Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Forecast

Berat, Albania

08/27/2014 - 11:00

Clear skyNorth-northwest, Light air, 0.7 m/s30°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0128 bar

Durrës, Albania

08/27/2014 - 11:00

Clear skySouth, Light air, 1.2 m/s28°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0117 bar

Korçë, Albania

08/27/2014 - 11:00

Clear skyWest-northwest, Light breeze, 2.2 m/s28°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0139 bar

Kukës, Albania

08/27/2014 - 11:00

Clear skyWest-southwest, Light breeze, 2.4 m/s29°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0136 bar

Shkodër, Albania

08/27/2014 - 08:00

Clear skyNorth-northeast, Light air, 1.1 m/s22°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0120 bar

Tirana, Albania

08/27/2014 - 11:00

KlarværSør, Flau vind, 0.6 m/s29°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0120 bar

Vlorë, Albania

08/27/2014 - 11:00

Clear skyNorthwest, Light air, 0.3 m/s31°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0117 bar

Weather forecast from yr.no.

Ministri Tahiri paralajmëron përjashtimin e militantëve në polici, ja kush janë drejtuesit që do largohen

Ministri Tahiri paralajmëron përjashtimin e militantëve polici, ja kush janë drejtuesit që do largohen

Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, gjatë fjalimit të tij në seancën e djeshme plenare, ka konfirmuar atë që është artikuluar prej disa javësh nën zë. Ministri Tahiri deklaroi dje se që në ditët e para të detyrës së tij, do të drejtojë dhe orientojë një hetim kapilar për të gjitha emërimet nepotike, klienteliste dhe të paligjshme në Policinë e Shtetit, gjatë 8 viteve të sundimit të Berishës. Ai paralajmëroi gjithashtu përjashtimin një herë e përgjithmonë të kamikazëve politikë të Sali Berishës nga Policia e Shtetit. “Ka punonjës policie të inkriminuar, siç ka dhe militantë që as dinë ta ndajnë detyrën në emër të ligjit nga dëshira në emër të partisë. Ne do rishikojmë të gjitha praktikat e punësimit, të karrierës, të efektivitetit në detyrë për çdo punonjësi policie. Do ndjekim çdo denoncim dhe hetim të kaluar por edhe në vazhdim për përfshirje të punonjësve të Policisë së Shtetit në veprimtari abuzive dhe kriminale. Të parët do përjashtohen nga Policia e Shtetit dhe do procedohen. Të dytët do shkojnë para drejtësisë dhe në Policinë e Shtetit nuk do shkelin më”, ka deklaruar Tahiri. Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri ka paralajmëruar edhe reformë strukturore. “Në këtë moment, struktura e policisë është kokëposhtë. Afro 15 % e drejtuesve dhe oficerëve të lartë, është në zyra. Mbi 800 punonjës janë futur brenda Hotel Arbanës, pra Drejtoria e Përgjithshme e Policisë. As kur ishte hotel nuk mbante kaq shumë njerëz sa mban tani që është njësia qendrore e Policisë së Shtetit. Ne do zbresim policinë në bazë. Do zbrazim zyrat dhe do çojmë policinë afër qytetarit. Do riformatojmë strukturën për ta rikthyer Policinë e Shtetit në terren, afër njerëzve, afër problemeve dhe cilësisht më mirë në shërbimin ndaj sigurisë së jetës, shëndetit dhe pronës së qytetarëve. Parimi "një shtet - një polici" është filozofi dhe mënyrë organizimi ndryshe. Do sigurojmë që asnjë vepër penale të mos mbetet jashtë vëmendjes së policisë për shkak të anarkisë së kompetencave apo vakuumit të përgjegjësive”, ka theksuar ai.

Spastrimet

Pjesë e reformimit të policisë do të jetë edhe spastrimi i të emëruarve në mënyrë nepotike, i të paaftëve, i drejtorëve, i efektivëve të përfshirë në fushatë, i elementëve të lakuar si të lidhur me krimin, i eprorëve që kanë dekonspiruar aksionet e policisë, i drejtorëve që kanë shitur kolegët tek bandat mafioze etj. Grupi i posaçëm në selinë rozë disponon edhe një listë me emrat e zyrtarëve të policisë, të cilët do të largohen nga policia menjëherë pas miratimit të qeverisë së re në Kuvend. Sipas burimeve, çdo emër i skeduar për t’u larguar, transferuar apo ulur në detyrë, shoqërohet me një dosje, ku përfshihet e gjithë veprimtaria e tij e paligjshme. Pjesë e listës janë edhe ata drejtues policie të përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në fushatë elektorale për llogari të Partisë Demokratike. Drejtorët e angazhuar nga Flamur Noka për të ushtruar terror në Kukës, do të shkarkohen menjëherë nga puna, për t’u lënë të lirë që të shkojnë dhe të militojnë para selisë blu. Shefat e komisariateve do të jenë gjithashtu në fokus të fshesës.
 

