BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Ministria e Arsimit kërcënon për doktoraturat e Henri Çilit, 21 pyetje për bllokadën e universiteteve publike

Ministria e Arsimit kërcënon për doktoraturat e Henri
Nuk ka dyshim se, Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë u shërben interesave të Henri Çilit dhe piramidës së tij arsimore. APAAL paguhet nga taksapaguesit shqiptarë për të mbrojtur interesin publik dhe garantuar cilësinë e arsimit të lartë, por kjo agjensi është thjeshtë një zgjatim i Henri Çilit. Ndërsa doktoraturat në universitetin publik janë bllokuar prej dy vitesh, APAAL është mbledhur me urgjencë në fillim të muajit shkurt, për t’u hapur rrugë doktoraturave të Universitetit Europian të Tiranës, përkatësisht Henri Çilit. Nuk dihet nëse kryeministri Edi Rama është apo jo në dijeni për këtë maskaradë me arsimin e lartë, por APAAL ka hedhur një tjetër hap për të favorizuar për Henri Çilin, duke falimentuar universitetet publike.
 
Me datën 5 Shkurt, APAAL ka firmosur doktoraturat e Henri Çilit në dhjetëra profile studimi, ndërsa urdhrat e akreditimit janë mbajtur të fshehtë. “Urdhërin nr. 47 dt. 05.02.2015, shkenca sociale me profile; Shkenca Komunikimi, Shkenca Politike dhe Marrëdhënia Ndërkombëtare, Sociologji-Antropologji Sociale, Psikologji-Pedagogji. Doktoraturë IAL / Njësia; Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Edukimit. Akreditimi urdhër nr. 47 dt. 05.02.2015 shkenca ekonomike me profile; Financë, menaxhim, ekonomi dhe zhvillim i qëndrueshëm, menaxhim i sistemeve të informacionit. Doktoraturë IAL / Njësia; Fakulteti Ekonomik dhe i Teknologjisë së Informacionit. Akreditimi urdhër nr. 47 dt. 05.02.2015, shkenca juridike me profile; E drejtë publike, e drejtë ndërkombëtare, e drejtë civile, e drejtë biznesi. Doktoraturë IAL / Njësia; Fakulteti Juridik”, janë urdhërat e APAAL. Nuk kuptohet arsyet se pse APAAL i fsheh këto urdhra, pse e fsheh procedurën e akredimit, pse fsheh përmbajtjen, bazën ligjore dhe kriteret. 
 
Reagimi i APAAL
 
Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë, më në fund, ka thyer heshtjen, pas shqetësimeve dhe dyshimeve rreth historisë së bllokimit të doktoraturave për universitetet publike dhe miratimit, në të njëjtën kohë, të 360 doktoraturave për Universitetin Evropian të Tiranës, universitet i cili, sipas një raport-kontrolli të Ministrisë së Arsimit, nuk plotëson asnjë kriter jo vetëm për zhvillimin e ciklit të studimeve të nivelit të tretë, por as të nivelit të parë. Për arbitraritetin, mungesën e transparencës dhe klientelizmin që reflekton ky vendim, në redaksinë e gazetës SOT kanë ardhur disa ankesa dhe reagime. Po ashtu, ka pasur një reagim publik nga dekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Shezai Rokaj si dhe nga dekani i Fakultetit të Drejtësisë, Altin Shegani, pa përmenduar reagimet nga palët politike. Për gazetën SOT, kemi të bëjmë me një pazar me të ardhmen e të rinjve shqiptarë. Shumë të rinj, që aspirojnë të shkollohen në vendin e tyre, detyrohen të paguajnë 7.5 mijë euro tek UET, duke u hequr atyre mundësinë të kryejnë studimet e doktoratës në universitetin publik shqiptar, me një traditë 60-vjeçare. Sipas nesh, kemi të bëjmë me një akt korruptiv, me përdhosje të akteve ligjore dhe nënligjore, me manipulime dhe favorizime, me pasoja penale.
 
Dyshimet
 
Dyshimet shtohen më tej kur Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë dhe Drejtoria për Arsimin e Lartë në Ministrinë e Arsimit janë futur në bunker. Ndaj, në interes të publikut dhe në adresim të shqetësimit të universiteteve publike, gazeta SOT, do të dëshironte që, Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë, në radhë të parë, të qartësonte këtë situatë, duke paraqitur pretendimet dhe variantin e saj, si një agjensi që paguhet me paratë e taksapaguesve shqiptarë, pikësëpari për transparencë dhe për të garantuar cilësinë e arsimit të lartë. Pyetja është shumë e thjeshtë. Pse i detyroni të rinjtë të shkojnë tek Henri Çili, duke paguar 7.5 mijë euro dhe nuk lejoni të doktorohen në sistemin publik me 2 mijë USD? Pse janë pezulluar doktoraturat për universitetet publike? Çfarë kriteresh nuk plotësojnë? A ka një raport për kontrollin e tyre? A i plotëson kriteret UET? A i keni miratuar 360 doktoratura për Henri Çilin? Nëse po, pse nuk i publikoni? Gazeta SOT, i kërkon publikisht Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, që t’iu përgjigjet pyetjeve rreth rolit në pezullimin e doktoraturave për Universitetin e Tiranës si dhe për ligjshmërinë e UET, për të zhvilluar programin e ciklit të tretë të studimeve.
 
Pritshmëria e opinionit publik 
 
Teksa opinioni publik priste një reagim zyrtar nga APAAL, për të adresuar të gjitha shqetësimet, në lidhje me doktoraturat dhe ligjshmërinë e akreditimit të programeve të ciklit të tretë të studimit për UET, APAAL merret me analizën morale dhe estetike të artikujve të gazetës SOT. Universitetet shtetërore dhe mijëra të rinj prisnin një sqarim për bllokadën korruptive të doktoraturave, drejtoresha e APAAL flet për integritet, norma dhe korrektesë. Integritetin dhe misionin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë e ka rrënuar mungesa e transparencës dhe injorimi i shqetësimeve në lidhje me doktoraturat. Reagimi i APAAL nuk ka asnjë lidhje me detyrën dhe përgjegjshmërinë e një zyrtari të lartë të shtetit, që paguhet nga taksat e qytetarëve për të mbrojtur interesat e tyre, jo të Henri Çilit. Kemi të bëjmë me një përpjekje të dëshpëruar për të ushtruar presion, por në ditët në vijim do të publikohen fakte të tjera të rënda për veprimtarinë antiligjore të APAAL. Ftojmë APAAL që t’u japë përgjigje pyetjeve të mëposhtme.  Adriatik Doçi 
 
 

Më të lexuarat