BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Ministri Ahmetaj firmos Marrëveshjen COSME, Shqipëria akses në fondin prej 2.3 miliardë eurosh për konkurrueshmërinë e SME-ve

Ministri Ahmetaj firmos Marrëveshjen COSME, Shqipëria akses në
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj ka zhvilluar sot një vizitë një ditore në Bruksel me qëllim firmosjen e marrëveshjes COSME, programi që synon rritjen e konkurrueshmërisë dhe inovacionit të bizneseve të vogla dhe të mesme. 
 
Ministri Ahmetaj u takua me Komisioneren Europiane për Tregun e Brendshëm, Industrinë, Sipërmarrjen dhe SME-të, El?bieta Bie?kowska, me të cilën nënshkruan marrëveshjen që formalizon hyrjen e Shqipërisë në Programin për Konkurrueshmërinë e Sipërmarrjeve dhe Bizneseve të Vogla dhe të Mesme (COSME). 
 
Pas firmosjes së Marrëveshjes, Komisionerja Bienkowska i uroi mirëseardhjen Shqipërisë në grupin e vendeve që mund të përfitojnë nga fondet e Programit COSME. Sa i përket programit dhe politikave të SME-ve, Bienkowska shtoi se “Aksesi në financë mbetet një nga problemet kryesore me të cilat përballen SME-të. Unë dëshiroj që të përdorim mundësitë për financim që ky program ofron, në mënyrë sa më eficente për të mbështetur SME-të dhe në të njëjtën kohë, të marrim ide prej vetë bizneseve lidhur me mënyrën më të mirë për t’i promovuar ato”.
 
Ministri Ahmetaj e vlerësoi këtë si një mundësi shumë të mirë për sipërmarrjet shqiptare që të aplikojnë për rritjen e konkurrueshmërisë, inovacionit dhe zhvillimin e tyre.
 
“Sot firmosëm një marrëveshje shumë të rëndësishme për Shqipërinë që quhet COSME. Është një instrument financiar që Bashkimi Europian dhe Komisioni Europian e kanë krijuar për të mbështetur sipërmarrjet e vogla dhe të mesme brenda Bashkimit Europian dhe jashtë tij në vendet kandidate. Rëndësia për ne është që nga fondi i cili në total arrin në 2.3 miliardë euro, sigurisht që Shqipëria ka pjesën e vet proporcionale dhe është një sfidë e drejtpërdrejtë për autoritetet shqiptare, për administratën shqiptare dhe për sipërmarrjen shqiptare që të përfitojë nga këto fonde, nga ky financim qoftë përsa i përket inovacionit, qoftë përsa i përket strukturimit të ndërmarrjeve për të përballuar një konkurrencë akoma dhe më intensive në të ardhmen dhe për të thithur atë që e quajmë “ekonomia e dijes”, në mënyrë që të kalojnë në nivelin tjetër të zhvillimit ekonomik. Është sfidë e drejtpërdrejtë për ne që të arrijmë të thithim sa më shumë fonde në ndihmë të sipërmarrjes shqiptare dhe të përgatisim sipërmarrjen shqiptare që të aplikojë suksesshëm për fondet nga ky program”, u shpreh Ministri.
 
COSME është programi i BE që synon forcimin e konkurrueshmërisë dhe qëndrueshmërinë e SME-vë, program i cili është në fuqi nga viti 2014-2020 me një buxhet prej 2.3 miliardë euro në total. Vendet mund të aplikojnë me projektet e tyre për të përfituar nga fondi i programit.
 
Shqipëria është vendi i pestë jo-anëtar i BE-së që i bashkohet dhe kontribuon në program, pas Malit të Zi, Maqedonisë, Moldavisë dhe Turqisë.
 
 

Më të lexuarat