Apeli

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që për çdo mendim, apo sugjerim për Policinë e Shtetit, të drejtohen te ai. “Policia e Shtetit duhet të jetë policia juaj! Ndaj nisni që sot e ndjehuni të lirë të më shkruani çdo sugjerim, çdo mendim, çdo eksperience tuajën personale prej të cilës mund të mësojmë diçka më shumë nga ç’dimë sot, çdo iniciativë që në vlerësimin tuaj Policia e Shtetit duhet ta ketë në axhendën prioritare. Ne kemi program për reformimin e thellë të Policisë së Shtetit bazuar në angazhimet tona para zgjedhjeve. Program që vazhdon të detajohet me ekspertët më të mirë”, u shpreh Tahiri.

Drejtuesit e policisë që janë paralajmëruar para fushatës nga PS  
 
1. Hysni Burgaj, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit
2. Agron Kuliçaj, zëvendësdrejtor i Përgjithshëm
3. Erzen Breçani, Nëndrejtor i Policisë së Tiranës
4. Gëzim Gj. Drejtoria Tiranë
5. Bujar A. Drejtues, Drejtoria e Policisë
6. Kujtim M. Shef Kuadri Drejtoria Tiranë
7. Xhavid C. Burime Njerëzore Drejtoria Tiranë
8. Ramiz B. Seksioni Anti Korrupsion Drejtoria Tiranë
9. Astrit L. Shërbimi Kontrollit të Brendshëm Tiranë
11. Nazmi Sh. Drejtues Komisariati
12. Rakip H. Drejtues Komisariati
13. Benet K. Shef Sektori, Drejtoria Tiranë
14. Henigert M. Shef Krimesh, Komisariat Tiranë
15. Pëllumb N. Drejtoria Kufirit Tiranë
16. Arjan H. Krimi Ekonomik Tiranë
17. Ervin D. Shef Seksioni Drejtoria Tiranë
18. Sokol S. Drejtoria Tirande
19. Granit Sh. Drejtoria Tiranë
20. Agron B. Drejtoria Tiranë
21. Fred Sh. Drejtoria Tiranë
22. Him M. Shef Rendi
23. Ilir Z. Shef Qarkullimi
24. Altin M. Oficer Drejtoria Operacionale Tiranë
25. Hulian Sh. Agjent Vëzhgimi
26. Durim S. Agjent Vëzhgimi
27. Fatmir A. Agjent Vëzhgimi
28. Bekim S. Agjent Vëzhgimi
29. Gjergji M. Agjent Vëzhgimi
30. Bardhi N. Agjent Vëzhgimi
31. Ervin M. Agjent Vëzhgimi
32. Gers L. Agjent Vëzhgimi
33. Altin M. Oficer Reparti Renea
34. Osman L. Oficer FNSH
35. Mirbi B. Inspektor Komisariati Tiranë
36. Skënder Gj. Patrullë
37. Gjin Gj. Seksioni Ruajtjes Objekteve
38. Osman F. Oficer Komisariati Tiranë
39. Fatos M. Agjent Krimesh Komisariati Tiranë
40. Ylmi S. Agjent Krimesh Komisariati Tiranë
41. Besim N. Agjent Krimi Ekonomik Tiranë
42. Agron B. Komandant Patrulla Tiranë
43. Florenc H. Inspektoriati Bashkia Tiranë
44. Isuf Çela, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme
45. Astrit Halili, Drejtor i Shkollës së Policisë
46. Anila Hoxha, Nëndrejtor i Përgjithshëm i Policisë
48. Dritan Berisha, Shef në Interpol
49. Veli Haklaj, Departamenti Kundër Krimit të Organizuar
50. Bujar Gjana, Departamenti Kundër Krimit të Organizuar
51. Urim Rexhepi, Departamenti Kundër Krimit të Organizuar
52. Valbona Hoxha, Departamenti Kundër Krimit të Organizuar
53. Seit Bici, Departamenti Kundër Krimit të Organizuar
54. Lazam Spahiu, Departamenti Kundër Krimit të Organizuar
55. Perlat Vatoci, Departamenti Kundër Krimit të Organizuar
56. Sokol Nako, Departamenti Kundër Krimit të Organizuar
57. Martin Geci, Departamenti Kundër Krimit të Organizuar
58. Pajtim Qinami, Departamenti Kundër Krimit të Organizuar
59. Besnik Ahmetaj, Departamenti i Sigurisë Publike
60. Saimir Kuçani, Departamenti i Sigurisë Publike
61. Shkëlzen Aliaj, Departamenti i Policisë Rrugore
62. Shkëlqim Neza, Departamenti i Sigurisë Publike
63. Nikolin Vatnikaj, Departamenti i Sigurisë Publike
64. Ali Elezi, Departamenti për Kufirin dhe Migracionin
65. Agim Berisha, Departamenti për Kufirin dhe Migracionin
67. Neritan Islamukaj, Drejtoria e Personelit
68. Syl Ismaili, Departamenti për Shërbimet Mbështetëse
69. Haxhi Bala, Departamenti për Shërbimet Mbështetëse
70. Shpëtim Ahmetaj, Departamenti për Shërbimet Mbështetëse
