantë, sepse Shqipëria është një pjesë shumë vitale e këtij gazsjellësi që niset nga Shah Deniz dhe përfundon në BE. Ky projekt do të rrisë edhe më tej sigurinë energjetike në Europë. Gjithashtu dy vendet tona, siç edhe e diskutuam gjatë takimeve me Presidentin Aliyev, me Kryetarin e Parlamentit dhe Kryeministrit, do të punojnë ngushtë për një tjetër projekt madhor për Shqipërinë, që është gazifikimi i vendit. Gjithashtu, dy vendet tona janë të vendosura që të punojmë bashkë edhe në fusha të tjera të rëndësishme, si në infrastrukturë dhe energji. Aktualisht ka kompani azere që po investojnë në industrinë e naftës, ndërkohë që në të ardhmen do të bashkëpunojmë në fushën e turizmit, agrikulturës dhe fusha të tjera", ka bërë me dije Kryetari i Kuvendit.
 
Me tepër përparësi, Kreu i Kuvendit i dha fushës së arsimit, ku ai u shpreh se do të ketë shkëmbime mes studentëve dhe mësuesve.
 
"Gjatë, takimit me Presidentin Aliyev biseduam dhe ramë dakord që t’i japim përparësi bashkëpunimit në fushën e arsimit. Unë e informova Presidentin për vizitën që do të bëja në universitet dhe për projektet tona për të thelluar bashkëpunimin mes Universitet Shtetëror të Bakusë dhe Universitet Politeknik të Tiranës. Shkëmbimet mes studentëve dhe mësuesve do të jenë shumë të dobishme në mënyrë që popujt tanë të njohin më mirë vendet respektive", u shpreh ai.
 
Meta i ka ftuar investitorët e rinj nga Azerbajxhani për të ardhur në Shqipëri, duke theksuar se përmes bashkëpunimit, marrëdhëniet midis dy vendeve do bëhen më solide.
 
"Shqipëria është një vend i sigurt, është prej 4 vitesh tashmë një vend i NATO-s. Pak muaj më parë ne morëm statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian dhe ne gëzojmë një pozicionim strategjik në rajonin tonë. Shqipëria siguron potenciale të mëdha për investitorët aferë. Nuk dua t’ju marr shumë kohë, por dua t’iu them se Azerbajxhani nuk është toka e zjarrit vetëm për azerët, por edhe për shqiptarët. Sepse nëpërmjet TAP-it ju do të sillni zjarr edhe në vendin tonë. U jam shumë mirënjohës dhe përmes këtij bashkëpunimi midis dy universiteteve dhe në fushën arsimit, do t’i bëjmë më solide marrëdhëniet mes dy vendeve dhe popujve tanë në terma afatgjatë dhe në një mënyrë të zgjuar falë edhe dedikimit tuaj. Ju falënderoj për kohën dhe shpresoj të shoh sa më shumë prej jush në Tiranë", ka thënë Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta në fund të fjalës së tij.
 
 
 

Më të lexuarat