BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Ministria e Brendshme shton 12 mijë votues në njësinë nr. 5 Tiranë, heq nga lista 2 mijë familje socialiste

Ministria e Brendshme shton 12 mijë votues në njësinë nr. 5

Shqetësimet e ngritura nga opozita në lidhje me manipulimin e listave të votuesve, tashmë janë faktuar në mënyrë konkrete me të dhëna alarmante. Censusi i brendshëm i zhvilluar nga ana e strukturave të PS në bazë, ka zbardhur manipulimet masive me listat në zonat të cilat konsiderohen si bastione të së majtës. Të dhënat paraprake të cilat janë shpalosur në takimin e djeshëm të Asamblesë Kombëtare Socialiste, flasin për shtimin e mijëra votuesish nëpër zona, në të cilat ata nuk rezultojnë të jenë banues. Në të gjithë Shqipërinë janë një numër prej mijëra votuesish të cilët kanë emrat nëpër lista, ndërsa nga verifikimet është identifikuar se nuk jetojnë nëpër zonat ku ata kanë emrin. Konkretisht, në njësinë bashkiake numër pesë në Tiranë, e cila konsiderohet si një prej bastioneve të opozitës në kryeqytet, rezulton se listat janë fryrë me një numër të frikshëm prej 12 mijë votuesish, persona të cilët nuk jetojnë aty. Nga verifikimet e kryera nga ana e drejtuesve të njësisë bashkiake numër pesë, si dhe strukturave që po zhvillojnë censusin e brendshëm në PS, rezulton se ky numër kaq i madh votuesish i cili mund të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve për Tiranën, janë të trafikuar nga zonat e veriut. Fryrja e listave me persona të cilët nuk jetojnë atje ku kanë emrin, apo e kanë emrin njëkohësisht në më shumë se një qendër votimi, është denoncuar më herët nga ana e Partisë Socialiste ndërsa me zhvillimin e censusit të brendshëm, ky shqetësim i opozitës është tashmë i dokumentuar. Ndërkohë, burime nga njësia bashkiake numër pesë, si dhe strukturat socialiste në këtë njësi, zbardhin një tjetër skandal me listat. Nga verifikimet e kryera, rezulton se Ministria e Brendshme dhe Zyra e Gjendjes Civile ka hequr nga listat e votimit 2 mijë familje të majta. Sipas drejtuesve vendorë të Partisë Socialiste, zyra e Gjendjes civile është kthyer në instrument manipulues të kryeministrit Berisha. Puna e kësaj zyre, është fokusuar në shtimin e votuesve, të cilët sillen nga zonat e tjera, për të përmbysur rezultatin në bastionet e PS. 

Faktet

Këto fakte të grumbulluara nga ana e opozitës janë konkludim i punës së kryer nga ana e çdo organizate socialiste në shkallë republike. Këto të dhëna të siguruara në bazë, i janë përcjellë grupit të punës së përbërë nga katër anëtarët e kryesisë së PS, Gramoz Ruçi, Blendi Klosi, Bashkim Fino e Fatmir Xhafa. Ky grup, vijon punën intensive për të përmbledhur së bashku të gjitha abuzimet e kryera në çdo qendër votimi, në të gjithë vendin ndërsa në mbledhjen e Asamblesë e cila u zhvillua me dyer të mbyllura, u paraqit një raport i detajuar me të dhënat e mbledhura deri tani. Nga të materialet e siguruara, rezulton se probleme me shtimin e numrit të votuesve janë shfaqur vetëm në zonat të cilat votojnë në shumicë majtas. Po ashtu, heqja nga listat e votimit e një numri të konsiderueshëm votuesish, gjithashtu është një fenomen i cili është identifikuar pikërisht në bastionet e së majtës, siç është njësia bashkiake numër pesë në Tiranë.

Listat

Pas përpjekjeve nëpërmjet abuzimit me lëvizjet demografike në qarkun e Kukësit, mazhoranca qeverisëse vijon parapërgatitjen e manipulimit të zgjedhjeve të 23 qershorit duke përdorur taktika të reja. Problemet e para u shfaqën në fillim të muajit Janar, pikërisht kur nisën të afishoheshin listat paraprake të zgjedhësve në njësitë vendore. Në listat paraprake të cilat janë afishuar rezulton se në pjesën më të madhe të njësive vendore të cilat qeverisen nga e majta, një numër i madh zgjedhësish e kanë emrin e tyre në qendra të ndryshme votimi nga trungu familjar. Kjo taktikë e re e qeverisë synon të ndikojë në rezultat duke larguar gjeografikisht nga qendrat e votimit, dhjetëra familje në zonat që votojnë majtas.

Dublimet

Në kuadër të shmangies së manipulimeve, zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, foli pak kohë më parë në lidhje me përgatitjen e listave të zgjedhësve duke paraqitur projektin e ri sipas të cilit nuk do të kishte qendër votimi me më tepër se 700 votues. Në deklaratën e tij Poni gjithashtu foli edhe për shmangien e dublimeve me listat, dublime të cilat kanë shërbyer si pikënisje konflikti midis mazhorancës dhe opozitës në proceset e kaluara zgjedhore. Pas daljes së listave paraprake të zgjedhësve rezulton se projektet të cilat u propaganduan si arritje të qeverisë, duket se nuk janë asgjë me tepër se tentativa të ndryshme për të bërë të mundur manipulimin e zgjedhjeve me të gjitha format. Andi MALASI
 

Më të lexuarat