BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Meta viziton kompleksin blegtoral në Torovicë të Lezhës: Paketa e re fiskale ul kostot

Meta viziton kompleksin blegtoral në Torovicë të Lezhës:
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, vizitoi kompleksin blegtoral në Torovicë të Qarkut të Lezhës që administrohet nga Martin Gjergji.  Kryetari i Kuvendit shoqërohej nga Zv/ Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Alban Zusi, deputetë të grupit parlamentar të LSI-së të Qarkut të Lezhës, Kryetari i Bashkisë së Lezhës si dhe përfaqësues të drejtorisë rajonale të bujqësisë. 
 
Meta u njoh më nga afër me investimin e kryer në këtë kompleks blegtoral me 250 gjedhë, një investim modern që pritet të rrisë në të ardhmen edhe kapacitetet përpunuese të qumështit bazuar mbi teknologjinë më të avancuar të kohës.
 
Gjatë bashkëbisedimit, Kryetari i Kuvendit garantoi se mbështetja shtetërore do të jetë gjithmonë për ata që do të investojnë në bujqësi dhe në blegtori. Meta theksoi se paketa e re fiskale stimulon në mënyrë të veçantë zhvillimin e komplekseve të tilla blegtorale duke ulur ndjeshëm kostot.
 
"Për mua është një kënaqësi e veçantë që vizitoj një kompleks të tillë blegtoral, plot ambicie për të ardhmen. Mbi të gjitha, jam shumë i kënaqur që shoh këtu që po ndërtohet edhe një baxho mjaft moderne me teknologjinë më të avancuar për ta mbyllur të gjithë ciklin e prodhimit e të përpunimit brenda këtij kompleksi. Do të rrisë dhe do të motivojë akoma më shumë drejtuesit e këtij kompleksi për të zgjeruar, për të hyrë në treg në mënyrë të sigurt dhe të suksesshme dhe me produkte mjaft konkurruese sikurse u shpjegua këtu dhe sikurse do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Paketa e re fiskale stimulon në mënyrë të veçantë zhvillimin e komplekseve të tilla blegtorale, pasi ajo ul në mënyrë të ndjeshme kostot, sidomos sa i takon kostos që ndikon në përmirësimin e racës këtu në vend për të rritur prodhimin dhe për të shkuar drejt atij objektivi, i cili ka të bëjë jo vetëm me reduktimin e importeve që janë ende shumë të mëdha për produktet blegtorale në vend, por me plotësimin e të gjitha kërkesave të tregut vendas dhe njëkohësisht me fillimin e eksportimit të produkteve shqiptare blegtorale në tregjet ndërkombëtare", theksoi Meta.
 
Kryetari i Kuvendit kërkoi prej Ministrisë së Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave dhe përfaqësuesve të institucioneve shtetërore që të informojnë ata që duan të investojnë në bujqësi dhe në blegtori për lehtësirat fiskale dhe për mundësinë e zhvillimit dhe të rritjes më të shpejtë të këtij sektori që do të ndikojë edhe në rritjen e punësimit.
 
"Natyrisht që është një detyrë e Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, AZHBR-së dhe e të gjithë përfaqësuesve të këtij sektori për të informuar fermerët tanë, të gjithë atatë cilët merren me komplekse të tilla blegtorale apo kanë synime për të bërë të tilla investime në këtë fushë, për të gjitha avantazhet dhe të gjithë mbështetjen që do të kenë në mënyrë që të ecin në rrugën e rimëkëmbjes së bujqësisë, në rrugën e rimëkëmbjes së blegtorisë, në rrugëne plotësimit të të gjithë kërkesave të tregut vendas për këto produkte, edhe njëkohësisht në rrugën e punësimit dhe të mirëqenies së të gjithë shoqërisë në vend", u shpreh kreu i Kuvendit.
 
Zv/Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave,  Alban Zusi prezantoi disa prej risive të paketës së re fiskale që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në fushën e blegtorisë. 
Ai deklaroi se në paketën e re fiskale çmimet e referencës së produkteve që vijnë nga jashtë rishikohen totalisht duke shkuar te çmimi real. 
 
“Paketa e bujqësisë dhe paketa fiskale për blegtorinë është një ndër më nxitëset që është realizuar ndonjëherë duke lehtësuar jashtëzakonisht shumë, qoftë barrën fiskale, qoftë barrën financiare për blegtorët të cilët janë të orientuar drejt prodhimit vendas, drejt rritjes dhe shtimit të kapacitetit të stallave, të fermave dhe të prodhimit në përgjegjësi. Në këtë kontekst, ne mund të themi se vetëm për blegtorinë ne e kemi ulur me mbi 22 për qind koston e importit të mëshqerrave dhe të bagëtive të destinuara për majmërim apo për mbarështrim. Kjo është një nxitje jashtëzakonisht e madhe pasi ne presim qenë vitin 2015 të kemi një bum të shtimit të numrit të krerëve nëpër stallat e përqendruara, që do të thotë dhe njëkohësisht rritje e cilësisë dhe e standardeve të sigurisë ushqimore dhe zëvendësim sinjifikativ të importeve në fushën e produkteve blegtorale që sot arrijnë shifra në dhjetëra milionë euro", tha Alban Zusi.
 
 

Më të lexuarat