71. Gani Memia, Departamenti për Shërbimet Mbështetëse
72. Kolë Kukaj, Departamenti për Shërbimet Mbështetëse
73. Nazmi Kotarja, Departamenti për Shërbimet Mbështetëse
74. Bajram Hajdarmetaj, Departamenti për Trajtimin Policor
75. Pëllumb Kavacica, Njësia Rajonale e Policisë Rrugore
76. Ahmet Meshi, Njësia Rajonale e Policisë Rrugore
77. Xhemal Lusha, Njësia Rajonale e Policisë Rrugore
78. Gëzim Gosturani, Njësia Rajonale e Policisë Rrugore
79. Maxhun Hajdari, Njësia Rajonale e Policisë Rrugore
80. Avdi Haluci, Njësia Rajonale e Policisë Rrugore
81. Alejdin Omuri, Njësia Rajonale e Policisë Rrugore
82. Arben Gjediaj, Njësia Rajonale e Policisë Rrugore
83. Ali Allaraj, Njësia Rajonale e Policisë Rrugore
84. Krenar Ahmeti, Njësia për Kontrollin e Autostradave
85. Bedri Gjonaj, Sektori Kundër Krimit Financiar
86. Gani Jahelezi, Sektori i Policisë Shkencore
87. Besim Bashaj, Sektori i Policisë Shkencore
88. Xhemal Sylaj, Sektori i Policisë Shkencore
89. Mehmet Halilaj, Sektori i Policisë Shkencore
90. Ziadin Allaraj, Sektori për Rendin dhe Sigurinë Publike
91. Fatmir Qinami, Sektori i Forcës së Posaçme
92. Xhavit Çiçi, Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse
93. Arbëresh Voksh, Seksioni i Ruajtjes dhe Sigurimit të Objekteve
94. Isa Lishaj, Sektori i Analizës së Informacionit Kriminal
95. Vjollca Geci, Sektori i Analizës së Informacionit Kriminal
96. Dritan Malaj, Sektori Kundër Krimeve të Rënda
97. Mimoza Kuca, Sektori i Rendit dhe Sigurisë Publike
98. Artan Byberi, Seksioni Për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve
99. Agron Sulshabani, Seksioni Për Rendin dhe Sigurinë
100. Ilir Sula, Seksioni Për Rendin dhe Sigurinë
101. Alfred Elezi, Seksioni Për Rendin dhe Sigurinë
102. Shkëlzen Biberaj, Sektori Kundër Krimit Financiar
103. Genc Peka, Sektori i Personelit
104. Mërgim Hoxha, Sektori i Personelit
105. Agron Hasanpapaj, Sektori Kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve
106. Artan Pjetërnika, Shef i Komisariatit të Fierit
107. Bashkim Shehu, Sektori Kundër Krimit Financiar
108. Alfred Mazreku, Sektori i Analizës së Informacionit Kriminal
109. Milazim Halili, Sektori i Analizës së Informacionit Kriminal
110. Petrit Xhani, Sektori Kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve
111. Xhevdet Axhami, Sektori i Rendit dhe i Sigurisë
112. Astrit Mazreku, Sektori i Rendit dhe i Sigurisë
113. Dashurije Hoxha, Sektori i Rendit dhe i Sigurisë
114. Novruz Domi, Sektori i Rendit dhe i Sigurisë
115. Shpëtim Ponari, Seksioni i Hetimit e Parandalimit të Krimeve
116. Gëzim Ngjeçi, Zv.Drejtor në Tiranë
117. Korab Istrefi, Sektori Kundër Krimit Financiar
118. Argron Hadërmataj, Sektori për Rendin e Sigurinë
119. Emri Vata, Drejtoria e Policisë
120. Naim Allaraj, Sektori Kundër Krimeve të Rënda
121. Përparim Aliaj, Sektori i Migracionit
122. Gëzim Prebibaj, Policia Kufitare
123. Astrit Gjonpali, Policia Kufitare
124. Arben Hadërmataj, Policia Kufitare
125. Ahmet Matoshi, Reparti i Sigurisë së Brendshme
126. Gazmend Shllaku, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
127. Ylber Zyberi, Drejtues i Parë
128. Agron Balilaj, Drejtues i Parë
129. B. Sakajani, Reparti RENEA
130. Q. Gjedia, Reparti RENEA
131. A. Buçpapa, Reparti i FNSH-së
132. A. Jella, Sektori i Operacioneve Speciale
133. A. Visha, Sektori i Operacioneve Speciale
134. Sh. Madani, Sektori i Shërbimeve Operacionale
135. B. Karamuça, Sektori i Shërbimeve Operacionale
136. F. Ahmati, Sektori i Shërbimeve Operacionale
137. B. Braha, Sektori i Shërbimeve Operacionale
138. N. Byberi, Sektori i Shërbimeve Operacionale
139. Gj. Gjonpali, Sektori i Shërbimeve Operacionale
140. A. Gjediaj, Njësia e Lëvizshme Territoriale  Joana Tafa

Sunday, September 15, 2013 - 09:43
Total votes: 28